• |
ide | kryesore

Veliaj arrin kulmin/ Akuzon Lapsi.al se prodhoi databazën e patronazhistëve për 910 mijë persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I dehur nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prekur kulmin. Në një intervistë për Vizion+ ai akuzoi lapsi.al, (pa ia përmendur dot emrin) se ka prodhuar databazën e patronazhistëve për 910 mijë persona!!!

Sipas Veliajt “një forcë dashakeqe” ka marrë të databazën e socialistëve me patronazhistët e saj dhe emër për emër për gati 1 milion njerëz u janë shtuar numrat e kartave të identitetit të marra sipas tij nga një tjetër databazë që ka Partia Demokratike me të dhënat e kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrike Aleat.

“Ajo që ne kemi është kjo databazë që e kanë të gjitha partitë. Ne thjesht jemi pak më të aftë në menaxhimin kapilar. Ajo që unë mendoj se ka ndodhur është që një forcë dashakeqe, portale që nuk po bashkëpunojnë me drejtësinë, kanë miksuar databazën e kartave të identitetit që ka qenë në zotërim të Partisë Demokratike nga kompania Aleat, kanë miksuar dy databazat për të prodhuar një babale para zgjedhjeve. Qartazi nuk funksionoi sepse rezultati flet për një fitore më të thellë se ajo që kishim në 2017-ën” – tha Veliaj.

LEXO EDHE: Zbulimi i patronazhistëve të PS/ Veliaj dhe Sokol Balla i vërsulen Lapsit (VIDEO)

Me një llogjikë të ftohtë kush mund ta besojë që një portal i vetëm të mund të bëjë një punë të tillë kaq voluminoze.

Por Veliaj nuk u ndal me kaq.

Ai më pas e sulmoi lapsi.al se nuk bashkëpunon me drejtësinë. Dihet tashmë botërisht se vendimi i Gjykatës së Posaçme u pezullua nga Gjykata e Strasburgut. Por Veliaj shkon edhe më tej duke e bërë portalin tonë bashkëfajtor.

LEXO EDHE: Të gjithë fajin patronazhistëve

“Ajo që më shqetëson është mosbashkëpunimi me drejtësinë. Këta analistë që bëhen rrogoz për opozitën, unë e shoh edhe në marrëdhëniet me mua. Janë më militantë edhe më militanti i Partisë Demokratike në akuzat dhe baltën dhe helmin dhe si minimum nëse “na kanë kapur gafil dhe në shkelje” duhet që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Fakti që nuk e bëjnë, i bën bashkëfajtorë se kanë miksuar 2 databazat, databazën që PD kishte marrë vite më parë të Aleati dhe databazën që është sot publike dhe që ne përdorim” – tha Veliaj.

Tashmë Veliaj duket se po ecën në gjyrmët e shefit të tij që vendimet e Gjykatave Ndërkombetare që nuk u pëlqejnë nuk i llogarisin. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Arjan cani ne emisionin e ti “Zone e lire” tek diskutonte se si mund te largohet Rama ka

    perseritur shpesh se ka vetem nje menyre qe ai te largohet nga pushteti por, thoshte Cani

    nuk e them. Tani pyetja eshte cfare ishte ajo gje qe dinte Arjan Cani dhe qe askush nuk

    e din. bile as opozita.

    1. Teoria e re e Veliajt perkon me variantin qe ka nisur te ndjeke SPAK. Pra tashme Rama dhe organizata e tij kriminale i ka dhene vijen e sjelljes SPAK, te hetoje “nje manipulim” te listave te PS dhe atyre nga Aleat! Dhe qe e ka kryer lapsi.al. Porse harrojne qe qimdramije shtetasve emigrante u jane nxjerre numerat e telefonit te shteteve ku jetojne dhe te cilet i kane regjistruar ne e-Albania vitin e shkuar dhe kete vit. Te dhena qe nuk i ka disponuar Aleat. Pra skandalit te patronazhisteve po u shtohet nje tjeter, me i frikshem: ai i patronazhimit te SPAK, ku patronazhist eshte vete Rama!!!

  2. Prit se nuk kemi pare gje akoma:). Tani do filloje ndalimi dhe i xhirove me me shume se 2 persona e jo me duar ne xhepa.

    Nje popull meriton qeverine qe do ka e do kete. Kjo, fatkeqesisht dhe pse kane fitu deputet duke nxjerre te pavlefshme 45000 fletevotimi qe ishin per forca te tjera jo per Ripjelljen e Patronazhisteve.

  3. Mire tua beje. T’ju qije kocken. Ju e meritoni diktaturen. Vete e votuat. Dhe ju media bythqire qe 7 here shanit opoziten dhe 1 here rregjimin autokrat te Rames. Ta mbani ne bythe tani.

  4. Dmth Bushat kurva:
    1. boton databazen dhe nuk ben padi penale
    2. nuk tregon burimet dhe refuzon tia percjelli prokurorise
    3. perhap kopje dhe shfajesohet qe DB gjendet kudo.
    4. refuzon cdo bashkepunim me drejtesine

    dhe thote KULMI kur e akuzojne qe e ka prodhu vete.
    Kurva mund te akuzoje, po askush nuk mund ta shaje kurve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *