• |
ide | kryesore

Meta: Më 24 korrik 2022 rikthehem në LSI

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur Kryemadhit duke i dhënë fjalën se pasi të mbarojë mandatin e tij do rikthehet në LSI të marrë kartën e anëtarësisë.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi thotë se Meta e vlerëson fushatën e LSI dhe 110 mijë votuesve të saj.

Po ashtu ai vë në pah se Meta është i keqardhur për tjetërsimin e votave të 25 prillit, por sipas tij kjo ishte e pritshme.

Kryemadhi në deklaratën e mëparshme për shtyp i kërkoi falje Metës për djegien e mandateve, duke rezultuar strategji e gabuar nga opozita.

STATUS NGA TEDI BLUSHI

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve.

Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore.

Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor.

Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve. ??



14 Comments

  1. Po sikur the zotrote qe do jepje doreheqjen me 26 prill po fitoj rilindo-oligarkia apo ke frik se te rrasin k….. e te plasin tek 313 !

  2. Kete lloj simulakre epistolare qe njeriu pret ta gjeje ne nje pavion psikiatrie e gjen edhe ne politike. Rama i shkruan letra vetes, ndersa ky mundohet te qetesoje gruan e deshperuar duke i shkruar publikisht me parashtesen protokollare te presidentit.

  3. Prova se drejtesia e re eshte vertet e reformuar nuk eshte sekuestrimi i pasurise se ca

    gjyqtareve te rene nga fiku, por e skuestrimit te serverave te partise socialiste ku mbahen te

    dhenat personale te 910 mije qytetareve te Tiranes dhe e spiun-patronazhisteve te tyre e

    qe sherbyen si harte ushtarake e sulmit kriminal ndaj votes se qytetareve e deshires se tyre

    per ndryshim

  4. Fshihu vella aty ne presidence, se dite jo te mira vijne per ty. Bien kembanat. Leri llafet per doreheqje se po te presin me hellin ndezur. Merr ca skrapallinj me sfurqe e sepata te te bejne rroje.

  5. Aman o Rama … me fal.
    Nuk kisha asgje personale me ty, po ja qe keto te spakut sikur po me afrohen dale nga dale.
    Ku i dihet se si do jene punet ne burgun e Peqinit kur te shkoj une aty ?
    Kam degjuar se atje te perdhunojne fort.

  6. Premtimet për lënie mandatesh si nga presidenti, ashtu dhe nga kandidatë të opozitës, duket se kanë qenë në modë gjatë fushatës së fundit.

    Rasti që po sjellim përket Grida Dumës e cila shprehet se: “Nëse PS dhe Veliaj merr 7% në Kavajë dhe Rrogozhinë, burrash e lë mandatin”.

    Mirëpo në 25 Prill, Partia Socialiste doli fituese në të dyja këto bashki. Në Kavajë PS mori 45,88% duke u renditur forcë e parë. Ndërsa në Rrogozhinë, 50.45%.

  7. Nuk besoj se Kimetja do te ta fali “trimerine” qe tregove ke Qimi. Ik largohu se u beri gazi botes dhe ti je nje nga shkaktaret qe opozita humbi zgjedhjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *