• |
ide | kryesore

Deputeti gjerman për Shqipërinë: Duhet bashkëpunim e jo luftë llogoresh

-Instant, Lajme, Të fundit

Pas reagimit të dy partive të para gjermane ndaj zgjedhjeve në Shqipëri, ka reaguar tashmë edhe partia e tretë e opozitës, Të Gjelbrit. Raportuesi i kësaj partie, Manuel Sarrazin, nisur nga fakti, që ende nuk dihet saktësisht se kush do të dalë fitues, është përqendruar te thirrja për bashkëpunim serioz dhe të përgjegjshëm në rrugën e reformave:


“Si në qeveri, sinë opozitë, të gjitha partitë tani duhet të ndjekin së bashku kursin e reformave me më shumë përgjegjshmëri dhe seriozitet se më parë”, i tha Sarrazin sot DW në një deklaratë me shkrim.


Një kërkesë kjo që me sa duket shkon më shumë në adresë të opozitës aktuale e cila dogji mandatin në vitin 2019. Sipas ekspertit për Evropën Juglindore “bojkotimi i parlamentit ishte jodemokratik dhe i papërshtatshëm, duke pasur parasysh sfidat e mëdha, me të cilat përballet vendi. Qeveria dhe parlamenti adresojnë dhe zgjidhin problemet ekzistuese në fusha të tilla si demokracia, sundimi i ligjit, liria e medias, korrupsioni dhe mbrojtja e mjedisit. Vendi ka nevojë për reforma urgjente dhe jo për vazhdimin e luftës së llogoreve.”

Kutitë e votimit në Shqipëri. Numërimi i votave ende nuk ka përfunduar zyrtarisht. E martë, 27.04.2021

Sarrazin i cili së bashku me kolegët socialdemokratë në Bundestag ka qenë gjithnjë për fillim pa kusht të negociatave shfrytëzon rastin të ripërsërisë kërkesën e tij të kahershme për të filluar sa më shpejt negociatat me Shqipërinë:

“BE-ja duhet ta mbështesë vendin në rrugën drejt BE-së dhe të mbajë premtimet e bëra. Prej kohësh Shqipëria ka përmbushur kushtet për hapjen e kapitujve të parë dhe ka zbatuar reformat e para në fushat e drejtësisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse BE-ja e shtyn pafundësisht hapjen e bisedimeve të para për anëtarësim, ajo do të dobësojë më tej besueshmërinë e procesit të pranimit në BE.”
Grupi parlamentar i Të Gjelbërve është aktualisht më i vogli në Bundestagun gjerman, por nuk përjashtohet mundësia që në zgjedhjet e sivjetshme për parlamentin gjerman ai të luajë një rol vendimtar në formimin e qeverisë së re./DW

7 Comments

  1. Po mor bukurosh, po , por njera pale eshte si gjermania jote ne kohen e nazizmit qe po

    i ben njerzve shume me keq se cfar u bente Fyhreri juaj, Edhe atehere si tani duhet jo

    pajtim por mobilizim, jo nenshtrim por perballje me te keqen. Liria nuk ka cmim.

    Ndoshta edhe per kete cope deklarate ke marre sa mund te marresh per 1o vjet si

    depudet. Kushti qe vendosi Bundestagu yt per denimin e hajduteve te zgjedhjeve as

    nuk e vuri njeri ujet ne zjarr per ta permbushur, perkundrazi pprojekti pilot e vjedhjes

    se zgjedhjeve ne Diber e Durres u kthye ne nje vjedhje industriale ne te gjithe vendin.

  2. kjo do jete situata nuk nuk u ndeshkuan vjedhiet e votes Po ju ne gjermani do9 pranonit si zdhedhie nuk ju vidhen votat

  3. Po mor i gjelbër ti kujton se Shqipëria është si vendi jot.A e ke idenë që këtu është restauruar diktatura dhe ti kërkon bashkëpunim???Bashkëpunim me kë?? Me sta që vjedhin dhe zgjedhjet dhe shtypin lirinë!!!Në vënd që Europa të reflektojë dhe të reagojë ashpër për atë që ka ndodh dhe ndodhi.Si mund që të pranohen zgjedhje që fitohen me blerje gjë që është bërë që 2017 e vërtetuar dhe një drejtësi që se gjykoi!!Bashkëpunim thotë që të bëjnë qejf më shumë duke vazhduar të bëjnë zullumet e tyre!!!

  4. Epo do do bashkepunojme fort per “gjelberimin” e Shqiperise. Megjithese rilindasit ia dalin edhe vetem per kete.

  5. zedhenesja e Sali Berishes, Erla Mëhilli është shprehur se qytetarët midis Ramës dhe opozitës zgjodhën Ramën. Ajo shprehet se votat e opozitës ndër vite ka qenë në rënie dhe sipas saj për këtë kanë ndikuar një sërë faktorësh.

    “Midis Ramës dhe alternativës të opozitës qytetarët zgjodhën Ramën. Nuk vjen pushteti se të vjen radha. Rama bëri një fushatë më të mirë dhe disa veprime opozitën e çuan drejt humnerës.

    Opozita ka qenë në rënie. Niveli i votave ka qenë në rënie.

    Janë një sërë faktorësh, marrëveshja e 2017, djegia e mandateve, mos marrja pjesë në zgjedhjet vendore.”, tha Mëhilli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu