• |
ide | kryesore

Vetëvendosja tërheq vëzhguesit: Deformim masiv votash në funksion të pushtetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lëvizja Vetëvendosje Shqipëri reagoi ashpër ndaj procesit të numërimit të votave në vend.

Sipas një reagimi në Facebook, Vetëvendosja njoftoi tërheqjen e vëzhguesve të tyre nga procesi i monitorimit të numërimit të votave në tre qarqet ku Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani garojnë, në Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër.

Vetëvendosja argumenton se ky vendim ka ardhur si pasojë e shkeljeve ligjore të përsëritura në qendrat e numërimit, si ndalimi i vëzhguesve të tre kandidatëve të pavarur për të hyrë në disa prej qendrave të numërimit, presioni dhe kërcënimet ndaj vëzhguesve për të dokumentuar me fotografi dhe video “krimin elektoral që ka ndodhur brenda qendrave të numërimit” dhe pengesat direkte të kandidatëve për të hyrë në disa prej qendrave të numërimit.

Vetëvendosja shton dhe tre pika të tjera në reagim.

“Pengesat direkte edhe të kandidatëve për të hyrë në disa prej qendrave të numërimit, si në rastin e Shkollës “Bajram Curri” në Tiranë. Mosreagimin dhe moskokëçarjen prej komisioneve të numërimit të votave, ndaj kërkesave legjitime të vëzhguesve të tre kandidatëve të pavarur. Eliminimi nga procesverbali i raportimit të votave në “Shkollën e Kuqe” në Tiranë për kandidatin Boiken Abazi në datën 26 prill 2021.”  – thuhet në reagimin e Vetëvendosjes, reagim në të cilin shtrohen edhe metodat e abuzimeve ndaj votave të kandidatëve, ku theksohet edhe keqpërdorimi i policisë së shtetit.

Përsëritja e fenomenit të vjedhjes dhe/ose shpalljes së votës si të pavlefshme nga ana e komisionerëve përmes vendosjes së një “X” të dytë në shumë fletëvotime ku ka patur votim të kandidatëve të pavarur. Kjo gjë është dokumentuar gjerësisht në raportet me shkrim që kemi nga vëzhguesit tanë, por edhe në fotografi, madje edhe në një video të ardhur nga Qarku Gjirokastër. 

Në tavolinat e numëruesve ka patur vazhdimisht stilolapsë të të njëjtës ngjyrë me atë që është përdorur në qendrat e votimeve për të votuar. Kemi raportime nga vëzhguesit për raste kur komisionerët kanë shënuar në fletët e votimit demonstrativisht me ata stilolapsë, dhe kur vëzhguesit janë përpjekur të bëjnë fotografi apo video, komisionerët u kanë kërkuar forcave të rendit të nxjerrin jashtë ambienteve të qendrave të numërimit vëzhguesit. 

Në disa Qendra Numërimi ka patur kuti me më pak fletëvotime se sa votues të regjistruar, sic ka ndodhur edhe e anasjellta, ku ka patur më shumë fletëvotime se sa votues të regjistruar. 

Keqpërdorimi i Policisë së Shtetit duke e vendosur në shërbim të zbatimit të urdhrave të jashtëligjshëm që janë dhënë në disa raste prej disa prej kryetarëve të qendrave të numërimit.” – thuhet në reagim.

Vetëvendosja thekson se ekipi ligjor i saj po grumbullon të gjitha provat dhe dëshmitë me shkrim, fotografi e video për ti dërguar në formë ankese pranë organeve përkatëse të KQZ-së dhe organeve të drejtësisë.

“Ky nuk ka qenë proces numërimi votash. Ky ka qenë një proces i deformimit masiv e të mirëorkestruar të votës, në funksion të pushtetit dhe të subjekteve që blenë vota.” – përmbyll reagimin Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri. ©LAPSI.AL   



20 Comments

  1. po mire pse mos te besojme qe ka ndodhur e kunderta, vota te PS jan bere null duke vene X tek VV-ja ngjitur

  2. Një gjë e mirë është në gjithë çndodhi me zgjedhjet në Kosovë.Lavdi zotit që atje fitoi Kurti se këtë trapin Rama se pyet fare tani.Rama do vazhdojë marëdhëniet me Vuçiç në kurriz të Kosovës.

  3. zedhenesja e Sali Berishes, Erla Mëhilli është shprehur se qytetarët midis Ramës dhe opozitës zgjodhën Ramën. Ajo shprehet se votat e opozitës ndër vite ka qenë në rënie dhe sipas saj për këtë kanë ndikuar një sërë faktorësh.

    “Midis Ramës dhe alternativës të opozitës qytetarët zgjodhën Ramën. Nuk vjen pushteti se të vjen radha. Rama bëri një fushatë më të mirë dhe disa veprime opozitën e çuan drejt humnerës.

    Opozita ka qenë në rënie. Niveli i votave ka qenë në rënie.

    Janë një sërë faktorësh, marrëveshja e 2017, djegia e mandateve, mos marrja pjesë në zgjedhjet vendore.”, tha Mëhilli. Po shoku i ngushte i metes ishte ai qe te mohoje voten,albini yt ka nuk të madh meten tani cfare do qe han mut,ne zgjedhjet e ardheshme VV do fitoje pushtetin

    1. Nuk votohet nje qeveri slandaloze per arsye te tilla. Konsensusi i pergjithshem eshte qe pushteti duhet te qarkulloje mbas 2 mandate maksimumi. Nuk ka shtet demokratik ne bote ku nje qeveri skandaloze te marre me shume se 2 mandate. Merkel eshte rast tjeter sepse e ka marre me merite. Rilindja nuk ka merite per asgje.
      Dhe dihet qe nuk eshte “populli” qe zgjodhi rilindjen kte here. Votat u vodhen qe ne 2017 ku nuk kishin dale akoma skandalet e tanishme. Eshte normale qe votat jane vjedhur dhe manipuluar njelloj sic tregon VV me fotot qe postoi.
      Por le ta marrim te mireqene qe votat e popullit nuk u manipuluan. Kjo tregon nje lloj injorance te madhe kolektive sepse mire politikanet shqiptare, por populli vet nuk e ka haberin e politikes fare. Rilindja ka vetem skandale dhe merite per asgje keshtu qe nuk meriton mandat te trete. Shqiperia nuk eshte demokraci.

      1. Eshte kollaj te marresh 4-5 fleta votimi, te besh ca kryqe ku te te doje bytha, ti fotografosh dhe te thuash…Ja prova qe mu vodhen votat
        Po ka mbetur Shqiperia ta shpetoje Albini buratini me shoke… e marrte lumi qe neser…

      2. konsesusi i pergjithshem eshte :

        1 Rama perdori cdo gje per te vedhur
        2 Rama nuk e meritonte as ne 2017 e jo me ne 2021!
        dhe
        3 ESHTE NJE POPULl KURVE

        sado popull kurve te jete, nuk e nderron dot. Rezultati nuk ndryshon me, OPOZITE +4 vjet. Basha duhet te lere vendin per nje person e ndoshat mund te sjelle fryme te re dhe mbi te gjitah basha duhet te jete mbeshtetesi kryesor i ketij personi te ri, ta ndihmoje ne fitore. Basha nuk fitoi dot, por mund te kontribuoi ne fitore, jo si topalli , bindja e patozit, apo ardjan kollozi kumarxhiu etj ne vlore

  4. Merrni me vete dhe A. Bushatin dhe Albileka me vete se kane marre persiper qe edhe ne keto momente kerkojne te gjejne alibira per parregullsi te “imagjinuara” , o zot pse i le keta plehra……….

    1. meqe do llagari votash :

      me votat e sotme te 2021 jane vjedhur te pakten 6 mandate jane per shkak te kodit zgjedhor te miratuar nga rama njeanshmerisht! Pra nga heqja e oalicioneve dhe detyrimi ne lista te perbashketa qe eshte pratikisht i pamundur

      te pakten 10 mandate te jera jane vjedhje\berje\intimidim i paster, Pasi logariten diku 150 mije vota jane tjetersuar

      30 mije tom doshi parimori se pari . Programi i TOm DOshit pervec hurit dhe dhunes ishte magnet per 80 moja vota sidomos ne zona si zall bastari apo puka e shkodra , SHUME PROGRAM I QARTE DHE TERHEQES ORJO I TILLE NE FIER E NE VLORE . CUDI E MADHE

      se dyti 50 mije te punesuar rishtas nga PS nga 2017 deri me sot ne administrate ( eshte shtuar nga 80 mije ne 130 mije )

      keta 50 mije te punesuar kane minimalisht 3 vota PASI PUNESIMET JANE BERE NE ZONA RURALE DHE PER NEJREZ NE NEVOJE < PERGJIMI MASIV PATRONAZHIST PER TE TERE SHQIPERINE KA SI QELLIM PARESOR IDENTIFIKIMIN TARGETIMIN DHE INTIMIDIN E SHTRESAVE NE NEVOJE DHE TE PERSHTATSHME PRA QE KANE VOTA DHE KANE PUNUAR PER LSI DHE PER PD NE ZONA TE CAKTAUARA

      SHTO ETU VOTAT E PASTRA qe ka sjelle nicja gjushi cela rrahmani qazoja suel cela kel cami e pot banda soj e sorrollop.

      KETO NUK JANE FILMA ME PARTIZANE POR DEFORMIME TE MEDHA QE PREKIN 15-20 MANDATE DEPUTETESH

      NEJSE TE FALA SANDRIT

  5. Po qe se PD-ja vazhdon te kerkoje fajin te te tjeret, edhe 2025 do e shikoje me dylbi fitoren…
    E verteta eshte qe, as Shqiperia nuk do nje opozite te dobet, se kalojme ne shtet unipartiak shume kollaj ne shqiptaret. Pavaresisht momentit emocional qe po kalojne militantet e te dy kraheve, te gjithe jane dakort me kete. Sa me e forte dhe konstruktive te jete opozita, aq me mire axhustohet pozita, aq me shume e ndjen presionin dhe punon per te mbajtur pushtetin. Keshtu fitojne shqiptaret.
    PD duhet te analizoje thelle arsyet dhe te beje ndryshimet sa me shpejt, ne se do qe te fitoje ne 2025…
    Fatkeqsisht, faktet tregojne qe sa te jete baba Sqapi gjalle dhe aktiv ne politike, PD-ja nuk shpeton dot nga kthetrat e tij…Jo se nuk do…kane frike… se Saliu me bandat e tij te vret. Ky eshte fakt
    Per kete, une si nje nismetar i krijimit te PD-sa shume vite me pare, me keqardhje te thelle me duhet te them qe ajo eshte e destinuar te deshtoje.
    Lidershipi i PD-se eshte nen kembet e Sali Berishes, qe i ka hyp ne kurris dhe po i pi gjakun si vampir.
    Po nuk doli nje udheheqes trim, qe ta perjashtoje Saliun nga vendimmarrja….do katandiset keq e mos me keq.

    1. akoma me fajin e a OPOZITA????

      PAS 8 vjet skandae dhe abuzime , deshtime te shumellojshme , mund te themi qe FAJIN E KA KY POPULL QE ZGJEDH RAMEN,dhe RIPJELLJEN. (PS eshte shnderruar )

      Opozita nuk ka faj qe VJEDH RAMA dhe Ripjellja ne menyre kapilare dhe me cdo mjet ne te tere Shqiperine. OPOZITA NUK KA PERGJEGJESI PER RAMEN si kryehajdut

      Basha duhet te mbaje pergjegjesine e rezultatit.

      Mos harro dhe dica Ripjellja nuk vjedh dhe abuzon OPOZITEN por TE TERE!!!

      RAMA do te vazhdoje aty ku e la, tek te gjithe PP abuzimet bandat etje me rradhe. POR KY POPULL SI AI QE E VOTON ME DESHIRE SI AI QE E VOTON SI I INTIMIDUAR E MERITON RAMEN

      vetem te mos na bezdisin me ankesa , e me qarje non stop, te ulin bythen e te presin ne rradhe sic e meritojne.

      1. Edi Rama, na fal se te kemi rene ne qafe kot. 750 mije te votuan, dhe e meritojne plotesisht cfaredolloj gjeje.

        Nisur qe sot te siguroj se do vi me ty ne PS tende pa interes monetar, te garantoj qe cdo perfitim do e marresh ti, do jem patronazhisti yt me i mire pervec teje, per ty do ti hyj me kerbac me ligj e me maliq, ( ose shurt do i q…robt) nga i pari tek i fundit ketyre 750 mije qe te votuan si fillim . Po qe, te mos kene shans te nderrojne mendje per ty kurre! KERBAC!

        Edi Rama, te siguroj qe do ti shtoj votat e PS. Ka plot qe presin dhe te adhurojne. Do ti biem dhe do ti shtypim, do ti vjedhim dhe do ti abuzojme, do ti lajkatojme dhe do ti perdhuojme, qe nga shkodra der’ ne vlore, te gjithe pa dallim, katundare , biznese dhe punetore , pa dallim feje krahine dhe ideje, te duan dhe te meritojne! Po si ty te me duan edhe mua kuptohet pas teje pa ty kjo gje nuk behet!

        Merita jote eshte qe e tregove qarte qe kurvat dun hu! ( sqarim per analfebetet funskonale Kjo eshte metafore , disa edhe mund ta duan hurin realisht, por huri eshte metafore)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *