• |
ide | kryesore

Video/ “Je një idiot, kokë k**i!”: nerva të tendosura tek Manchester United, sherr në fushë mes Maguire e Fred

-Instant, Sport, Video



Roma u shemb në Cagliari duke shkaktuar zemërimin shoqëror të tifozëve të saj, por përpara gjysëmfinales së të enjtes në Europa League, as tek Manchester United situata nuk është e mirë. Djajtë e Kuq barazuan 0-0 në Leeds, duke ia dorëzuar praktikisht kushërinjve të City trofeun e Premier League. Por si për ta agravuar situatën, gjatë ndeshjes pati një grindje të dhunshme në fushë mes kapitenit Harry Maguire dhe Fred.

Mbrojtësi, i cili kohët e fundit ishte protagonist i një grindje të ashpër edhe me Marcus Rashford (“Mbylle gojën, kokë k**i!”), ka debatuar me mesfushorin brazilian në pjesën e dytë të ndeshjes së djeshme kundër Leeds. Sipas informacionit të raportuar nga shtypi anglez, tonet janë ngritur menjëherë, me kapitenin e Djajve të Kuq që ka fyer rëndë shokun e tij të skuadrës: “Je një idiot, kokë k**i”.

Pas ndeshjes me klubin e Bielsas, Solskjaer u përpoq të minimizonte incidentin në konferencën për shtyp (“Kemi një grup kërkues, të gjithë presin shumë nga shokët e tyre të skuadrës. Kërkesat janë të larta, si në trajnim ashtu edhe në ndeshje”), por sigurisht që në dhomën e zhveshjes të anglezëve tensioni është i dukshëm dhe Roma do të përpiqen ta shfrytëzojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *