• |
ide | kryesore

Dy grupe armiqësore brenda lëvizjes “Basha IK”  

1, Ide

Sot Lulzim Basha gjendet i ulur në bankën e të akuzuarve, i sulmuar paradoksalisht nga dy kampe, krejt të kundërt me njëri- tjetrin. 


Të parët, kryesisht afër pushtetit, që u qante zemra për një mandat të tretë të kleptokracisë, po e shigjetojnë liderin demokrat se humbi në një garë normale dhe të ndershme dhe prandaj, si në çdo demokraci të denjë për këtë emër, ai duhet të hapë rrugën. 


Qëllimi real i këtij grupi nuk ka aspak të bëjë me fatin personal të Bashës, apo me shqetësimin për të ardhmen e opozitarizmit në vend. Synimi i tyre është përdorimi minimal i kësaj fabule, për t’ia mbivendosur atë debatit real mbi masakrën elektorale dhe instalimit gati përfundimtar të një regjimi.

Të dytët kanë një qasje krejt tjetër. Për ta, zgjedhjet e kësaj radhe ishin një farsë. Me blerjen masive të votës, me përdorimin e administratës, me legenosjen e policisë, me shkërdhimin e organeve të drejtësisë së re si SPAK, me paratë e koncesioneve e aeroporteve pa tender, gjithçka ishte e mbyllur që pa filluar hedhja e votës në kuti. Për ta, Basha nuk është fajtor se humbi si një alternativë më e keqe, por se nuk mbajti premtimin për të garantuar dhe ruajtur votën e një shumice anti Ramë. 

Duke qenë se pretendimi i grupit të parë niset nga premisa fallco, është mirë të lihet mënjanë dhe analiza të fokusohet tek të dytët, tek ata që janë të interesuar për vazhdimin e betejës me autokracinë dhe për ringritjen e një opozite të gatshme për ta përballuar këtë mision.

Fatkeqësisht, Lulzim Basha nuk e luan dot më këtë rol. Mjafton të shohësh fjalimin e tij të parë pas humbjes, për ta kuptuar. Pa bosht, pa një qëndrim thelbësor politik, duke patur frikë të prononcohet nëse i njeh apo nuk i njeh këto zgjedhje, nëse do rihyjë apo jo në parlament, nëse do nisë apo jo protesta, nëse do të dorëhiqet apo do të qëndrojë, ai u tregua po aq hemafrodit sa në drejtimin 8 vjeçar të opozitës. 

Në atë pakuptimësi prej pelivani, ai dukej sikur donte të mashtronte njëkohësisht edhe Xhelal Mziun edhe Juri Kimin, edhe ata që donin revoltë edhe ata që kishin pranuar ndërkohë nënshtrimin, edhe ata që ishin për luftë edhe ata që përkundnin në mendje ëndrrat e çartura të një bashkëqeverisje me Ramën.

Mjafton ky fakt për të provuar se ikja e Bashës është një klithmë që duhet të burojë nga pjesa më e virgjër e shpirtit opozitar. Me fjalën e fundit tek shkallët e PD-së, ai na provoi edhe njëherë se, nëse qëndron, do të jetë po aq i pavendosur dhe po aq i lëkundur sa këto tetë vite në drejtimin e opozitës. Se ai do të vazhdojë të mbetet një manovrator dhe teknicien meskin, i pabrumosur dhe i paaftë për të mbajtur mbi supe beteja të mëdha. 

Lulzim Basha u tregua i pazoti për të vendosur nëse regjimi duhej përballuar me molotovë apo në tryeza negociatash me Damianin; nëse pushteti merrej duke sulmuar oligarkët e Ramës apo duke flirtuar me financimet e tyre; duke denoncuar mediat e propagandës, apo duke darkuar mbrëmjeve në vilat e pronarëve të tyre; duke u thënë ndal diplomatëve të korruptuar, apo duke qenë kukulla që poston përkrah me ta në rrjetet sociale. 

Duke mbetur përjetësisht as mish as peshk, Lulzim Basha e la të çarmatosur edhe veten edhe opozitën përballë betejës finale, asaj të përballimit të një makinerie monstruoze manipulimi. 

Natyrisht thënë këtë duhet bërë një diferencë e qartë mes hajdutit dhe të vjedhurit, mes përdhunuesit dhe viktimës. Në këtë këndvështrim, me gjithë mëkatet e mëdha, Basha është shumë më i bardhë se sa rivali i tij. Por në rastin më të mirë kjo mund të shërbejë vetëm si një ngushëllim moral. Politikisht ai ka dështuar dhe kjo është pa kthim. Ai ka dështuar se nuk qe në gjendje të ngrihej në nivelin e mjetit që u duhej shqiptarëve për përmbysjen e regjimit. As e mori dot përsipër dhe as e luajti dot këtë rol. Dhe e keqja është se edhe me qëndrimin që mbajti pas 25 prillit, ai nuk propozoi dot diçka të ndryshme, ai u soll sërish si kalkulator dhe jo si prijës i popullit të vjedhur. 

Prandaj ai duhet të ikë duke dëgjuar jo ata që i bëjnë apel në emër të Ramës, por ata që i përgjërohen të shqetësuar për fatin e opozitës.

PD pas kësaj traume ka nevojë për një lider thellësisht radikal dhe farmaceutikisht të pastër. Basha është i paaftë dhe për njërën dhe për tjetrën.

©Lapsi.al

56 Comments

  1. ha mut dhe ti o klysh komunistash, ramen e votoi populli se pa kafshet e vet ne elbasanse ca ishin te afte te benin nese do ktheheshin prap, mziu e konfirmoi. Ne opozite do ngeleni gjith jeten se jeni hajdut, ti i pari me vilen ne rrolling hills, luli nga prapa

    1. Kush “popull” e votoi Ramen? Po vjedhjet e votave, blerja e tyre, kercenimet, bandat kriminale ne sherbim te Rivdekjes??!! Po ti heqesh keto sa vota i ngelen PS, a do kishte shumice absolute ??!!

      Tjetra, se ku e ka shtepine autori i artikullit nuk eshte puna e jote per sa kohe ai e ka ate me te drejte! po pate fakte te tjera, urdhero e postoji ketu!! Mos e perzi autorin me kryetarin tradhtar te PD!

      Vazhdo ha mut tani se nuk te del ai qe hengre deri tani, bythlepires i sektit te Rivdekjes!

  2. Analize e sakte. Ne kushtet kur nje parti e konsoliduar 80 vjecare e mesuar dhe e regjur me

    marrjen e mbajtjen e pushtetit , e paskrupullt dhe e pameshirshme ne perdorimin e cdo mjeti,

    taktika dhe mjetet qe perdori Basha dhe PD ishin krejtesisht te paefektshme sic ishin te

    paefektshme batalionet e kavalerise polake kunder tankeve gjermane ne fushat e polonise

    ne fillimin e luftes se dyte boterore. Nje pprogram ekonomik, nje vizion per nje qeverisje me

    fytyre njerzore , nje shprese e re per shqiptaret u bene nul para makinerise gjigande te vjedhjes e

    manipulimit te votes nga qeveria. Fytyra e Bashes ne keto fushate ngjante me fytyren e nje

    vajze te padjallezuar fshati qe ngaterron padashur hotelin me nje shtepi prostitutash.

    Sot ai duhet ta mbylle ciklin e tij politik. Opozita duhet te hyje ne nje faze te re, Pushteti mund

    te korruptoi shume nga drejtuesit e saje, por gjysmen e popullsise nuk i korrupton dot, ata jane

    aty , ata nuk duan lufte por nuk duan as nenshtrim, ata nuk duan te shtypin palen tjeter por

    as te shtypen prej tyre, ata nuk e duan krejt Shqiperine por as mos te mbeten pa atdhe sic kerkon

    dhe planifikon Rama.

    1. jam shume dakord. Basha ska faj per vjedhjen por duhet te mbaje pergjegjesi per rezultatin. Humbja eshte humbja. Si kryetar partie duhet ti dale zot rezultatit.

      Justifikimet sado te drejta e te verteta te jene nuk e shmangin dot rezultatin qe eshte RAMA NE PUSHTET edhe 4 vjet!!!!!!

      Kuptoje mire RAMA NE PUSHTET!!!!

    2. Pothuajse ke te drejte Bushat dhe gjuhen ta mirekuptoj. Eshte zhgenjyes rezultati I manipuluar ose jo. Po ky kryek.. do perballe nje bande si ajo qe ka perreth se nuk I behet balle ndryshe, spyet ai per fushate europiane, perkedhel sedren e grave ku I shkon, arrogancen te me te dobtit, blerjen te te varfrit, presionin te nevojtari dhe kriminelin kunder kundershtarit. Ky do para mostra si toma dhe as do guxoje te flase a kandidoje me.

  3. Policia e qarkut gjirokaster I premto te cdo cobani 30 rrenje hashash per votat
    Basha I vetem kunder policies ushtris bashki e gjith Administrate gjith shoqates se enveri kundra amerika europa
    FAJIN E KA basha?

    1. Ah, mor NAMUT, mor NAMUT.
      Harram byreket me gjize.
      Po si nuk i mesuat votuesit se si votohet.
      Rreth 60 mije vota te pavlefshme, qe ishte votuar PD-ja.
      E degjove mbreme Robert Rakipllarin?
      PD ka me shume vota te pavlefshme, sepse:
      Per PD voton shtresa thellesisht e majte e popullit shqiptar.
      Votojne ata qe jane te varfer, te pashkolle, te paditur. Dhe bosat me makina luksoze qe nuk dine te lexojne.
      Ndersa per PS votojne njerez me te shkolluar dhe shtresa e mesme e popullit dhe ata kane gabuar me pak, tha Rakipllari.
      Prandaj PD duhet te kerkoj numerimin e votave te pavlefshme, dhe ne keshtu do te jemi fitues.
      Ah mor Namut, mor Namut. Kur te thashe se do vrasesh veten me 26 maj, ti nuk besoje.Na tani. Te ndricoftr shpirti ne qiell o Namut dhe harram byreket me gjize qe hengre falas. Dhe nje vote qe kishe e nxore te pavlefshme.

      1. Ti ke te drejte, ndaj une i kerkoj faje Edi Rames PUBLIKISHT

        Edi Rama,me fal se te kam rene ne qafe kot.
        750 mije te votuan, dhe te meritojne plotesisht cfaredolloj gjeje.

        Nisur qe sot te siguroj se do vi me ty ne PS tende pa interes monetar, te garantoj qe cdo perfitim do e marresh ti, do jem patronazhisti yt me i mire pervec teje, per ty do ti hyj me kerbac me ligj e me maliq, ( ose shurt do i q…robt) nga i pari tek i fundit ketyre 750 mije qe te votuan si fillim . Po qe te mos kene shans te nderrojne mendje per ty kurre! KERBAC!

        Edi Rama, te siguroj qe do ti shtoj votat e PS. Ka plot qe presin dhe te adhurojne. Do ti biem dhe do ti shtypim, do ti vjedhim dhe do ti abuzojme, do ti lajkatojme dhe do ti perdhuojme, qe nga shkodra der’ ne vlore, te gjithe pa dallim, katundare , biznese dhe punetore , pa dallim feje krahine dhe ideje, te duan dhe te meritojne! Po si ty te me duan edhe mua kuptohet pas teje pa ty kjo gje nuk behet!

        Merita jote Edi Rama eshte qe e tregove qarte, bukur , paster qe kurvat dun hu! Fjale te arta te pervojes shekullore

        ( sqarim per analfebetet funksionale Kjo eshte metafore ! disa edhe mund ta duan hurin realisht, por eshte metafore)

      2. Shoku Enver eshte krenar per ti, dhe bastarde te panumert si puna jote.
        Ti do te ngelesh gjithmone komunist i thjeshte pa emer!
        Lopet nuk do te dhjesin më bajga, se rrugicave dhe lendinave gjendesh ti, o mortje bolshevike e njerezimit!

  4. Faji nuk eshte i Bashes, por duhet te jape doreheqje.

    Rilindjja nuk bie me vote, ky eshte mesimi me i madh qe nxjerrim nga keto zgjedhje.

    Basha mund te vazhdoje opoziten si deputet i thjeshte, nuk e ka marre me tapi PD-ne.

    Duhet radikalizim i luftes dhemb per dhemb.

    1. Basha dy rruge ka o jep dorheqejen sot(jo pas 4 vjetesh) o per te gjitha ato qe pretendon ai duhet te ishte ne proteste sot ne bulevard , por nuk ka burreri te bej asnjeren keshtu e keni te sigurt Rama ne pushtet deri ne 2033 si putini.

    2. nuk duhet radikalizim, duhet mendje e ftohte .

      Rama cdo here i ka bere llogarite me mendje te ftohte , ndoshta nen ndikimin e kokaines por me mendje te ftohte dhe me llogari. Ka merite se nje parti te madhe si PS e beri Ripjellje , dhe qe ri-pergjoi dhe ri survejoi – ri spiunoi shqiptaret nga i pari tek i fundit plotesisht dhe teresisht me nje saktesi te admirueshme qe prej sigurimit te shtetit .

      Pergjim masiv per te tere shqiptaret. cdo patronazhist di me shume per ty sesa di ti per veten, pasi ai mbledh te dhena qe ti nu i di dhe nuk i ke, ai mbledh pelqime te tuat dhe te miqve te tu , postimet e tua ne facebook, pelqimet e tua aty ku punon, familjar , beqar, voten, gjera personale etj etj te dhena te tuat PRIVATE dhe PERSONALE

      Te gjitha keto ne funskion te targetimit dhe intimidimit te votuesve.

      Pas fitores, pritet kerbaci per te tere, por per disa te cilet jane targetuar do te jete me i forte.

      Vetem pergjimi masiv i detajuar per te gjithe eshte veper penale, dhe mjafton per refuzimin e cdo zgjedhjeje, por ne asnje rast nuk ndryshon rezultatin. Keto zgjedhje jane permbyllur.

      Por kujdes radikalizimi i vlen Rames me shume sesa opozites. Me radikalizimin Rama gjen shfajesimin per vjedhjen dhe te godet me shume , si opozite dhe i lejon vetes te abuzoje i justifikuar. Vrasja e nje tipi si Xhuvani pati nje ndikim shume negativ dhe ver re sa dhe si u trajtua nga Rama dhe mediat propagande.

      Sot ka vetem nje veprim te mencur: Hapja e gares per kryetar te RI. Sa per Bashen le te kontribuoje si deputet, por jo si kryetar. Ka vlera, respekt per sa ka dhene, por rezulton i papershtatshem per kete situate. Rezultati kerkon pergjegjesi dhe e ardhmja kerkon qasje te re . 650 mije qe votuan PD -AN , nuk kane interes pushteti dhe as partiak ne teresine tyre si votues. Votuan per ndryshim. Ndryshimi i premtuar nuk erdhi. Zhgenjimi eshte i madh.

      Kryetari i ri te vije me platforme te qarte sesi do i qaset situates komplekse dhe te rrezikshme. etj psh si do arrije objektivat , apo te mbledhe e te ruaje votat, etj por jo te pergjoje njerezit qe eshte e papranueshme , ka menyra demoratike dhe te ligjshme te cilat funsionojne, ka biseda me anetare me te aferm, por jo mbledhje perpunim targetim intimidim te njerezve. jo eshte tipike e diktatures.
      Kryetar i ri dhe mesim nga pesimet dhe pergatitje per te ardhmen.
      Puna per zgjedhjet e ardhme apo loja e re ka filluar, Rama e nisi lojen , e ftoi opoziten publikisht me provokime, i tha eja te punojme bashke pasi e perdhunoi publikisht voten e saj, por ellimi eshte dekurajimi dhe lekundja e elementeve brenda saj, , target e rinj te patronazhisteve jane percaktuar.

  5. Jam dakord me pjesën më të madhe të asaj që ke shkruar.

    Sa për rilindasit e sektit që kanë bërë çmos që të mbajnë në pushtet Ramën dhe tani “shqetësohen” për opoziten duhen injoruar me neveri.

    Opozita duhet ta “thërrasi Djallin me emër qe ta nxjerri nga hijet ku është fshehur” në mënyrë që të luftojë këtë regjim.
    Nuk mund të heshti, të kompleksohet dhe të luajë lojën e manipuluar kundër saj:

    – Duhet të dali përpara dhe të refuzoje të njohi zgjedhjet, nuk mund të jetë patericë e kësaj fasade.
    – Duhet të dali përpara dhe të denoncojë të gjitha grupet kriminale që morën pjesë në zgjedhje, dhe jo vetëm, që nga kapo bandës e deri te shpërndaresi me i vogël, me emër mbiemër dhe zonën ku kanë mbështetje dhe pasuritë e kamufluara.
    – Duhet të dali përpara dhe të denoncojë të gjithë Oligarkët që janë klientë të Ramës dhe këtij sekti, nuk mund ti ofrojë kurrë më shumë seç çfarë mund ti ofrojë Rama.
    – Duhet të dali përpara dhe të denoncojë të gjitha Mediat dhe pronarët e tyre që janë pjesë e makinerisë së propagandës së këtij regjimi, që nga financimet me të cilat janë krijuar e deri tek favoret që marrin.
    – Duhet të dali përpara dhe të denoncojë të gjithë Ambasadorët, OJQ, dhe çdo të huaj që vjen këtu për të mbeshtetur Ramën, që nga financimet e Soros e deri tek ato arabe.
    – Duhet të dali përpara dhe të denoncojë Drejtësinë e Kapur dhe Policinë. I kanë dhënë të gjitha provat që janë në shërbim dhe nën komandën e Ramës.
    – Duhet të dali përpara dhe të denoncojë të gjithë funksionarët shtetërore që kanë abuzuar me të dhënat konfidenciale të qytetarëve dhe kanë mundësuar krijimin e një rrjeti patronazhim-spiunimi ku mbahen të gjithë nën vëzhgim, që nga drejtorat e deri tek specialisti më i thjeshtë.
    – Duhet të dali përpara dhe të refuzojë të jetë pjesë e çdo stabilokracie që mund të kërkojnë të huajt për interesat e tyre. Nuk mund të jetë fasadë e askujt për asgjë.
    – Boll më me vasalitete ndaj burokratëve të huaj e të përkohshëm, që nuk mund të jenë më shumë se turista për çështjet e brëndshme të Shqipërisë, i kanë dhënë të gjitha provat se nuk duan ta ndihmojnë këtë vend dhe nuk duan që të ketë një demokraci të shëndoshë, por një stabilokraci të kapur që nuk u krijon kokçarje dhe bezdi.

    Që Opozita të mundë këtë regjim duhet të kepusë të gjitha tentakulat me të cilat mbështetet dhe mbahet, nuk mund të anashkalojë, tolerojë e amnistojë askënd e asgjë.

    Se a mund ta bëjë Basha këtë gjë, deri më tani nuk i ka dhënë të gjitha provat. Por ai duhet të marrë përgjegjësi për paaftesinë për të ruajtur votën.

    Basha duhet të shkoj përsëri në bazë e të takojë të gjithë mbështetësit e Opozitës pa përjashtim, e të kërkojë rikonfirmim dhe të pranojë sfidë për kreun e opozitës, dhe për këtë do duhet ti bindi të gjithë opozitarët, nga Konispoli në Vermosh, në të kundërt të hapi rrugë për dike që është në ballë të sfidës ndaj regjimit.

        1. Rezultati Eshte OPOZITE edhe 4 Vjet

          Quaje si te duash, por nuk ndryshon. Po , eshte e vertete qe zgjedhjet jane deformuar , 10- 15 deputete per opoziten.
          Por ama nuk ndryshon!

          PD u fut ne zgjedhje me kete konfigurim , ky kod ,bashepunim bandash, shteti ne kembe per ramen, me te gjitha.

          POR HYRE NE ZGJEDHJE.

          Nese je ne gjendje te me thuash si do zbrese rama nga 74 deputet dhe si do zbrese tom doshi nga 3 ?

          pra minimalisht duhen 8 deputete te anulohen nga PS dhe PSD dhe ti shkojne opozites?? jo 1 mandat por 8

          Si do e arrish kete?

          Ki paraysh qe ne diber jane ndare me 300 vota. Elbasani ka pak vota difernece

          Mos kujton qe Rama sdo luftoje per 8 mandatet per Dibren Elbasanin etj???

          Rezultati eshte OPOZITE dhe 4 vjet te tjere!

          Derisa te provohet e kunderta ligjerisht ne KQZ ne gjykata etj Rezultati eshte i PA-MANIPULUAR edhe pse dihet boterisht si jane fituar mandatet

          Kur je ne pushtet nuk e rrun njeri qe rezultati eshte apo jo i manipuluar

          Rama eshte ligesia , pislliku vete, antipatik, horr, rrugac cfare te duash ti edhe une , por rezultatin e mori sic e deshi dhe sic e tha 74-78 deputete! Dhe kete e arriti me impenjim ne parti , te piste apo te paster, te ligjshme apo te paligjshme, me avantazh apo pa avantazh, me banda apo pa banda duhet IMPENJIM ANGAZHIM PUNE per rezultatet. dhe si parti e madhe me tere avantazhet qe ka ne dispozicion arriten 74-78 mandate me gjithe tom dosh , PSD ka perdorur infrastruturen zgjedhore te PS per te blere votat. jane bashke fund e krye.

          Rezultati eshte OPOZITE dhe 4 vjet te tjere!

          1. Mëso të lexosh atë çfarë kam shkruar me qetësi se ndoshta do i kurseje këto fjalë, e ndoshta mund të bije dakord me mua.
            Fakti që i shkruan fjalët që mendon se janë kyçe me gërma të mëdhaja nuk do të thotë se je duke thënë gjë.

            Të thuash “zgjedhjet jane deformuar”, “dihet boterisht si jane fituar mandatet”, “e arriti me impenjim ne parti , te piste apo te paster, te ligjshme apo te paligjshme, me avantazh apo pa avantazh, me banda apo pa banda” e më pas të thuash “Rezultati eshte OPOZITE dhe 4 vjet te tjere!” nuk mendon se je pak kondradiktor e paradoksal?

            Ky është sllogani i ri që po shpërndahet? Që të pranohet rezultati pavarisht gjithçkaje që është bërë e të presim dhe 4 vite të tjera sikur ska ndodhur asgjë?
            E çfarë të bëjë opozita kur pranohet që janë manipuluar zgjedhjet?
            Nuk mendon se duhet të bëjë disa herë më shumë opozitë dhe dizidencë seç ka bërë?

    1. Duke dëgjuar korin e sorave që janë bashkuar me kërkesën për dorheqjen e Bashës, po sillja ndërmend me rradhë sejcilin prej tyre se kush nga ata do të ishte një lider më i mirë se Basha për PD.
      Natyrisht krahasimet bëhen duke ju referuar rezultateve të gjithësejcilit nga këta në kontributet për PD, por edhe të formimit intelektual.
      E para e punës, Basha ka qenë ministri më i suksesshëm i qeverisë Berisha e emri i tij është i lidhur me arritjet më të mëdha të asaj qeverie, :
      Rruga e Kombit
      Nohja e pamvarësisë së Kosovës.
      Vënia e bazave të dixhitalizimit të shtetit shqiptar.
      Pranimi në NATO.
      Përafrimi i ëndrës për integrimin europian
      Realizimi pas 70 viteve të ëndrës së shqiptarëve si populli më i izoluar i botës për të lëvizur lirisht me dinjitet në zonën Shengen.
      Sjellja e modelit europerëndimor të lidershipit politiknë Shqipëri.
      I vetmi lider shqiptar që në 1944, që është arsimuar në një shtet europerënndimor.
      I vetmi politikan shqiptar që ngjiti shkallën e karrierës së tij sapo mbaroi universitetin, që u punësua nga OKB në Gjykatën e Hagës..
      Nuk po i zë me rradhë të gjithë ata që pretendojnë që ti zënë vëndin si lider i PD, që nga Lym Murrizi e deri tek Arben Ristani, por le të dalë cilido e të më thotë se ndonjeri nga qejfllitë e kryetarllëkut që i korkojnë dorheqjen Bashës, ka pasur këto përparësi në karrierën politike.
      Deri edhe psikopati Rama, ngaqë nuk gjente dot asgjë për ta sharë Bashën, ngaqë ndihej inferior në të gjitha drejtimet, përveç llafazanërisë harbute, si “akuzë” më të madhe ndaj tij , kishte thënien idiote se “Luli fle”

  6. Flokë lëpirsi me llak, kryetari i PD nuk eshte se eshte “naiv” apo thjesht i “pa afte”, por ai eshte nje thengjill i mbuluar, pjese e makinacioneve te PS, nje sorrosian i thekur, nje tradhtar i kauzes kombetare.

    Ai dhe Berisha jane pergjegjsit kryesore te shkaterrimit te PD dhe duhet te largohen me ceremoni nga opozita. Basha tashme po perdoret si lolo dhe si vegel e dobishme e PS, por mendoj se nuk duhet te perqendrohemi shume nese kishte apo jo faj ai ne vjedhjen e votave, tek e fundit ai per ate gje mund te justifikohet thjeshte. Ai ka shume faje dhe i fundit eshte nje fushate (qellimisht) pa nje vizion te qarte, por fjale te pergjithshme.

    PS. Andi, artikull i goditur dhe prishja e gojes ne ndonje vend mendoj se eshte e justifikuar.

  7. ” Fatkeqësisht, Lulzim Basha nuk e luan dot më këtë rol. Mjafton të shohësh fjalimin e tij të parë pas humbjes, për ta kuptuar. Pa bosht, pa një qëndrim thelbësor politik, duke patur frikë të prononcohet nëse i njeh apo nuk i njeh këto zgjedhje, nëse do rihyjë apo jo në parlament, nëse do nisë apo jo protesta, nëse do të dorëhiqet apo do të qëndrojë, ai u tregua po aq hemafrodit sa në drejtimin 8 vjeçar të opozitës.”

    Duhet te kuptoni qe asgje nuk varet nga Basha…sidomos ne kete situate.
    Basha dha nje napolon flori te hyje ne valle…dhe hyri….Tani jep 10 per te dale, po nuk e le AI…Baba Sqapi.
    Ju duhet te kuptoni qe Basha eshte aty per te ruajtur te paprekur liderin legjendar dhe familjen e tij…Nuk eshte per te fituar zgjedhje…
    Pa i dhene AI rruge, Basha eshte ne udhekryq….

  8. Premtimet për lënie mandatesh si nga presidenti, ashtu dhe nga kandidatë të opozitës, duket se kanë qenë në modë gjatë fushatës së fundit.

    Rasti që po sjellim përket Grida Dumës e cila shprehet se: “Nëse PS dhe Veliaj merr 7% në Kavajë dhe Rrogozhinë, burrash e lë mandatin”.

    Mirëpo në 25 Prill, Partia Socialiste doli fituese në të dyja këto bashki. Në Kavajë PS mori 45,88% duke u renditur forcë e parë. Ndërsa në Rrogozhinë, 50.45%.Karucat e pd shkruajne duke mbrojtur lulzime salih BBasha per tete vjet humbje ata na i vodhen votat,megjithse pd kishte polici me skiftere per ti mbrojtur vrane e kercenuan pa i hyre gjeni ne kembe,tani pervec prasit ne bythe mbani dhe karin e rames ne goje

  9. Nese pranojme keto zgjedhje , kete masaker dhe maskarade te kryer nga sektit mavi atehere ne nuk zgjodhem por morem zgjedhen e sektit mavi . Automatikisht pranojme skllaverimin tone edhe per disa dekada . Nese ne ring , te gjitha grushtat jane nen brez dhe ti pranon humbjen me “dinjitet”, atehere ke pranuar zgjedhen , ke pranuar sklaverin e nje populli te tere . Perveç fajit qe nuk diti , do ishte absurditeti me i madh nese keto zgjedhje do pranoheshin nga opozita . O sot o kurre .

  10. 1. Basha duhet te jape doreheqjen!
    2. Kryetari i ri te paraqese para nderkombetareve dhe SPAK te gjitha parregullsite e konstatuara ne zgjedhje.
    3. Po qe se as SPAK as nderkombetaret nuk marrin masa, populli opozitar te mblidhet (ne se ja mban bytha) dhe ta djege Kryeministrine megjithe Ramen brenda.
    4. PD duhet urgjentisht te filloje te krijoje bandat e veta, qe te jete e mbrojtur nga bandat e Taulant Palles.
    5. Nese PD nuk eshte e zonja te beje asnjeren nga keto, te rrije urte e te mos haje mut!

    1. patjeter qe duhet te dorehiqet dhe te krijohet shtabi i shpetimit te vendit nga banda e rilindjes dhe te gjithe bandat e politikes . ka ardhur koha . vendimarrjen ta marre sovrani

    2. Cfare po thua mor rrote @@ri .Nga cila shpelle ke dale qe e ngaterron Shqiperine me Afghanistanin.Politika e konfliktualitetit nuk sjell me vota ne Shqiperi.E provoi gruevski bythqir edhe iku me bisht nder shale ne internim.

  11. E ca mutin do beje ky lideri thellesisht radikal o Bushat? Sado te ulerish per masakren elektorale, dhe ka dicka te vertete aty, Rama dhe PS-ja gjeresisht votohen nga nje pluralitet i votuesve dhe PD-ja me Bashen nuk bidin. Nuk ke ende nje mase qe e shikon Ramen si diktator dhe qeverisjene e tij si regjim. Mos e le urrejtjen per Rament te te verboj realitetit. Basha nuk eshte shume me i bardhe se rivali i tij. U fut ne lojen e gjirizit dhe humbi, e per kete duhet te largohet e jo se s’mbrojti dot votat e popullit te vjedhur.

  12. @dizidenca,
    E lexova dhe nje here ndoshta nuk isha i qete heren e pare. Por nuk ndryshon shume nga leximi i pare

    Gjerat mund te dihen por nuk arrihet te provohen. Shumica e deformimit ka ndodhur para se vota te shkoje ne kuti, si rikuperohet ne mandate ??

    Sa mund te provohet nga manipulimi gjate procesit dhe a ka instrumenta ligjor qe mund te perdoren? E zeme se i po i provon dhe ka instrumenta
    Sa do zbatohen ne praktike keto instrumente? Si do interpretohen?
    Si do veproje gjykata?

    Ketu ngec puna. Sepse keto nuk kane per tu bere dhe do anashkalohen do drejtohen ne gjera dytesore, cdo gje do behet keq
    E fundit Ska asnje gjyqtar qe te kete kellqe per kete pune.
    Ja do marrin 1 deputet ja ja mbaseee 2 , por qe dyshoj.
    Nese di ndonje mos e thuaj se do e korruptojne.
    Rezultati nuk ndryshon . Usa dhe be i njohen zgjedhjet dhe kryeministrin e ri te vjeter.

    Basha ka 8 vjet qe i takon nga vermoshi ne konispol.

    Nese pd fokusohet per beteja te cilat nuk sjellin rezultat atehere me keto resurse me mire te investohet .

    Fajesimi nuk sjell fitore, por shfajeson Bashen.
    Problemi nuk eshte shfajesimi, por rruga drejt fitores

    Basha ska arritur ta zgjidhe kete problem
    Mbase dikush e zgjidh, por i duhet dhene shansi. Basha duhet te kontribuoje por po e them me ze te larte nuk po e udheheq dot kete skuader drejt fitores. Ta udheheqe dikush tjeter dhe basha te jete pjesetar sepse ka vlera

  13. Basha i nxorri te vetet nga parlamenti me premtimin qe do i kandidonte prap dhe nuk i kandidoi se vendet u shiten me pare ose iu dhane aleateve.

    Shume kandidate te tjere ne lista harxhun pare te modhe qe nuk e nxjerrin dot tani.

  14. Njëri prej bashkëpunëtorëve të Fiksit hyri brenda kësaj zyre elektorale dhe në këmbim të votës iu premtua një vend pune për të bijën.

    Ai i tregon përfaqësuesit të PD-së se ka pesë familjarë që kanë të drejtë vote.

    Përfaqësuesi i PD-së i tregon se në atë zonë kandidon Albana Vokshi dhe shprehet i gatshëm ta ndihmojë kundrejt votave për PD-në, pasi siç shprehet ai fitorja e PD-së është e 1000 % sigurtë në 25 prill.

  15. Nese duam te bejme nje analize te asaj qe ndodhi, nuk na justifikon varianti qe na e vodhen voten. Fakti eshte qe u votua lirisht, u numeruan saktesisht votat.
    Diferenca ishte e madhe rreth 140.000 vota PS PD. Nese PD do te merrte dhe 70.000 vota me shume , sot do ishte ne pushtet. PS ka marre te njejten sasi votash me 2013.
    E verteta eshte qe pjesemarja ishte e zakonnshme 46%. PD nuk arriti te karikoj apo frymezoj masen. Dilloi sh vone fushaten. Luli u shfaq i mefshte dhe euforik. Dukej se e priste pushtetit , jo se liftonte ta fitonte ate.

  16. Grupi pro-Regjim natyrisht qe kerko dorheqje te Bashes qe ashtu te fshehe blerjen e Pushtetit.
    Grupi qe kerko doreheqjen e Bashes brenda PD perbehet nga ca figura te skaduara qe dalja neper studio TV vetem i demostron skarcitetin.
    Pas ketij grupi eshte Sali Ram Berisha!
    Te gjithe firmetaret e kerkeses dorheqjes se Bashes duan rikthim te Saliut. Bujar Nishani – Nje rikthim i Berishes ne krye te partise do ishte pozitive!
    Lulzim Basha pra dohet te beje ose dorheqje e ti lere vendin Saliut, ose te kerkoje votbesim ne Keshillin Kombetar e ti tregoje deren Saliut e salistave.

  17. Alibia e vjedhjes votes ndihmon Lulin jo PD.
    Luli jo vetem ka humbur zgjedhjet por ka bere dhe gafa te medha mes tyre. Luli nuk eshte per ate pune, e ka te shkruar ne balle. Eshte i shitur. Te gjithe e duan Lulin, se te gjithe mund ta blejne ate. Varianti ishte kualicion PS PD.
    Dhe Rama eshte zene ngushte nga ky rezultat.
    Prape do bej cmos te beje nje kualicion PS PD .
    Rames i duhet LULI.

  18. …i vetmi popull ne te gjithe boten,
    qe bota i thote “Mos e shit voten”…

    Pse e zgjat kot o Andi, se ti je djale i zgjuar,
    nje te vertete te thjeshte, nuk e ke kuptuar?

    nje shprehje te vetme ja vlen sa per 1000 fjal,
    ajo e Fan Nolit dikur – “Popull pa fund moral”!

    per Varferine bota ka shkruar plot e me bollek,
    shkurt pra me 2 fjale – Fukarallek&maskarallek!

  19. Megjithëse qeveria në qarkun Lezhë, ka ndërmarrë një aksion të gjerë investimesh, kryesisht në zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku secilit që i është prishur shtëpia do t’i ndërtohet falas, banorët e Bashkisë Kurbin dhanë 5 mijë vota më shumë për PD-në sesa për PS-në.

    E Mark Marku, mbrëmë në studion e Eni Vasilit, vetëm çirrej e bërtiste, ku thoshte se qeveria ka blerë vota nëpërmjet influences, duke u ndërtuar shtëpitë banorëve të Kurbinit.

    Po kur i ka blerë qeveria, atëherë përse ata votuan në shumicë për PD-në?

  20. I keni thene te gjitha shume sakte. Tani para shqiptareve shtrohet nje pyetje thelbesore, kush do e trashegoje fronin e Shqiperise? Do jete Zaho apo Gregori qe i takon pasi eshte djali i pare?

  21. Aleanca për Ndryshim” ishte një “çetë” partish nanoskopike, që iu ngjitën si shushunja Partisë Demokratike, sepse, të vetme nuk përfaqësojnë asgjë—dhe nuk fitojnë asgjë. Parti të tilla ishin (dhe janë) Partia Republikane, Partia për Drejtësi dhe Integrim, Partia Agrare e Shqipërisë, Partia Lëvizja e Legalitetit, Lidhja Demokristiane, Partia Balli Kombëtar Shqiptar, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Aleanca Demokratike, Partia Demokracia e Re Europiane Shqiptare, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re, Aleanca e Maqedonsave për Integrim European, Ora e Shqipërisë, Partia Forca Albania!

    U lodhët duke i dëgjuar e mrat e tyre? Eshte per byrektoret e salihut ky shkrim

  22. I vetmi politikan qi mund te perballet me ramsin osht albin kurti.Gjith kto tjert jan provu qi nuk e mundin dot dhe nuk bojn opozit reale por blihen nga ramsi.

  23. Opozitat ne Regjime i sherbejne Regjimit per te legjitimuar vehten ne syte e botes.
    Opozitarizmi eshte ai qe e shkallmon nje Regjim qe askund ne bote nuk largohet me Opozita parlamentare.

  24. A humbi PD në këto zgjedhje?

    Ca, mes tyre edhe Basha, thonë se PD është rritur. Jo, nuk është rritur; bëjini llogaritë… PD është në të njëjtat raporte si në vitin 2017, me fituesin PS. Kështu ka qenë e kështu do të jetë, prandaj them se e ka mbyllur ciklin. Atëherë çfarë dobie ka largimi i Bashës? Njësoj është, si të jetë, si të mos jetë.

    Po heqja e kryetarit humbës, a ka vlerë?

    Kjo ka vlerë në të gjitha partitë politike perëndimore; por jo për PD-në. Në këtë shekull, askund në kombet e Perëndimit nuk mund të ndodhë që kryetari humbës të mos largohet. Ndërsa PD ka krijuar regjistër tjetër: Humb e qëndro në krye! Përderisa Luli ka humbur çdo zgjedhje deri më sot, (sa bëhen 4 apo 6 zgjedhje?) pse duhet të largohet për këtë humbje? Kjo do të ishte thyerje e moralit në PD.

  25. filmi më klasik i një mafiozi që dikton me dhunë dhe terror familjen e tij.

    “Sali Berisha terrorizon Lulin për mos njohjen e zgjedhjeve duke i nxjerrë ca figura qesharake përballë, nga të cilët e shpëton për 5 minuta.

    Pastaj terrorizon kritikët e vërtet duke u nxjerrë tropojanë t’i rrahin.

    Është filmi më klasik i një mafiozi që dikton me dhunë dhe terror familjen e tij

  26. Mjerè ata qè shitèn votèn ,mjerè ata qè e blenè votèn pèr pushtetin, mbi vete mbajnè mèkatin e tmerrshèm qè do ngelet nè ndèrgjegjen e tyre,mjerè ata qè e tjetèrsuan votèn gjatè numèrimit.Ata kujtojnè se askush si sheh ata nuk besojnè nè ZOT,ata kanè harruar se ZOTI kèrkon llogari herèt a vonè ,Mjerè ata deputetè qè blenè apo vodhèn mandatin nuk duhet tè gèzohen..Ata janè nè kohè pèr tè kèrkuar falje dhe pèr ta dorèzuar mandatin e blerè a tè vjedhur para se tè dalin lakuriq para votuesve qè u kanè vjedhur votèn, kur tè ndodhè kjo do qajnè me lot po nuk do ngushèllohen sepse do jetè pikèrisht ai qè i besuan qè do argètohet me ta dhe ata nuk do mund tè flasin,Mjerè ata ambasadorè qè tè bardhès i thonè e zezè dhe tè zezès e bardhè pasi dhe ata do tè zhgènjehen shumè ata e kanè shitur dinjitetin e tyre dhe nuk do mund tè qèndrojnè nè kèmbè kur ZOTI tu kèrkojè llogari,Njerèzit e ndershèm qè nuk u shitèn as nuk u blenè ta mbajnè kokèn lart se ndèrgjegja nuk i fajèson, njè ditè e drejta do dalè.

  27. Anëtarësia e Partisë Demokratike është më e emancipuar se të emëruarit e Sali Berishës në krye të saj.

    Kryeqyteti i Shqipërisë, me rreth 400 mijë votues, i ka dhënë vetëm 6 mijë vota Sali Berishës, shumë më pak nga të rinjtë e asaj partie që nuk i ka njohur askush. Mjerisht dhe më pak se Flamur Noka.

    Kjo do të thotë se miti i Sali Berishës si udhëheqës popullor është një mit i rremë, i mbajtur me dhunë prej familjes së tij mafioze.

  28. O Bushati, ik re qiu, ik ore pirdhu, ik ore debil rrace se nuk të pjerdh njeri, ik ore dështak serial, ik fli gjume xhan.

  29. s’do ketë qeveri kooalicioni PS-PD.

    “1- Harrojeni që të ndodh krijimi i një qeverie koalicioni PD-PS për dy arsye:

    – PS ka 77 vota dhe s’ka nevoj për asnjë parti në qeverisjen 4 vjeçare.

    – Basha nuk shkëputet kurrë nga Berisha dhe Meta, sepse përfundon si Azemi ose Olldashi.

  30. Me 847 vota Vangjel Dule bëhet deputet, Kryemadhi s’merr dot as 2500 vota/ Ori Nebija me 6 mijë dhe Spahiu me mbi 3400 s’do jenë në Kuvend

  31. Qytetarët e Tiranës janë votuesit më të lirë që ekzistojnë në Shqipëri, janë kampioni më përfaqësues i popullsisë shqiptare dhe ata në shumicë votuan PS-në.

    Nuk ka dyshim që partia në pushtet ofron më shumë klientelizëm dhe tërheq më shumë elementët kriminalë sesa opozita, por ndonëse të rëndësishëm këta nuk janë faktorë përcaktues në garën elektorale. Mjafton të kujtojmë se në vitin 2005, PD përballej me një nivel shumë të lartë krimi dhe me një nivel shitblerje të votës edhe më të lartë se sot, e megjithatë i fitoi zgjedhjet.

    Ideja se po bëhet nami me shitblerjen e votës më shumë se rritjen e këtij fenomeni reflekton ndjeshmërinë më të lartë që ne si shoqëri kemi ndaj tij sot. Dje ky fenomen ishte aq i përhapur dhe i pranuar saqë dhënia e lekëve dhe ushqimeve bëhej haptas, në mes të ditës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu