• |
ide | kryesore

Kryemadhi pranon humbjen: I uroj fitoren oligarkëve, bandave dhe Vuçiçit për sondazhet e sakta

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kryemadhi ka pranuar humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke uruar oligarkët, bandat dhe Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta. Kryemadhi nuk e ka pranuar përgjegjësinë e humbjes,  dhe tha se ato do të vijojnë betejën e tyre. Liderja e LSI-së tha se numëruesit e LSI do të vijojnë betejën deri në fund për të legjitimuar të gjitha grabitjet e votave të LSI. Kryemadhi tha se ato janë si Feniksi dhe se nga hiri i tyre do të ripërtërihen.

Kryemadhi thotë se nga 81 mojë vota të pavlefshme, 70% ishin të LSI. Ajo theksoi se gabimi i tyre ishte djegia e mandateve dhe dalja nga zgjedhjet lokale.

“Dua të uoj fitoren e oligarkëve dhe bandave, në zgjedhjet që kaluam. Uroj Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për zgjehdjet në Shqipëri. Dua të falenderoj 107 mijë votuesit e vlefshëm që i dhanë votën LSI-së dhe 81 mijë që më shumë se 70 % janë të LSI-së. Ky është një falënderim për të gjithë burrat e gratë që nuk u trembën nga kërcënimet, Politika mediatike oligarkike nuk u tërhoq që ne për dy vite ku ne patëm disa strategji të gabuara, siç ishin djegia e mandateve mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale. Koha dhe ky rezultat tregoi se shqetësimi i presidentit të republikës ishte i drejtë që na çoji në këtë gjendje që jemi sot, në emër të LSI-së dhe timin personalisht nuk solli gjë tjetër vetëm fitoren e zgjedhjeve nga bandat e krimit dhe oligarkët. LSI e gjetur përballë një udhëkryqi të madh, që u dha më shumë hapësirë bandave të krimit dhe olikarkëve dhe mediave të kapura nga oligarkët për të abuzuar me çdo besim të qytetarëve”, tha ajo.



9 Comments

  1. LSI-ja humbi sepse pas 2017 kur Rama fitoi i vetem njerezit kuptuan qe LSI-ja nuk eshte me kingmaker dhe keshtu ra dhe e vetmja arsye pse njerezit votonin LSI-ne nga 2009 e tutje. Jo se ka ndonje peshe tek vota por ti je nder njerezit me koficentin e inteligjences me te ulet ne politiken shqiptare. Nuk te njihja fare me thene te drejten por te ndoqa njehere tek Fevziu per punen e incerneratoreve dhe ishte shfaqja me e deshperuar e paaftesise mendore qe kam pare. Njeriu pyet nese e ke mbaruar gjimnazin.

  2. Nje mut eshte Monika dhe Basha nuk menduan as per opoziten e jo me per shqipetaret e kishin mendjen vetem tek karriget po strategji.

  3. Gabimi juaj nuk ishte pse dogjet mandatet por pse nuk i vajtet deri ne fund ” luftes” . O mbanit mandatet e rrinit ne parlament duke pranuar abuzimin e mavive , ose digjnit mandatet dhe vazdonit luften me protesta masive deri ne rrezimin e sekstit mavi . Ju zgjodhet te dyten dhe bete shume mire , por zbatuat vetem gjysmen e pare te saj . Ketu qendron edhe gabimi juaj . Gabimi tjeter i juaji ishte se kerkuat rrotacion pa bere reforma , kerkuat pushtet me po ato fytyra , kerkuat pushtet pa dhene besim , kerkuat pushtet pa bere ndryshime rrenjesore , sepse kujtuat dhe deshet qe edhe ju neser ne pushtet te abuzonit si me pare .
    Tani keni mundesine e art , qe duke mos njohur zgjedhjet te perfundoni ate gabim qe duhet ta kishit perfunduar dy vjet me pare . Te jeni te vendosur dhe ti shkoni deri ne fund protestave se ndryshe sekti mavi dhe miku me i mire i tyre , oligarku krimi dhe krimineli , do behen te pathyeshem dhe do ti kemi mbi krye kushedi edhe sesa dekada te tjera . Njekohesisht dhe paralelisht me protestat te propozohen edhe ndryshimet e domosdoshme ne kodin zgjedhor , ate kushtetues si dhe shume reforma te tjera te domosdoshme dhe sidomos te vihen dhe te luhet me rregulla te qarta loje ku te fitoj e mira mbi te keqen dhe jo anasjelltas . Me pak fjale , te miren ta ngrejme ne pjedestal dhe te keqen ta varrosim pergjithmone . Nuk duam me sundues por udheqesa , duam drejtesi , duam respekt . Duam gjithçka qe na eshte grabitur nga ju politikanet , duam qe ju te leshoni pushtet duke ja deleguar ate sovranit .
    O sot o kurre . Me mire nje dite si luan sesa njeqind vjet si dele .

    1. Jam dakord me analizën tënde, por këta nuk e lanë vetë luftën për gjysëm, por u detyruan nga të huajt, sidomos nga Mathew Palmer, sorrosiani i departamentit të shtetit të SHBA, që i kërcënoi se do t’i deklaronte organizata terroriste dhe këta u tërhoqën, nëse të kujtohet.

      Kuptohet këta duhet ta kishin kuptuar më mirë situatën ndërkombëtare dhe lidhjet okulte te satanikeve Rama, Sorros, Palmer, etj dhe të mos dorëzoheshin. Gjithashtu ketu mos të diskutojmë rolin tradhtar te Bashes.

      Gjërat janë më të ndërlikuara se ç’duken nga poshtë. Ilir Meta është presidenti më trim i joni, pavarsisht mëkateve që ka.

  4. O Mona vertet prisje ti, te vije ne pushtet?!
    Me ke do vije, me Peco Vasilin, me Luan Ramen bixhozciun, apo me Ilir Meten e cartur.
    Ju jeni ku therret qameti. Jeni akoma me delir. Zbrisni me kembe ne toke, se jeni te marr fund.
    Mos u krahasoni me Ramen se ju ka buke e djath.

  5. Une e shikoj pozitiv faktin qe kjo po pranon humbjen, eshte hap perpara.
    Ben diferencen krahasuar me Bashen, i cili ishte lideri i Opozites dhe vashdon e thote se i ka fitu zgjedhjet, dhe nuk do largohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *