• |
ide | kryesore

Kosovë/ 8 humbje jete dhe 194 raste të reja nga koronavirusi

-Instant, Arkiva, Lajme



Në Kosovë, 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë konfirmuar 194 raste të reja.

Detaje nga autoritetet kosovare të shëndetësisë:

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Leposaviq 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (76 vjeç), Vushtrri 1 rast (92 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 104.390 raste nga 524.588 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.148 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 599 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 92.571 raste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *