• |
ide | kryesore

Humbi mandatin në Berat/ Ardit Çela: Do t’ju tregojmë si na i vodhën votat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas përfundimit të numërimit në qarkun e Beratit ku LSI humbi mandatin për shumë pak vota, ka reaguar drejtuesi politik i kësaj force politike Ardit Çela. Ai shprehet se rezultati i shpallur nuk pasqyron realitetin dhe vullnetin e zgjedhësve, pasi ka vjedhje të dokumentar në kutitë e votimit.

“Rinumërimi i qendrave të votimit do të zbulojë edhe detaje të tjera nga e gjitha kjo skemë kriminale e ushtruar në qarkun e Beratit. Në ditët në vijim do të njihemi me vjedhjen e dokumentuar!”, shkruan Çela në rrjetet sociale.

DEKLARATA

Ne respekt te interesit tuaj mbi ecurinë e procesit të votimit, numerimit dhe rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve ne qarkun e Beratit, po ju bej me dije se rezultati i shpallur, i cili i heq mandatin Levizjes Socialiste për Integrim, nuk pasqyron realitetin dhe vullnetin e zgjedhesve te qarkut Berat.

Vjedhje e dokumentuar në kutite e mbushura nga banditet e rilindjes, te konstatuara nga grupet e numerimit dhe anetaret e KZAZ, ku paraqiten flete votimi me shume se votues, te pasqyruara ne procesverbalet perkatese.

Kutite e banditeve te rilindjes nuk mund te jene te vlefshme, nuk mund te permbysin vullnetin e zgjedhesve, e nuk mund te transferojne ne tavoline mandatin e LSI.

Mandati eshte i atyre mijera votuesve te LSI te cilet i rezistuan me karakter e fisnikeri, masakres dhe represionit elektoral te ushtruar dhunshem nga rilindja ne pushtet.

Kjo eshte vetem maja e ajsbergut. Rinumerimi i qendrave te votimit do te zbuloje edhe detaje te tjera nga e gjithe kjo skeme kriminale e ushtruar ne qarkun e Beratit.

Ne ditet ne vijim do te njiheni me vjedhjen e dokumentuar!



5 Comments

  1. Po tha ky ‘ju tregoj si vidhen votat’ duhet besuar!

    Ku ka Shqipria specialista me te mire se kta!?

    Phd te vjedhjes votave

    1. Kur flasin dhe keta te LSI per votat.. zoti na ruajt.
      50% ta atyre votave te pavlefshme i nxorren numeruesit e ketyre duke ven nje kryq ke fleta e votimit.
      LSI eshte mortja e shqipris .

  2. Nuk eshte nevoja fare me na tregu. Nuk vijme nga hena. Keta jan shqipot e brezave te pas mbreterise kohes kur dyqanet e tiranes nuk mbylleshin me celes dhe nje xhandar ruante gjith tiranen.

  3. Shumica e shqiptareve preferuan rendin dhe sigurine ne vend te nje ndryshimi, per te cilin nuk kane asnje siguri se do t’i permiresoje jetet e tyre.

    Marrezia kolektive me frymezim shteteror e 1997-es, ku shqiptaret humben mbi 2,000 jete dhe mbi 3 miliarde dollare, Gerdeci dhe 21 janari, edhe keta krime shteterore, si dhe protestat e dhunshme te dy viteve me pare kane lene gjurme te thella ne psiqiken e shumices prej nesh.

    Prishja e ndertimeve dhe e projekteve te nje qeverie socialiste nga qeveria e demokrateve qe erdhi pas saj me 2005 (mbikalimi te Zogu i Zi apo marreveshja me gjigandin shumekombesh General Electric per ndertimin e linjes hekurodhore Tirane-Rinas-Durres) kane lene nje shije te hidhur per ate cfare premtohet si ndryshim.

    Nje kandidat i PD-se ne Vlore ne keto zgjedhje u thoshte nje jave me pare shikuesve nga studioja e nje televizioni privat se e para gje qe qeveria demokratike do beje ne Vlore pas zgjedhjeve do ishte prishja e Lungomares!!!

  4. Beketi i mori leket se cezi mbaroi pune bashke me bankers petrodollaruan, etj.
    Qelbistani koloni e sudanit sa me shpejt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *