• |
ide | kryesore

“Të vdesësh ti e babai yt”: çmenduri sociale kundër djalit 17 vjeçar të Pirlos

-Instant, Sport



Sezoni i vështirë i Juventusit ka vënë në shënjestër kampionatin e parë të Andrea Pirlos si trajner, me ish-mesfushorin që përfundoi në qendër të kritikave për rezultatet nën pritshmëri. Tifozët janë të zemëruar, por çmimin e ka paguar edhe djali 17-vjeçar i trajnerit të bardhezinjve Niccolò Pirlo, i cili ka denoncuar edhe një abuzim verbal në rrjetet sociale: “Kufiri, këtë herë, është tejkaluar”, ka postuar ai, duke publikuar më pas një screenshot me tekstin e turpshëm: “Duhet të vdesësh, bashkë me babain tënd”.

Faji i Niccolò, për këtë mesazh seriozisht të dëmshëm dhe për ofendime të tjera të përditshme siç denoncohet me një mesazh po nga djaloshi, është se ai është djali i Andrea Pirlos, “një trajner që ndoshta, siç edhe mund të jetë, mund të mos pëlqehet”.

“Unë nuk jam një person që gjykoj – filloi Niccolò -, të gjithë kanë të drejtë të jenë në gjendje të thonë çfarë të duan. Unë jam 17 vjeç dhe marr mesazhe të këtij lloji çdo ditë. Prindërit e mi më mësuan të kem idetë e mia dhe mbi të gjitha për të dëgjuar ato të të tjerëve, por besoj se ka një limit për gjithçka e prej kohësh kjo është kapërcyer. Vendoseni veten në vendin tim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *