• |
ide | kryesore

Lajmi i keq i OBSH-së: Rastet globale rriten për të nëntën javë radhazi

-Instant, Lajme, Planet



Numri i rasteve globale është rritur për të nëntën javë radhazi. Kjo ka qenë deklarata e fundit e Drejtorit të Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp.

“Globalisht, pandemia Covid-19 vazhdon të intensifikohet,” tha ai. “Rastet janë rritur për të nëntën javë radhazi, dhe numri i viktimave është rritur për të gjashtën javë radhazi.”

Situate në Indi është alarmante, tha ai, duke shtuar se OBSH po siguron pajisje dhe furnizime të nevojshme, përfshirë oksigjen, ndërtimin e spitaleve në terren dhe pajisje laboratorike. OBSH gjithashtu ka dërguar më shumë se 2,600 personal mjekësor për t’i ardhur në ndihmë vendit.

Ndërkohë në vendin tonë numri i infektimeve të reja është ulur ndjeshëm në javët e fundit. Kujtojmë që dje janë shënuar vetëm 69 raste të reja me Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *