• |
ide | kryesore

Analiza e BIRN/ Transformimi i PS në “makineri elektorale” i jep Edi Ramës mandatin e tretë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Shqiptarët hodhën rreth 51 mijë vota më shumë në kutitë e votimit më 25 prill 2021, por rritja e opozitës nuk ishte e mjaftueshme për të përmbysur socialistët, në një palë zgjedhjesh që u panë si një stad tjetër i makinerisë elektorale të socialistëve.


Partia Socialiste fitoi 74 mandate në parlamentin e ardhshëm me 48.6% të votave në rang vendi –në një proces që u etiketua si ‘masakër elektorale” nga opozita, e cila denoncoi përdorimin e elementëve të krimit të organizuar në fushatë si dhe shfrytëzimin e burimeve shtetërore për të përvetësuar të dhënat personale të votuesve.


Ky është mandati i tretë radhazi i kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që Partia Socialiste bëhet partia e parë që nga rënia e komunizmit që do të qeverisë vendin kaq gjatë.

Sipas ekspertëve të politikës, rezultati zgjedhor i 25 prillit nuk reflekton realitetin shoqëror në Shqipëri, por aftësinë e partive politike për të mobilizuar burime njerëzore përmes ‘makinerive elektorale’. Ata bëjnë gjithashtu thirrje për një hetim të shpejtë të akuzave për shit-blerje të votës.

“Rëndësi ka që rezultati është i pastër, por zgjedhjet duhen analizuar nga institucionet,” tha Gjergj Vurmo, ekspert i “Freedom House” në Shqipëri.

“SPAK duhet të luftojë këtë herë krimin e nivelit të lartë dhe jo të godasë, si në të shkuarën, komisionerë të vdekur. Përndryshe, SPAK-u do të bëhet objekt barsoletash,” shtoi Vurmo.

Prokuroria e Posaçme ka marrë me dhjetëra denoncime për krime zgjedhore dhe ka regjistruar deri më tani 33 procedime penale për korrupsion aktiv ose pasiv në zgjedhje, përfshirë edhe denoncimin e Lapsi.al për ekzistencën e një databaze kontroverse me emrat e të gjithë votuesve të Tiranës dhe një sistem aparatçikësh partie të njohur si patronazhistë për çdo votues.

Zgjedhjet e 25 prillit ngritën gjithashtu pikëpyetje serioze për politizim të Policisë së Shtetit dhe shënjestrim selektiv të kandidatëve të opozitës apo kandidatëve të pavarur me gjoba marramendëse për “shkelje të rregullave anti-COVID” gjatë tubimeve elektorale.

Policia e Shtetit është lavdëruar për sjellje profesionale në disa zgjedhje në të shkuarën, pavarësisht telasheve të zakonshme zgjedhore në drejtime të tjera, por këto zgjedhje, vlerësimi i vëzhguesve ka gjasa nuk do të jetë më kaq pozitiv.

Ndarja e votës

Socialistët arritën të ruajnë të njëjtën sasi votash si katër vjet më parë, ndërsa Partia Demokratike shënoi rritje, por jo mjaftueshëm sa për të përmbysur mazhorancën qeverisëse. Të dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duket se dolën më të fuqishme nga këto zgjedhje në krahasim me partitë e tjera të vogla.

Surpriza e zgjedhjeve ishte Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila fitoi tre mandate deputetësh dhe shpalli se do të ndihmojë mazhorancën e Partisë Socialiste, pavarësisht presionit amerikan mbi Doshin, person i shpallur i padëshirueshëm nga Departamenti i Shtetit për “korrupsion madhor”.

Në zgjedhjet e së dielës votuan mbi 1.6 milionë shqiptarë ose 51 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2017. Por duke marrë parasysh se lista e votuesve është shtuar me 137 mijë persona gjatë këtyre viteve, pjesëmarrja shënoi një kuotë të ulët në historinë e pluralizmit me 46.3%. Në vitin 2013, pjesmarrja ishte 52.7%, ndërsa në vitin 2017 shënoi 46.7%.

Votat e pavlefshme u rritën me 2.5 herë këto zgjedhje ose në 83 mijë, ndërsa partitë garuese morën së bashku 1.58 milionë vota, saktësisht të njëjtin numër si katër vjet më parë.

Partia Socialiste mori 768 mijë vota, ose 3 mijë më shumë se sa më 2017, ndërsa PD mori 622 mijë vota ose 166 mijë më shumë se sa në vitin 2017.

Humbësja më e madhe e zgjedhjeve ishte Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila mori 107 mijë vota ose 118 mijë vota më pak se sa katër vjet më parë. Së bashku, PD dhe LSI morën në total 47 mijë vota më shumë se sa katër vjet më parë dhe 38 mijë vota më pak se sa socialistët.

Sa i përket ndarjes së mandateve, Partia Socialiste mori 74, po aq sa kishte katër vjet më parë. Partia Demokratike në opozitë do të ketë 59 deputetë, ndërsa LSI zbriti në kuotën e 4 deputetëve.

Partitë e tjera të vogla dolën gjithashtu të humbura –ato morën së bashku 45 mijë vota dhe nuk prodhuan mandate.

Pesë kandidatë të pavarur që garuan në pesë qarqe të ndryshme morën së bashku 4,200 vota. Boiken Abazi, i mbështetur nga Vetëvendosje, rezultoi më i suksesshmi prej tyre duke marrë 3 mijë vota, por për t’u zgjedhur deputet, atij do t’i duhej të merrte mbi 17 mijë vota.

Pas fitores së zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama u përpoq të zbusë klimën e tensionit duke deklaruar se dëshiron bashkëpunim me opozitën, ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha e konsideroi garën një betejë të pabarabartë me një makineri krimi elektoral dhe shënjoi partinë e Tom Doshit si shembullin e këtij krimi.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se partia e saj është rrëzuar, por shtoi se ajo do të luftojë për ringritjen e saj.

Si Basha, ashtu edhe Kryemadhi nuk përmendën në fjalimet e tyre mundësinë për dorëheqje pas humbjes. Edhe presidenti Ilir Meta, i cili kishte paralajmëruar largimin në rast se Rama do të fitonte 71 mandate mohoi përmes zëdhënësit të tij dorëheqjen.

“Makineria elektorale”

Zgjedhjet demokratike zakonisht nënkuptojnë votimin e lirë të qytetarëve ndaj alternativave të ofruara nga palët politike. Por kryeministri Edi Rama e shpalli këtë garë që në fillim si “betejë personalitetesh” dhe jo programesh apo platformash elektorale, ndërsa opozita ofroi disa alternativa politike që i kishte premtuar edhe më parë, të tilla si taksa e sheshtë.

Vëzhguesit e zgjedhjeve në Shqipëri vunë re hapa pas, duke e vënë theksin tek mungesa e sjelljes profesionale të Policisë së Shtetit si dhe mungesa e një ndarjeje të qartë mes administratës publike dhe partisë në pushtet.

Organizata monitoruese KRIIK theksoi se Policia e Shtetit vuri gjoba në mënyrë selektive ndaj kandidatëve të opozitës, ndërsa media, dukshëm favorizuese për socialistët, nuk u mbikëqyr në mënyrë efikase sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.

Edhe vëzhguesit e OSBE/ODIHR theksuan se mazhoranca qeverisëse pati “një avantazh domethënës përmes kontrollit të pushtetit vendor dhe nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore”. Ajo theksoi se rrjedha e informacionit personal në databazën e socialistëve “është një problem serioz që i bën votuesit të dobët”.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike i tha BIRN se suksesi i PS-së në këto zgjedhje është rrjedhojë e abuzimeve me burimet shtetërore. Krasniqi nuk e kurseu as opozitën, që sipas tij prezantoi “modele të konsumuara” në një mjedis elektoral që ndryshon shpejt, me gjenerata të tëra shqiptarësh të rinj që dukshëm nuk u bindën nga oferta e saj.

“PS fitoi me të njëjtën numër votash e mandatesh si më 2017, duke pasur nivel maksimal mobiliteti përmes sistemit efektiv të patronazhit dhe përdorimit maksimal të resurseve shtetërore në dy nivelet,” tha Krasniqi.

“Ndërkohë që opozita humbi për shkak të pafuqisë së saj për strategji efektive elektorale dhe për të bindur qytetarët e pavendosur të marrin pjesë në votim,” shtoi ai.

Pas shpalljes së rezultatit, akuzat për shit-blerje të votës pritet të dominojnë sërish debatin politik, ndaj Krasniqi thekson se Prokuroria dhe gjykatat duhet t’u japin sa më parë përgjigje ligjore për pretendimet.

“Pretendimet lidhur me shitblerjen e votës, rastet e denoncimeve dhe për skandalet që lidhen me zgjedhjet, përfshirë skandali i database, rasti i Elbasanit si dhe raportimet për përdorimin e shtetit në fushatë,” renditi Krasniqi.

SPAK dhe prokuroritë shqiptare kanë dështuar deri më sot të hetojnë dhe gjejnë fajtorë për krime elektorale të mirëprovuara në të shkuarën, përfshirë një skemë famëkeqe për blerje votash dhe shantazhim të votuesve në Dibër më 2016 dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e qarkut Durrës në vitin 2017.

Pikëpyetje mbi demokracinë

Kredencialet demokratike të Edi Ramës kanë qenë të dobëta përpara se të fitonte mandatin e tretë, me sulme të përsëritura ndaj medias, kontrollimin e institucioneve të pavarura apo akumulimin e të gjitha pushteteve.

Ndërsa ai fitoi një mandat të tretë të paprecedentë në historinë e zgjedhjeve shumëpartiake në vend, ekspertët parashikojnë se katër vitet e ardhshme do të jenë një vazhdimësi e kësaj tendence.

“Tendenca është e qartë që po ecet drejt autokracisë, ky është trendi i zhvillimeve në vend,” tha Gjergj Vurmo për BIRN.

Për Vurmon, lajmi i mirë është se zgjedhjet përbëjnë një kthim në normalitet. “Të paktën kemi opozitë në parlament,” shtoi ai.

Krasniqi beson gjithashtu se mandati i tretë i Ramës nuk do të jetë shumë ndryshe nga i dyti, ndërsa reformat për të cilat vendi ka nevojë mund të vijojnë të mbahen peng i konfliktit politik.

Ndonëse Rama sugjeroi në fjalimin e fitores se ai është i gatshëm për bashkëpunim me opozitën, Krasniqi sugjeron se një bashkëpunim i tillë për hatër të reformave kërkon ndonjë lloj lëshimi nga Rama, që nuk dihet nëse do të bëhet realitet.

“Mazhoranca u konfirmua, por vijimi i pushtetit nuk do të thotë mundësi për ndryshime. Për PS, mandati i tretë është i njëjtë me mandatin e dytë, ndërkohë që reformat e mëdha dhe sfidat e shumta të Shqipërisë kërkojnë mazhorancë më të gjerë dhe më solide,” tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, oferta e vetme që PS mund të bëjë është përafrimi i zgjedhjeve lokale, në mënyrë që opozita të përfaqësohet në sistem dhe sistemi të ketë më shumë legjitimitet, sidomos në nivelin lokal.

Megjithatë, ai parashikon se konflikti politik do të jetë i lartë edhe në katër vitet e ardhshme.

“Ndarja e thellë politike në shoqëri dhe ligjërimi negativ elektoral pamundëson gjetjen e pikave të bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës, për pasojë, hendeku do të mbetet i njëjtë dhe konflikti politik do vijojë të jetë permanent,” përfundoi Krasniqi. /BIRN

16 Comments

    1. Po po bertit rama ik ik ketu ne fb ti se po iken 😆😂🤣
      Dil atje ne shesh para kryeministris dhe trego zemerimin qe ke😡😡😡

  1. Ose duhet te zbardhet skema e vjedhjes industriale te zgjedhjeve, dhe te ndalohet me cdo mjet

    dhe me cdo sakrifice, duke perfshire edhe konfliktin civil , ose te biem te gjithe ne nje konsensus

    te gjere per panevojen e opozites dhe sistemit demokratik , pra me partine shtet sic ka 8 vjet

    e ne vazhdim me nje mbikqyrje nderkombetare. Ne kemi pasur parti-shtet per 45 vjet dhe per

    hir te vertetes nuk ka qene aq diktature sa thuhet sepse ne qe e kemi jetuar ate periudhe nuk

    jemi ndjere te rrezikuar as nga partia, as nga ploicia, as nga organet e sigurimit.

    Une ne ata periudhe nuk di te kem qene i skeduar ne asnje databaze te policise apo sigurimit

    dhe ne menyre apsolute nuk kishim frike dhe nuk ndjenim asnje lloj diskriminimi, te drejtat

    dhe sherbimet u jepeshin njerzve njelloj. Kurse tani qe skedohesh nga patronazhisti si votues i

    partise kundershtare ne pushtet je i rrezikuar dhe nuk perfiton ato te drejta dhe sherbime nga

    organet e zyrat e shtetit per gjera qe te takojne ne baze te ligjit. Njerzit jetojne edhe ne Kine

    e nuk kane vdek nga mungesa e pluralizmit, perkundrazi. Por edhe te hiqesh si demokraci edhe te

    mbash sistem monopartiak me ane te tjetersimit te vullnetit te qytetareve duke perdorur parate e

    korrupsionit e te krimit dhe fuqine shtetit nuk shkon.

    1. Na doli nje shprehje e re.
      VJEDHJE INDISTRUALE.
      E tha basha, filluan gjith budallenjt tani ta perdorin. Kjo do jet qe ketej e tutje preteksi i vjedhjes… VJEDHJE INDUSTRIALE.
      A u dhjefshi, qe as vet nuk besoni ato qe thoni. Po ja fusni pordhes se mos trullosni ndonje qe edhe mund ti haj budalliqet tuaja. Pirdhni pirdhni se veten do qelbni.

  2. Ka vetem nji zgjidhje efektive ,duhet ngrit nji cader liri demokracie ,pastaj nuk duhet hyre ne zgjedhje lokale dhe ne fund duhet bojkotuar parlamenti duke bo revolucjonin e tetorit n qershor.Kjo do sjell humbjen e rams n 25 prill 2021.Fitore

  3. Shqupistat fillun tu bertit anallim loje qysh para se me fillu zgjedhjet.
    Jane njerez te trashe dhe RRK komplet.

    Nese PD LSI do kandidonin me nje liste te perbashket, PS nuk do kishte shumicen.

    Per mua ndoshta me mire qe ndodhi keshtu. PD duhet ta lere LSI ne rruge te mutit dhe ti kthehet rrenjeve te veta. Rrenjeve te hershme te ’92 dhe te para konferences se Tiranes. Mos harrojme se qe mbas ’92, PD u be bajraku Sales dhe nuk e ka pasur asnjehere voten popullore.
    Nuk mund te jesh parti antikomuniste dhe te kesh ne krye nje sekretar partije.
    Nuk mund te jesh parti e djathte dhe te mbrosh hajdutet e pronave, uji, korrentit…..
    Nuk mund te jesh parti konservatore dhe te dalesh me premtime socialdemokratesh norvegjeze.

    E keni bo shqupin si shoqate tropojanesh dhe filloni e justifikoheni jo po kshu e jo ashtu.

  4. Basha duhet te ike bashke me Berishen,Tritan Shehun,Mziun,Spahon,Bardhin etj etj po ashtu. Meta e ka vendin ne burg kurse Monaliza te largohet.Tani a ka patur blerje me shumice te votave kjo as qe diskutohet.Ne cfare sasie se di por ama di qe PSD 3 mandate i mori prej parave te Tom Doshit.Edhe sikur tja kishin ndaluar Tomes kandidimin ne vend te Tomes do dilte i biri Mateosi qe perseri do zgjidhej deputet.Fajin e ka varferia e popullit.Shikoni rastin e qarkut Elb.Ishte deputet Aqif Rakipi qe dihej si zgjidhej me te gjithe te fortet te bashkuar rreth partise sot kemi dhendrin e tij Hasalla ne PS qe ka marre rreth 12 000 vota personale.Vertet besoni se eshte kaq intelektual i njohur sa te marre 12 000 vota? Por nuk mbaron ketu kemi djalin e tij ne qarkun e Tr me 13 000 vota. Vertet mendoni se nje 27 vjecar te mund te fitoje aq vota po te mos ishte cuni i babit.O miq nuk na e kane fajin keto ne.Jemi bere si reklama bli 1 dhe merr 2.Fajin e ka varferia e madhe dhe njerezia qe shitet e blihet per 2 leke.

  5. Megjithëse qeveria në qarkun Lezhë, ka ndërmarrë një aksion të gjerë investimesh, kryesisht në zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku secilit që i është prishur shtëpia do t’i ndërtohet falas, banorët e Bashkisë Kurbin dhanë 5 mijë vota më shumë për PD-në sesa për PS-në.

    E Mark Marku, mbrëmë në studion e Eni Vasilit, vetëm çirrej e bërtiste, ku thoshte se qeveria ka blerë vota nëpërmjet influences, duke u ndërtuar shtëpitë banorëve të Kurbinit.

    Po kur i ka blerë qeveria, atëherë përse ata votuan në shumicë për PD-në?

    1. Rama nuk ishte aq budalla sa te blinte dhe te ndeyshonte rezultatin ne cdo qark se atehere do bente muuuu.Ai veproi aty ku duhej ne qarkun e Elb mgjth presionin e madh te nderkombetareve. Ai di si te veproje. Ne qarkun e Lezhes ne rastin me te keq ai del minus 1 kurse ne qarqet e medha ndryshon puna
      Une po te them me siguri te plote se ne qytetin e Elb Cerrikut Gramshit po te mos ushtrohet presion ndaj administrates si dhe mos futen ne loje te fortet PS nuk fiton dot ndaj opozites. Eshte qark shume i varfer dhe ku nuk ka patur investime. Kemi nje kryetar bashkie koqe kanari qe as vete se di pse eshte aty. Qe i hyjne bandat ne zyre dhe e godasin sa here i teket. Jane bandat qe e kane zgjedhur dhe ato vendosin per cdo gje. Taulanti I ka mbledhur te gjithe si bleta pas mjaltit.

  6. Aleanca për Ndryshim” ishte një “çetë” partish nanoskopike, që iu ngjitën si shushunja Partisë Demokratike, sepse, të vetme nuk përfaqësojnë asgjë—dhe nuk fitojnë asgjë. Parti të tilla ishin (dhe janë) Partia Republikane, Partia për Drejtësi dhe Integrim, Partia Agrare e Shqipërisë, Partia Lëvizja e Legalitetit, Lidhja Demokristiane, Partia Balli Kombëtar Shqiptar, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Aleanca Demokratike, Partia Demokracia e Re Europiane Shqiptare, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re, Aleanca e Maqedonsave për Integrim European, Ora e Shqipërisë, Partia Forca Albania!

    U lodhët duke i dëgjuar e mrat e tyre? Keni kohe kater vjet të mereni me bandat e supozuara të ps dhe nuk flet mor shpellkare per para militaret e salih karaxhic berisha të gjithe nga shpellat e vicidolit duke vrare e kercenuar njerzit,nuk ke bythe te shkruash per keta pra militare se të qijne ne bythe pastaj ty dhe fisin,loqe

  7. O llapsi: Mos ja pranoni keto foto ketij hiperhajdutit tradhetar se ky mendon veretet se eshte si ai, vetem se ky muti nuk e kupton qe eshte peseqind e pesedhjete vjet larg………Tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu