• |
ide | kryesore

Vetëvendosje: Kemi prova se na u vodh mandati në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i “Lëvizja Vetëvendosje” për Shqipërinë Boiken Abazi ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku kërkon që sipas tij “të vendoset drejtësi për krimin elektoral dje se nuk është largmendsh ta kenë fituar mandatin në Tiranë”.

“Rezultatet paraprake tregojnë se kemi marrë vota në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës, në qytet e në fshat, nga Shën Gjergji në Rrogozhinë, nga Vora në Kavajë, nga Kamza në lagjet e qendrës së Tiranës. Kjo është edhe arsyeja pse shumica e votave tona janë shpallur të pavlefshme duke vendosur një “X” të dytë në fletën e votimit, ose duke ia kaluar subjekteve të tjera politike (kryesisht te PS). Për këtë krim elektoral tashmë kemi grumbulluar mjaftueshëm prova nga vëzhguesit tanë.

Deri tani janë shpallur mbi 81.000 vota të pavlefshme në rang Republike dhe mbi 17.000 vota të pavlefshme vetëm në Tiranë. Pas vjedhjes industriale që na kanë bërë, i kemi tashmë rreth 3.000 vota në Qarkun Tiranë sipas rezultateve paraprake të KQZ-së. Ne do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës për të gjitha qendrat e votimit! Drejtësia duhet të veprojë ndaj atyre që kanë vjedhur vullnetin e qytetarëve. Ekipi ynë ligjor ka dalë në përfundimin se ekziston realisht mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë” – thotë Abazi. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Shumica e shqiptareve preferuan rendin dhe sigurine ne vend te nje ndryshimi, per te cilin nuk kane asnje siguri se do t’i permiresoje jetet e tyre.

    Marrezia kolektive me frymezim shteteror e 1997-es, ku shqiptaret humben mbi 2,000 jete dhe mbi 3 miliarde dollare, Gerdeci dhe 21 janari, edhe keta krime shteterore, si dhe protestat e dhunshme te dy viteve me pare kane lene gjurme te thella ne psiqiken e shumices prej nesh.

    Prishja e ndertimeve dhe e projekteve te nje qeverie socialiste nga qeveria e demokrateve qe erdhi pas saj me 2005 (mbikalimi te Zogu i Zi apo marreveshja me gjigandin shumekombesh General Electric per ndertimin e linjes hekurodhore Tirane-Rinas-Durres) kane lene nje shije te hidhur per ate cfare premtohet si ndryshim.

    Nje kandidat i PD-se ne Vlore ne keto zgjedhje u thoshte nje jave me pare shikuesve nga studioja e nje televizioni privat se e para gje qe qeveria demokratike do beje ne Vlore pas zgjedhjeve do ishte prishja e Lungomares!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *