• |
ide | kryesore

Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor konfirmojnë romancën e tyre

-Instant, Paparazzi, Slider



Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor janë zyrtarisht një çift.

Ylli i “Saturday Night Live”, 27 vjeç dhe aktorja e “Bridgerton”, 26 vjeçe, konfirmuan marrëdhënien e tyre përmes disa imazheve të reja të publikuara nga DailyMail. Ata u fotografuan së bashku në Stoke-on-Trent, Angli, të dielën. Dynevor dhe Davidson u panë në një shëtitje nëpër fshat së bashku, të përqafuar me njëri-tjetrin e duke qeshur. Pete kishte të veshur një palë pantallona blu dhe një triko ngjyrë ulliri e një kapelë në kokë, gjersa në anën tjetër aktorja britanike u shfaq me një palë tuta gri e xhaketë blu.

Në fillim të prillit, komediani i njohur la të kuptohej se kishte filluar të dilte me yllin britanik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *