• |
ide | kryesore

Drejtësia e re sekuestron pasuritë e tre ish-gjyqtarëve të lartë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Reagon SPAK, pas përfundimit të zgjedhjeve.

72 orë nga 25 prilli, ditën e sotme Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive të tre ish-gjyqtarëve të lartë.

Bëhet fjalë për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi.

Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK, bazuar në hetimet për fshehje pasurie ndaj tre ish-gjyqtarëve të lartë.

DETAJE nga SPAK: 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 7.5.2020 regjistroi procedimin penal nr.137 për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuar nga neni 257/a/2 të Kodit Penal.

Duke qënë se shtetasit Fatos Lulo (ish – gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese), Bashkim Dedja (ish – Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë), janë hetuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 257a/a/2 të Kodit Penal, dhe për këtë arsye në bazë të nenit 3/1, gërma (d), të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ata janë dhe subjekte të këtij ligji.

Nga hetimi penal i kryer, rezultuan të dhëna që këta subjekte kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesat përkatëse për sekuestrimin e pasurive në zotërim/pronësi të këtyre tre subjekteve.

I. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.7, datë 20.4.2021, vendosi:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

II. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, vendosi:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

III. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.10, datë 23.4.2021:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur, masën e sekuestros mbi pasuritë në pronësi/zotërim të shtetasit Shkëlzen Selimi, si vijon:

1. 1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi
2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 (pasuri e përbërë nga bashkim pasurish), e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.
3. 55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi



9 Comments

  1. Beni drejtesi ketej per t’i paguar harac amerikes !
    po nuk shkoi paraja te populli nuk ka rendesi kush e vjedh

  2. Beni drejtesi ketej per t’i paguar harac amerikes !
    po nuk shkoi paraja te populli nuk ka rendesi kush e vjedh …

  3. Po mirë po me ata të rënët nga fiku mereni!!!Po me këta që do rinë në fik dhe 4 vjet të tjera nuk do mereni apo sju a mban prapanica.Këta majë fikut e për 8 vjet kanë bo si e sa i ka dashë b…a e mendo për 4 vjet të ardhshme.Ata shkatërojnë Shqipërinë e ju mereni me ata që kanë pak të ardhura më shumë seç deklarojnë!!!Hajde drejtësi hajde!!!

  4. po or po se bashim dedja (nje i korruptuar) eshte fajtor per abuzimet nga 2017 e deri me sot

    kryehajduti i pare dhe i vetem i Shqiperise eshte RAMA

    peshku qelbet nga koka

  5. Kujtova se ka marë në hetim vjedhësit e votës!!!Këta meren me gjëra që pak i interesojnë shqiptarëve!!!

  6. Premtimet për lënie mandatesh si nga presidenti, ashtu dhe nga kandidatë të opozitës, duket se kanë qenë në modë gjatë fushatës së fundit.

    Rasti që po sjellim përket Grida Dumës e cila shprehet se: “Nëse PS dhe Veliaj merr 7% në Kavajë dhe Rrogozhinë, burrash e lë mandatin”.

    Mirëpo në 25 Prill, Partia Socialiste doli fituese në të dyja këto bashki. Në Kavajë PS mori 45,88% duke u renditur forcë e parë. Ndërsa në Rrogozhinë, 50.45%.Gimi shpellkari duro dhe do shikosh o shpellkare me rralle o trimi I salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *