• |
ide | kryesore

U akuzuan komisionerët se nxirrnin vota të pavlefshme, Celibashi: Kemi pamje filmike të plota

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka reaguar në lidhje me disa pamje të publikuara nga përfaqësues të Vetëvendosjes në vendin tonë, ku shihen se komisionerë në Tepelenë vendosin shenjën e X në disa fletë votimi.

Sipas Celibashit, KQZ disponon pamjet filmike të plota për 92 qendra, që do të ndihmonin në çdo rast organet e drejtësisë.

“Në dijeninë time dje ka pasur disa kërkesa për disa pamje filmike që disponon KQZ. Ne kemi pamje filmike për 92 qendra, pamje të plota. Do të ndihmonin organet këto pamje. Ka pasur shqetësime, por s’do i konsideroja ankimime. Ka pasur shqetësime nga kandidatë të mbështetur nga zgjedhësit. Do inkurajoja që të kishte thellime të hetuara për rastet të tilla. Siç duket në veshët e këtyre komisionerëve nuk është lexuar mirë kodi penal.”, tha Celibashi.



1 Comment

  1. Do inkurajoja që të kishte thellime të hetuara për rastet të tilla….
    Gazetaaaaarrr, te hengert dheri mesusen e klases se trete, qe nuk te mesoi dot shqipen…
    Thuhet “hetime te thelluara”, o gazetar, jo “thellime te hetuara”…
    Ore Kalemi…i paguani kta gazetaret ju , apo punojne vullnetarisht, per dy byreke dhe nje dhalle?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *