• |
ide | kryesore

Përplasja tek shkolla “1 Maji”/ Policia procedon penalisht për plagosje 3 vëzhgues

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Procedohen penalisht tre vëzhgues të përfshirë në përplasjen e djeshme në shkollën “1 Maji” në kryeqytet, ku është vendosur KZAZ 30.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 filluan procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasit:

J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30, te shkolla “1 Maji”.

Policia deklaron se procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *