• |
ide | kryesore

Nga kampion dimri, jashtë Champions: Milan futet në histori, nuk kishte ndodhur kurrë

-Instant, Sport



Një sezon i cuditshëm ai i Milanit të Piolit, që e filloi shumë fortë, fitoi titullin e kampionit të dimrit, por në 2021 diçka u bllokua dhe tani ekipi arrin në finalen e sezonit me gulçim dhe sprinti për Champions mund ta lërë Djallin me gisht në gojë. Pasi vendosën disa rekorde në historinë e Milanit, tani Ibra dhe shokët e tij të skuadrës rrezikojnë të krijojnë një të ri, negativ: nga 1995-96, viti në të cilin u futën tre pikët për fitore, kush e përfundoi i pari gjysmën e kampionatit e kanë mbyllur maksimumi të tretët (Fiorentina e Trappatonit në 1998-99 dhe Milano i Ancelottit në 2002-03), duke arritur gjithësesi kualifikimin të paktën për paraeleminatoret e Champions League. Nga ana tjetër, kuqezinjtë, nëse kampionati do të kishte përfunduar mbrëmë, do të ishin të pestët dhe jashtë garës më të rëndësishme europiane.

Vetëm 94 ditë më parë, tek Milan festohej titulli i kampionëve të dimrit, me dy pikë para Interit, një titull platonik që nuk jep trofe, por që në të kaluarën shpesh është përkthyer në fitoren finale. Një mendim që me kalimin e javëve u bë fiks në mendjet e lojtarëve, trajnerit dhe mjedisit, me objektivin për t’u kualifikuar në Champions League pothuajse të marrë si të mirëqenë duke pasur parasysh distancën nga ndjekësit (Napoli dhe Lazio ndër të gjithë).

Në 26 vitet e fundit, vetëm në shtatë raste ka ndodhur që skuadra e parë në gjysmë të rrugës, në fund të mos fitojë kampionatin dhe maksimalisht të përfundojë turneun në vendin e tretë, një vendosje sidoqoftë e mjaftueshme për të arritur të paktën në Champions League. Një statistikë edhe më dërrmuese vjen duke filluar nga kampionati 2004-2005: që atëherë në 15 nga 17 raste ekipi kampion i dimrit ka fituar edhe titullin. Napoli ka dështuar dy herë, gjithmonë në favor të Juve.

Në 88 kampionate të Serisë A që janë zhvilluar që nga krijimi i grupit të vetëm, që ndodhi në 1929/30, për 59 herë kryesuesit e fazës së parë – ose një prej tyre – kanë fituar titullin në fund të kampionatit: një përqindje e barabartë me 67%. Në pesë raste në të cilat ishte në krye të renditjes në gjysmë të sezonit, Djalli nuk e fitoi titullin: në 1963-64 (kampion i Italisë Bolonja), në 1964-65 (Inter), në 1970-71 (Inter), 1972 -73 (Juventus) dhe 2002-03 (Juventus). Gjashtë bashkë me sezonin aktual që rrezikon të kthehet në një dështim sportiv pasi kanë shpërdoruar një thesar të paçmuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *