• |
ide | kryesore

Josa eksperimenton: pa Demirin, por me Lulajn, kundër Teutës debuton Tabaku

-Instant, Sport



Shtatë pikë nga zona playout e dhjetë nga Tirana e vendit të pestë për Kukësin, shtatë javët e mbetura të Superiores janë një vegjetim pa objektiv në pritje të përfundimit të një sezoni, që u mendua krejt ndryshe në fillim, por përfundoi si mos më keq. E megjithatë, pikërisht kur përballë do të ketë Teutën, Blutë kanë dilemat e tyre mbi atë cfarë do të bëjnë deri në fund të kampionatit. Josa natyrisht kërkon ti japë skuadrës stabilitet, besueshmëri e bashkë me këtë edhe rezultat, për të mos qenë pjesë e një renditje të paprecedentë për herë të parë që kur Kukësi luan në Superiore. Në anën tjetër, si strategji e klubit, por edhe nevojë për të zbuluar lojtarë premtues, tekniku është i tentuar ti japë minuta loje të rinjve, një prej të cilëve mund të bëjë debutimin pikërisht kundër durrsakëve. Serxhio Tabaku, sulmuesi i datëlindjes 2000, mund të ketë minutat e tij në fushë, si zëvendësues Gashin, duke parë gjithnjë mbarëvajtjen e ndeshjes.

Për formacionin anti-Teuta, Josa nuk do të ketë Demirin, që ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Për fatin e teknikut, rikthehet nga skualifikimi Lulaj, që do të luajë për një fanellë me Kurdic, që ditën e fundit nuk është stërvitur duke ndjerë një lodhje muskulare. Baravyskas, Bytyci e Kotobelli do të plotësojnë repartin para Tafës. Mesfushë me tre, ku Limaj Taipi e Mate nuk kanë rivalë, ndërsa përpara Gashi e Ibraimi do të mbështesin Eze, në kërkim të një fitore pas dy humbjeve që kanë tendosur atmosferën në klubin veri lindor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *