• |
ide | kryesore

Kurti uron Ramën për fitoren: Institucionet të sqarojnë paqartësitë, askujt të mos i preket vota

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka mbërritur edhe urimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për fitoren e Edi Ramës në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës. Në një postim në rrjetet sociale Kurti thotë se tashmë duhet të shihet përpara për të rritur bashkëpunimin.

“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare.

Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese. Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku” – shkruan Kurti. ©LAPSI.al



7 Comments

    1. Urim sa per protokoll. Nuk besoj se Kurti eshte i lumtur qe iu shtua nje kundershtar me shume. Do shohim ngjarjet ne vijim.

  1. Po ky trapi na jep mend dhe kerkon llogari sikur e pjerdh ndonjeri.
    Kurt rri urte se ne Shqiperi je kot fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *