• |
ide | kryesore

Gazetat gjermane: Zgjedhje me blerje votash, Rama mund ta çojë në rrënim vendin e tij

-Instant, Kryesore



Pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri gazetat gjermane i kushtojnë vëmendje fitores së Partisë Socialiste, problemeve me përdorimin e pushtetit në fushatë, por edhe dobësive të Partisë Demokratike.

Nën titullin “Edi Rama mund të vazhdojë të qeverisë” gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” thekson se Partia Socialiste ka arritur shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare dhe mund të qeverisë e vetme. Për Edi Ramën ky është mandati i tretë, shkruan SZ, por thekson se “zgjedhjet u shoqëruan, ashtu si edhe votimet e mëparshme, nga një përdorim i dukshëm masiv i burimeve të qeveritarëve dhe me gjasë edhe të blerjes së votës që është mjaft e përhapur.”

Süddeutsche Zeitung nënvizon, se një fitore me një shumicë të tillë ka ardhur me gjasë edhe përmes manovrave jolegale. “Vëzhgues ndërkombëtarë panë se si qeveritarë në fushatë zgjedhore ‘përdorën postet publike’, sipas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, PACE”, shkruan gazeta gjermane.

Lexo me tej:

Ortek shkrimesh në shtypin europian për skandalin që zbuloi Lapsi.al

Edhe gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Edi Rama triumfon për herë të tretë” shkruan se ish-piktori mbetet njeriu i fortë në Shqipëri, dhe se megjithë fitoren e qartë, ai ka humbur disi pushtet.

“Fitorja e zgjedhjeve është një fitore personale për Edi Ramën. Kreu i qeverisë në vitet e fundit i hoqi qafe shumicën e konkurrentëve të brendshëm dhe shpesh i zëvendësoi ata me njerëz besnikë, të panjohur si kandidatë.” Për analistin Volker Pabst, Edi Rama erdhi në pushtet si ish-piktor dhe basketbollist me shpresën për të luftuar korrupsionin dhe për të bërë reforma, por shumë pak ka mbetur nga kjo shpresë. “Partia e tij është e lidhur me sipërmarrës të fuqishëm, krimi i organizuar lulëzon.” Por sipas NZZ nga kjo gjendje pakënaqësie nuk përfitoi dot opozita, pasi Lulzim Basha nuk u pa si alternativë e vërtetë. “Basha ka pasur disa poste ministrore në qeverinë e parardhësit të kontestuar të Ramës, Sali Berisha. Përveç kësaj Partia Demokratike bëri gabime. Me bojkotimin e parlamentit ajo humbi prezencë. Programin e saj zgjedhor kjo parti e paraqiti vonë.”

“Edi Rama feston mandatin e tretë” e titullon gazeta gjermane “Taz” artikullin e saj duke vazhduar me ironi, se tani ai mund të vazhdojë ta çojë në rrënim edhe katër vjet vendin e tij. Sipas OSBE zgjedhjet u zhvilluan të qeta, shkruan taz. “Megjithatë blerja e votës mbetet problem në Shqipëri. Edhe pak para votimeve, më 24 prill u postuan video në Facebook, ku përkrahës të Partisë Socialiste shpërndanin para në zonën e varfër të Dibrës. Edhe me zgjedhjen e dytë të Edi Ramës në vitin 2017 ka pasur akuza të tilla.”

Kurse gazeta “Zeit” pasi thekson fitoren e socialistëve në zgjedhjet e 25 Prillit shkruan, se pjesëmarrja në zgjedhje u rrit krahasuar me vitin 2017. “Në parlamentin e ri ia doli të hyjë edhe Partia Socialdemokrate, PSD e sipërmarrësit të kontestuar, Tom Doshi. Me 2% të votave ajo arriti tre mandate. Partia përfitoi nga mosbalancimi rajonal i sistemit zgjedhor dhe fuqisë elektorale në qytetin verior, Shkodër.” /DW



27 Comments

  1. Ky shkrim eshte botuar nje here me 2017. Do te botohet edhe me 2025.
    Ka mundesi te botohet edhe me 2029.
    Prandaj titullin vereni keshtu:
    Ja cfare do te shkruajne gazetat gjermane ne vitin 2029. Zgjedhje me blerje votash, Rama do ta coje vendin per here te peste drejt rrenimit.

  2. Pirdh pirdh o Bushat se lirohesh .
    Je bere i merzitshem , perserites, manipulues si gjithmone , si nje femije inatci , kokforte dhe i llastuar si gjithmone.
    Je shume i parashikueshem ( mjafton te lexosh titullin dhe e kupton se cfare shkruan dhe ku do te dalesh) .
    Bushat ndrysho !!!!

  3. ajo dihet
    kuptohet me ke kemi te bejme : njerez qe pa pushtet ndihen askushi
    balla psiqiku
    pjelle komunistash

  4. ajo dihet
    kuptohet me ke kemi te bejme : njerez qe pa pushtet ndihen askushi
    balla psiqiku
    pjelle komunistash …

  5. Shpar lexova nje artikull per numrin e votave te marre nga hasalla dhe balla ne elbasan . Po e ndjek me kureshtje ecurine e hasalles ne elbasan dhe te rakipit ne tirane . Une e mirkuptoj qe balla ja merr rames por ajo qe me bene shume pershtypje eshte se hasalla pa qene nje dite tek rilindja merrka mbi 10 mije vota dhe zika vendin e katert?Nese edhe rakipi merr te tilla vota ne tirane , kjo verteton me se miri qe mafia dhe krimi kane futur duart ne keto zgjedhje . Pse????? pasi pyeta , me thane se njeri eshte dhenderri dhe tjetri djali i qifes . ky eshte nje turp i madh . kjo verteton se keto zgjedhje i ka organizuar mafia mavi se bashku me krimin. Po qe e vertete , ateher
    TURP
    TURP
    TURP

    1. HAHAHAHAAAAAAAAAAAAAA ….. PO E NDIQJA LAIVE . KY RAKIPI QEKA 1 DERI TANI NE VORE KA MARR 675 VOTA NE 7 KUTI TE HAPURA . GJITHE TE TJERET JANE DYSHIFROR DHE SE BASHKU NUK E ARRIJEN KETE SUMÇE . ÇA BOHET KSHU? KY SKA LIDHJE ME PARTINE DHE MERRKA KAQ VOTA APO JANE VOTAT E KRIMIT DHE MAFIES?
      PIRDHI NETE KESJ PUNE
      BONI VALIXHET GATI DHE MBATHJANI

  6. Keta fisqirat kane 8 vjet qe luajne filma me jetet tona. Rama i ka blere me media shqiptare me te huajte. Keta te na e kursejne hapjen e barkut qe vjen VETEM prej tyre.

  7. jepe dhe ate lajmin e departamentit te shtetit o bushat ,dhe qendrimet e qeverive nuk janecqendrimet e gazetave qe te pelqejne ty or mik ….deshtak

  8. Pse ka ndonjë dyshim që sjanë vjedhë votat!!Si u vodhën në 2017 u vodhën dhe tani.Ujku(Rama)qimen ndron po zakonin nuk e harron.

  9. Edhe sikur te mos jetosh ne Shqiperi dhe te mos dish shume per te, mjafton te hapesh websiten e KQZ qe te kuptosh masakren elektorale qe ka ndodhur. Mjafton te shikosh qe parashikimi i Rames per 74-78 mandate eshte realizuar plotesisht (77 mandate se bashku me PSD) per te kuptuar se cdo gje ka qene e parapergatitur nga patronazhistet. Per ate qe e ndjek nga afer politiken shqiptare dhe qe lexon sadopak shtypin, cdo gje eshte e qarte. Nese Rama ne fushate tha qe do marrim 74-78 mandate, asnjehere nuk foli per integrimin e Shqiperise ne BE. Pseja eshte e qarte. Ai e dinte masakren elektorale dhe e dinte qe do merrej vesh kjo gje. Nje nga kushtet e BE eshte per zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Pastaj rreth 83 mije vota te pavlefshme duhen kontrolluar nje per nje. Ka shume qe jane bere te pavlefshme me qellim gjate numerimit dhe nuk do jene te besueshme nese shumica e ketyre votave i perkasin PD dhe LSI. PSD zevendeson PDIU e para kater viteve, ka pare kush se ku i ka zyrat PSD, apo nje program te kesaj partie, apo nje dalje ne fushate te kesaj partije? Pyeteni kandidatet e partise ne fjale qe njihen me emra se cilat jane parimet e socialdemokracise a do dine t’ju japin pergjigje. Nga ana tjeter, per te gjithe ata qe jane kunder Bashes duhet qe perpara se te flasin, te mendohen dhe te shpjegojne se pse nuk e sulmuan Bashen ne 2017 kur ai do duhej te ikte me turravrap? Basha ka faje dhe fajet e ketij ne keto zgjedhje jane dy. Se pari e personalizoi shume fushaten dhe se dyti qe eshte me e rendesishmja nuk arriti te binde njerezit qe te mos e shesin voten. Por ata qe e kritikojne per mosruajtjen e votes, duhet qe me pare te shpjegojne se cfare kane bere ata vete per te ruajtur voten. Basha ka faj edhe tani, pas zgjedhjeve sepse nuk po mban nje qendrim te prere, por po fshihet prapa frazave ambigue duke iu nenshtruar vullnetit te te huajve, por nese do njohe zgjedhjet, atehere duhet larguar.

    1. Më pëlqeu komentu i orës 10.42 se është ndër të paktët që bën një analizë llogjike të ngjarjeve konkrete.
      Mendoj ndryshe sa i takon kritikave për Bashën që bëhet fajtor për humbjen e zgjedhjeve, gjithnjë me ate pyetjen çarmatosëse të shprehjes popullore :
      Po ai që vodhi lopën nuk paska faj ?
      Është plotësisht e vërtetë që jo vetëm Basha, por edhe drejtuesit e partive të koalicionit opozitar, edhe LSI, e ushqyen në publik personalizimin e tij si lider i opozitës.
      Por të mos harojmë se Basha vetë, gjatë këtyre 8 viteve , ishte vnë midis dy zjarresh të fuqishme propogandistike që synonin ta zhvlerësonin.
      Nga njera anë Rama që nuk e haronte humbjen e tij në ndeshjen me Bashën për bashkinë e Tiranës, ndonëse bënte sikur e vlerësonte si “djalë i mirë” , bëri gjithshka ishte e mundur që ta zjvlerësonte ate si një person kukull të Berishës.
      Më keq akoma vepruan disa politikanë të vjetër karrieristë e cmirëzij të PD.
      Ata për 8 vite rrjesht u shfrytëzuan nga mediat e kapura nga Rama, që të demonizonin Bashën , duke pretenduar se sejcili prej tyre do ta udhëhiqte më mirë opozitën.
      Pamvarësisht se kjo opozitë humbi, votat e saj u shtuan shumë e u pa që këto partiçkat e vogla , dukshëm të krijuara për të ndihmuar Ramën në aventurën e tij dështuan tërësisht pasi nuk fituan asnjë mandat deputet

  10. USA njofi zgjedhjet legjitime so dhe uroj Ramen,per te tjera gazeta fshirse bythe nuk i behet kujt vone vetem kones se Sali Ram Vicidoli ,Andi Bythati

  11. Po ndërsa në selinë e PD-së ka nisur të konsumohet tragjedia, në selinë e LSI-së po konsumohet tragjikomedi. Partia që ka perceptimin më negativ publik sa i përket tjetërsimit të votës, ajo mbi të cilën janë ndërtuar edhe barsoleta lidhur me përdorimin e pushtetit në administratë dhe parave publike e private në zgjedhje, ajo që këto zgjedhje ka denoncimet më të shumta të shit-blerjes së votës, me zë dhe figurë, akuzon për vjedhje vote qeverinë nga i pari tek i fundit, akuzon jo vetëm PS, por edhe PD se i kanë blerë, marrë, hequr votat në numërim në disa qarqe. Monika Kryemadhi foli edhe ajo për errësirën, dritën, diellin, por në ndryshim nga Lulzim Basha të paktën kërkoi ndjesë për lënien e mandateve.byrektore vazhdoni hani mut se tani nuk keni pune tjeter o shpellkare rrace e poshter

  12. Njëri prej bashkëpunëtorëve të Fiksit hyri brenda kësaj zyre elektorale dhe në këmbim të votës iu premtua një vend pune për të bijën.

    Ai i tregon përfaqësuesit të PD-së se ka pesë familjarë që kanë të drejtë vote.

    Përfaqësuesi i PD-së i tregon se në atë zonë kandidon Albana Vokshi dhe shprehet i gatshëm ta ndihmojë kundrejt votave për PD-në, pasi siç shprehet ai fitorja e PD-së është e 1000 % sigurtë në 25 prill.nje fakt me figure e ze,ka dhe të tjera o shpellkare te salihut

  13. Respekte per politiken e zotit Basha dhe fushaten e tij cilesore.Ai nuk duhet te japi doreheqjen por duhet te udheheqi PD dhe me patjeter qe ai mund ti fitoje zgjedhjet.Vetem komunistat nuk arrijne ta kuptojne kete realitet.

    1. ik o te qifsha militantin e karit . me menjet tate ne edhe 20 ne opozit do jemi
      humbe ik
      kjo duhet te behet aksiom

  14. Kush perkrah te degjeneruarin gerdall te Surrelit eshte me i degjeneruar me hajdut, me plere se plerat prandaj kujdes kur shkruani o familje shkredhyer o parazit qe mendjen e keni tek partia???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *