• |
ide | kryesore

Zidane sfidon UEFA-n përpara gjysëmfinales së Champions: “Dënime? Absurde ta mendosh”

-Instant, Sport



Vendi i parë i Atletico Madrid në kampionat është vetëm dy pikë larg, nesër është ndeshja e parë e gjysmëfinales së Champions League kundër Chelsea, por konferenca për shtyp në prag të përplasjes e Zinedine Zidane fokusohet në temën e Super League: “Kemi folur tashmë për këtë – tha trajneri i Real Madrid – Është absurde të mendosh për sanksione ose një përjashtim të mundshëm. Flitet shumë, ndoshta tepër dhe nuk mund ta kontrollojmë. Unë duhet të mendoj për fushën; padyshim, të gjithë duan ta shohim Realin në Champions League. Arbitri do të bëjë punën e tij dhe ne do të luajmë ndeshjen tonë. Nëse do të mendonim se gjithçka do të jetë kundër nesh, ne do të shkaktonim telash kot. Duhet të përqendrohemi tek ndeshja. Perez? Presidenti e di se çfarë kam në zemër, por nuk është koha për të folur”.

Pastaj trajneri francez më në fund është përqendruar në fushë: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duam të garojmë në mënyrën më të mirë – tha Zidane – Do të jetë e vështirë sepse Chelsea është një ekip që sulmon dhe mbron mirë. Duhet të bëjmë kujdes prapa dhe të sulmojmë me rrezikshmëri. Do të kemi nevojë për versionin tonë më të mirë. Nuk zgjedhim mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, jemi akoma gjallë në të dy kompeticionet. Kemi pasur shumë vështirësi por jemi ringritur. Ka ende një muaj ndeshje dhe sigurisht, do të hasim vështirësi siç ndodhi kundër Betis. Por ne duhet të japim gjithçka në fushë dhe të mendojmë se gjithçka është akoma e mundur “.

Përvoja e madhe evropiane e Realit nuk do të jetë një avantazh sipas trajnerit francez (“Vetëm e tashmja është e rëndësishme. Chelsea ka arritur me meritë në gjysmëfinale dhe është një ekip që ka përvojë evropiane”), që njofton rikuperimin e Kroos dhe mungesën e Mendy dhe është përpjekur të trondisë Hazardin: “Nuk e shoh në vështirësi, të shtunën u tregua i zoti. Jemi të lumtur që është kthyer, do të na japë një kontribut të madh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *