• |
ide | kryesore

Tjetër thirrje nga Yuri Kim: Durim, të presim përfundimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, e shoqëruar me kolegët e saj, ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck dhe atë spanjoll, iu bëri thirrje partive politike dhe kandidatëve që të presin rezultatin dhe mos të shpallin fitoren.


Nga KZAZ 39 në kryeqytet, Kim tha se duhet të pritet rezultati i popullit.


“Folëm në fakt për atë që kishte ndodhur këtu. Folëm për disa mosdakordësi që ndodhin edhe në SHBA. Ajo që është me rëndësi është që të ketë një proces racional dhe transparent. Më lejoni të nënvizojë se e gjithë bota është duke e parë Shqipërinë tashmë, ka sytë nga Shqipëria. Miqtë tuaj veriorë, do të thotë Suedia, perëndimor, Spanja dhe ata të SHBA janë duke ju parë dhe duke pritur që ju t’ja dilni dhe të keni sukses. Edhe gjithashtu gjë e mirë që shohim numëruesit që ata punojnë fort.

Sikurse e kam shprehur, votuesit e kanë bërë punën e tyre. Autoritetet janë duke bërë punën e tyre. Detyrua e kandidateve është që të mbeten të qetë dhe me durim dhe të presim rezultatin. E di që në entuziazmin e çastit disa kanë shpallur fitoren, por ende nuk kemi mbërritur aty deri sa të dalin rezultatin. Le të ruajmë qetësinë dhe të presim se çfarë thotë populli.”, u shpreh Kim.

4 Comments

  1. ik moj lavire e ndyre ,e varroset kete vend perfundimishte.shqiptaret duhet te shporrin me neveri banden amerikane sic ben kosova ,mali i zi .banda amerikane u eshte varur shqiptarevi si guri i lidhur me litare ne qafen e te mbyturit,pa e derrmuar kete gure shqiperia do te fundoset perfundimishte.kjo bande amerikane eshte lidhur ngushte me banden rama qe u ka vene ne dispozicion gjithe vendin sepse ketyre bandave nuk u dhimsen shqiptaret.

  2. Mjaft, se jeni bashkefajtore per gjendjen ku jemi katandisur. U bete avokate te qeverise se bandes se Elbasanit e gjithe vendit. Si nuk thoni nje fjale per vjedhjen e te dhenave te qytetareve? Sollet zhgenjimin e thelle per shqiptaret qe besonin aq shume tek vlerat dhe parimet perendimore. Futet percarje mes shqiptareve. 8 vite mbyllet syte. Ju kane pergjuar edhe punonjesit e ambasadave. Turp. Hipokrite. Tashme edhe fasada ju ka rene. Sot nuk keni nevoje te flisni kur heshtet 8 vite. E kryet misionin bashke me parate e krimit per te mbajtur qeverine narkomane ne pushtet. E mbaruat misionin. I dhate perseri pushtetin qeverise narkomane te Rames e Doshit. Shame on you.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu