• |
ide | kryesore

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Varianti indian i koronavirusit është zbuluar në 17 vende

-Instant, Lajme, Planet



Varianti indian i virusit Covid-19 është zbuluar në të paktën 17 vende në botë. Ky është zbulimi i fundit Organizata Botërore e Shëndetësisë, në buletinin e saj javor mbi pandeminë. Mutacioni i virusit që po gjunjëzon Indinë dhe deri më tani të panjohur, i quajtur ndryshe varianti B.1.617, është zbuluar në mbi 1 200 sekuenca të ngarkuara në bazën e të dhënave ndërkombëtare Gisaid, tregon OBSH. Vendet ku është zbuluar më shpesh janë India, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Singapori, por edhe në Belgjikë, Zvicër, Greqi dhe Itali.

Varianti B.1.617, i cili ka një numër të “nënvarianteve” deri më tani është klasifikuar si një mutacion “me interes”, por ende jo “shqetësues”, i cili do ta etiketonte atë si më të rrezikshëm se virusi origjinal, pasi është më ngjitës, më vdekjeprurës, ose rezistent ndaj vaksinave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *