• |
ide | kryesore

Varane paralajmëron Real për kujdes: “Me Chelsea, vendimtare detajet”

-Instant, Sport



Real Madrid është gati për gjysëmfinalen e parë të Champions League, në fushën e tyre e dalja e parë europiane pas cështjes turbulluese të Super League. “Chelsea është një ekip i plotë. Ata kanë lojtarë me cilësi të lartë. Mund të luajnë në mënyra të ndryshme. Do të jetë e rëndësishme të përshtatemi me një kundërshtar të shpejtë dhe të rrezikshëm. Duhet të mbrohemi mirë, të luajmë si një ekip dhe të lëmë pak hapësirë”, ka konstatuar Raphaël Varane, mbrojtësi i Real Madrid, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes.

“Ne jemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – vazhdoi francezi -. Kjo fazë e kompeticionit është shumë impenjative. Detajet do të jenë shumë të rëndësishme. Loja jonë duhet të jetë e përsosur. Ne do të bëjmë çmos që të marrim një rezultat të mirë” , shtoi Varane, që më pas e ktheu vëmendjen edhe tek individualitetet madrilene. “Courtois po kalon një sezon shumë të mirë. Na u desh të adaptoheshim me ndryshimet e modulit e për mua kjo është një sfidë. Dhe për më tepër më pëlqen. Grupi e njeh njëri-tjetrin shumë mirë dhe kur bëhet fjalë për të mbrojtur, ne mbrohemi së bashku, “përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *