• |
ide | kryesore

Genc Pollo: Ditë e hidhur për demokratët, duhet një projekt i ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti, Genc Pollo ka reaguar në lidhje me humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Pollo thekson se sot ishte një ditë zhgënjyese për demokratët, ndërsa shton se tani është momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë.

REAGIMI I POLLOS

“Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët. Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura.

Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë. Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë.

Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën europiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese. GP”. 



5 Comments

  1. Projekte te ri, me kryetar te vjeter. Nuk shkon. Ju qofshi po e mbajtet akoma birbon. Do ken te drejt socialistat kur te thon qe ajo parti eshte vetem per 2 familje.

  2. PD i duhet nje Silvio Berlusconi qe te fitoje zgjedhjet, me vjetersirat e 90 te idjotizuar ne pompozitetin e tyre fallc e pa vlera moral-politike ketij populli nuk i mbushet mendja qe ta votojne. Ta shpifin ish e PD qe kuisin per nje kocke e keta te sotmit qe qaraviten mbas kockes. Romaket e vjeter gladiatorin humbes e denonin me vdekje!

  3. Po filloje ti me kembe te mbare kete projektin e ri.
    Hap krahun se nuk ke cfare i jep me PD. Faleminderit per aq sa ke bere , por me mire te vij nje i ri tani.
    Cdo gje ka njellogjike jetgjatesie . Dhe karjera politike e ka nje te tille. Kur nuk ofron vlera te reja per partine tende ,, hap krahun. Te pakten te filloj rinovimi i nje partie qe tashme eshte e vjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *