• |
ide | kryesore

Guardiola sfidon hapur Psg: “Do luajmë si të ishte miqësore”

-Instant, Sport



Është PSG në rrugën e Manchester City drejt një finale historike të Ligës së Kampionëve. Pep Guardiola shpjegon recetën e tij për të kaluar raundin. “Ne shkojmë në Paris me vetëm një objektiv: të fitojmë – janë fjalët e trajnerit katalanas – Të gjithë lojtarët janë mirë dhe jemi të lumtur. Kam mësuar nga Cruyff: le të argëtohemi, le të shijojmë përgjegjësinë dhe situatën. Emrat e mëdhenj i fitojnë këto gara sepse ata luajnë sikur të ishte një miqësore. Kjo është ajo që unë dua nga ekipi im”.

Neymar dhe Mbappé dy rreziqet publike. “Neymar? Nuk është vetëm ai: Paris Saint-Germain ka lojtarë të jashtëzakonshëm që ne do të përpiqemi t’i ndalojmë. Ne kemi një lojë dhe do ta mundohemi ta imponojmë, siç bëjmë gjithmonë: duam të marrim në shtëpi një rezultat pozitiv. Kam mësuar nga Johann Cruyff se duhet shijuar ndeshja dhe duhen marrë përgjegjësitë: këtë do të bëjmë”.

Guardiola nuk do ta ndryshojë sjelljen e skuadrës së tij as para dy fenomeneve të klubit francez. “Unë gjithmonë besoj se përpara lojtarëve cilësorë nuk ka asnjë strategji mbrojtëse për t’i ndaluar ata. Ata janë shumë të mirë. Janë lojtarë të mrekullueshëm, prandaj kanë ardhur deri këtu. Do të përpiqemi t’i ndalojmë ata, duke u mbrojtur si ekip, duke luajtur një futboll të mirë si ekip dhe duke u përpjekur të shënjmë. Sigurisht, duhet të rregullojmë disa gjëra. Duhet bërë kundër këtyre lojtarëve. Por kemi luftuar për të arritur deri këtu, nuk do të kishte kuptim të mos jemi kush jemi. Sa më shumë të jesh vetvetja, aq më të mëdha janë shanset për tia dalë. Nëse mendon për kundërshtarin tënd, është më e vështirë. Në këto faza nuk gjen rivalë që nuk kanë aftësi të mëdha”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *