• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ “Mora 200 mijë lekë për 4 vota për PS, mi solli makina e policisë”

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një video denoncim është bërë publik, ku një qytetar pranon se ka shitur votën e tij për 50 mijë lekë të vjetra. Qytetari tregon se i kanë dhënë 200 mijë lekë për 4 vota. Ai thotë se lekët janë shpërnda me makinën e policisë, pasi policët nuk ka kush i ndalon kush.


“Ka ardhë makina e policisë me lekë. Se nuk i ndalon kush policët. Kanë marrë bosat. Me makinë policie, i kam parë vetë. Edi Rama për Kishë të Laçit, e ka fitu me lekë se nuk e fitonte ndryshe. Unë 200 mijë lekë i mora për 4 votat e mia.


Në korridor më ka ardhë dhe më tha, 200 mijë lekë për 4 vota. Të kish dalë tjetri me 55 mijë lekë, ja kisha dhënë atij tjetrit. Këtë e kam marrë nga Edi Rama, 4 copa”, – thotë qytetari në videon që mund ta shikoni më poshtë të publikuar nga ish-kryeministri Berisha.

29 Comments

    1. JAM KURIOZ PSE LAPSI NUK JEP FILMIMET REALE TE PUBLIKUARA NGA “STOP” DHE “FIKS FARE” SE SI E KANE BLERE VOTEN PD DHE LSI, PO PUBLIKOJNE DISA PJANECE TE PAGUAR (BABALE 3) ??? 🤔

      DUKET QARTE QE NUK JENI TE INTERESUAR PER TE DEMASKUAR “MASAKREN ELEKTORALE” POR PER TE MBAJTUR LULUSHIN ME GAJRET.

      PRANDAJ SKENI BESUESHMERI SI PORTAL EDHE SI ANALISTE.

    2. Mos na hapni barkun me keshtu videosh, se dhe une ketej po bej nje video te them me ka dhene leke Boris jonhson.Nuk blihen 200.000 vota,se aq eshte diferenca me pd

  1. E paska hup per 20 mije lek Luli.
    Gjynof. Ta dijsha, ja kisha dhon.
    Me fakt, vet na rrejti. Na tha qe e kena te sigurt.
    Rradhes tjeter…pa merak.

  2. Njëri prej bashkëpunëtorëve të Fiksit hyri brenda kësaj zyre elektorale dhe në këmbim të votës iu premtua një vend pune për të bijën.

    Ai i tregon përfaqësuesit të PD-së se ka pesë familjarë që kanë të drejtë vote.

    Përfaqësuesi i PD-së i tregon se në atë zonë kandidon Albana Vokshi dhe shprehet i gatshëm ta ndihmojë kundrejt votave për PD-në, pasi siç shprehet ai fitorja e PD-së është e 1000 % sigurtë në 25 prill.

  3. Aktin e dyte te kesaj mizanskene bejeni mbasi ti keni futur nje dru mas qafe ketij debili dhe krijoni nje tjeter mzanskene me subjektin se si e masakruan rilindasit. Ne mbyllje nxirrni zagaret rruge me thirrjen:
    LIRI-DEMOKRACI

  4. Qe jane blere vota, ate e di edhe bufi. Qe eshte hedhur lek i papam, kete e di edhe cjapi. Qe eshte deformuar vota, kete e di dhe Yuri.

    Problemi eshte, se nuk behet fjale fare per ate qe shoket e Yurit e quajne “Democracy”. Tani e kuptoj se cfare heqin vendet e Amerikes Latine!

  5. Ky edhe tjerët si soji i këtij lekët e mara ishalla i shfrytëzon për medikamente për evladin a juve që hani mut në mbrojtje të ripjellës Corona ua pastroftë familjen nga kjo botë

  6. Ata blene vota ne Diner e Durres ne kohe normale (publikimet e Bildit) dhe jo ne kohe pandemie ( te mbyllur ne shtepi).Megjithate ne pergjimet e publikuara nga Bildi u fol pas disa muajsh kurse per keto zgjedhje po flitet menjehere pas tyre, mbas disa kohesh do degjojme cudira. Sa per te huajt ata dine gjithcka por ju intereson te kene njerez te shantazhueshem ne krye per te realizuar planet e tyre.

  7. Po kur thone qe beri gabim pd qe la bashkite. Por, po t’i kishte, cfare do bente? T’u thoshte te punesuarve te saj; shiko, sa veta jeni ne familje qe votoni, aq vota dua, ose dua kaq e aq vota, perndryshe e dini vete ju. Se pikerisht kete bene bashkite e ps.
    Qeverisemi nga mafioze. Votimet ketu nuk kane qene kurre te verteta. Nga keta tanet nuk cuditem, cuditem nga keto nderkombetaret qe na mbajne leksione e na japin receta por nga ana tjeter bejne naivin e syleshin dhe bashkepunojne me kriminelet. Si e tha ai do bashkepunojme ngushtesisht me qeverine rama. Zhgenjim i madh. Nje gje ama mos te harrojne se aty do ti kene edhe shqiptaret per azil edhe drogen per femijte e tyre.

  8. Megjithëse qeveria në qarkun Lezhë, ka ndërmarrë një aksion të gjerë investimesh, kryesisht në zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku secilit që i është prishur shtëpia do t’i ndërtohet falas, banorët e Bashkisë Kurbin dhanë 5 mijë vota më shumë për PD-në sesa për PS-në.

    E Mark Marku, mbrëmë në studion e Eni Vasilit, vetëm çirrej e bërtiste, ku thoshte se qeveria ka blerë vota nëpërmjet influences, duke u ndërtuar shtëpitë banorëve të Kurbinit.

    Po kur i ka blerë qeveria, atëherë përse ata votuan në shumicë për PD-në?Salihu i hedh helm shpellkareve dhe keta fillojne vjedhin vret te lapsi

  9. Aleanca për Ndryshim” ishte një “çetë” partish nanoskopike, që iu ngjitën si shushunja Partisë Demokratike, sepse, të vetme nuk përfaqësojnë asgjë—dhe nuk fitojnë asgjë. Parti të tilla ishin (dhe janë) Partia Republikane, Partia për Drejtësi dhe Integrim, Partia Agrare e Shqipërisë, Partia Lëvizja e Legalitetit, Lidhja Demokristiane, Partia Balli Kombëtar Shqiptar, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Aleanca Demokratike, Partia Demokracia e Re Europiane Shqiptare, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re, Aleanca e Maqedonsave për Integrim European, Ora e Shqipërisë, Partia Forca Albania!

    U lodhët duke i dëgjuar e mrat e tyre?

  10. Ju mos gjykoni kete te mjerin por gjykoni ata qe kane nxjere kete video si Sali Berisha,Andi Bushati dhe Shkullaku(qe Sander Frangaj tallte bythen me te tek Fevziu) ,shiheni se ne cfare niveli kane rene se me cfare miren.
    TURP

  11. Ky njeri te publikohet me emer e mbiemer dhe te arretohet e tregoje ne polici kush ja ka dhene leket. Fakti qe thote me makine policie dihet qe eshte nje babale se per keto shquhet PD . Me babale nuk vihet ne pushtet dhe as nuk justifikohet humbja. Ky person eshte paguar me nje shume parash per kwte video pasi i kane dhene 2 dopio raki se duket si flet.

  12. Diferenca mes PS dhe PD ishte 120.000 vota dhe flete votimi te pavlefshme ishin 90.000.Fiksojeni mire kete, dhe KQZ nuk e deklaroi kurre nr total te votuesve ne rang vendi. Vjen pak si era hile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu