• |
ide | kryesore

Rezultatet/ Monika Kryemadhi shpall fillimin e sulmit ndaj Bashës

-Instant, Kryesore, Lajme



Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka qenë sot tejet e ashpër me aleatin e saj Lulzim Basha kur ka dalë të bëjë komentin e fushatës që sapo u mbyll. Ajo ka renditur si një nga shkaqet e humbjes vendimin për të djegur mandatet dhe për të bojkotuar zgjedhjet lokale. Por Kryemadhi nuk është mjaftuar me këtë tezë, që nuk është as e para as e fundit që e artikulon në publik. Ajo ka shkuar edhe më tej duke drejtuar gishtin direkt nga Basha. Kryetarja e LSI-së i ka quajtur këto vendime “si një strategji e qëllimshme për t’i dhënë të gjitha pushtetet, Edi Ramës, oligarkëve”.

Lexo më tej:

Andi Bushati:Dy grupe armiqësore brenda lëvizjes “Basha IK”  

Po kush e mori vendimin për djegien e mandateve? Natyrisht që Lulzim Basha. Dhe sipas Kryemadhit i bie që paskësh qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë kreu i PD që i ka lënë në duar pushtetin Ramës dhe oligarkëve duke prodhuar për rrjedhim edhe mandatin e tretë të Rilindjes.

Por kjo deklaratë nuk është thjeshtë një rrufe në qiell të pastër. Të martën në darkë, kur i është kërkuar selisë së LSI-së që të reagojë në emisionet politike të mbrëmjes ndaj deklaratës së kreut demokrat, ajo ka dërguar zyrtarisht një video që u ka kërkuar të shfaqet. Në këtë video ka një pasazh nga filmi Skënderbeu, ku aludohet se si tradhëtari Hamza Kastrioti i tregoi rrugën turqve drejt kështjellës.

Paralelizmi është i qartë: Basha është ai që bashkëpunoi me Ramën për tkurrjen e LSI-së. Këtë dyshim e shton më fort edhe fakti se sot në daljen e saj publike Kryemadhi u kujdes që ta citojë këtë video, e cila trajton subjektin se LSI do ringrihet mbi hirin e saj si feniksi, pavarësisht tradhëtisë së Hamza Kastriotit.

Nuk dihet se sa bazë kanë akuzat apo aludimet e Kryemadhit, sesa qendrojnë akuzat se pas djegies së mandateve qëndronte një strategji për t’i dhënë pushtetet oligarkëve dhe Ramës dhe as se si i tregoi Basha atij rrugën për të dëmtuar LSI-në. Këto akuza duhen provuar. Por ama nga ana tjetër ne do të mësojmë më shumë për to, nga mënyra se si do të sillet Basha, sa do të reagojë ai ndaj vjedhjes masive të votës apo ndaj ftesave për bashkëpunim që i vijnë nga kryeministri.

©Lapsi.al



24 Comments

  1. Basha duhet te jap doreheqjen dhe te ngrihet nje shtab per drejtimin e protestave deri ne vendosjen e drejtesise.
    Keto zgjedhje nuk jane vjedhur por grabitur me dhune e marifete .

  2. humbes te vegjel komplet
    dri dje trumbetonin fitoren e madhe
    thonin madje qe edhe me dnryshimet qe u kryen prape do fitonin dhe se sdo e ndihmoninn ramen
    se shqiperia do fitonte
    dhe u katandisen si legena qe dalin pa pike turpi dhe bejne fjalime qesharake se si u vodhen nga edi rama te cilat si besojne as vete se deri ne gjysme te dites na thonin prisni kutite se do kthehet rzultati ,se po numeroheshin kutite qe dont edi rama (edhe pse ka procedure ne fakt )
    ai rushaj doli dhe tha qe do kishte surpriza te pakendhsme per ramen kur te mbaronte numerimi
    pasi pane qe asgje nuk dooli u ktheyn neper strofullat e tyre dhe shkruajten fjalime te nje femije ne klase te gjashte ku i binin kembes qe i kishin vjedhur dhe pike …qesharake komplet
    thene keto me siper nga nje person qe si plas fare as per ramen as per salen as per monen dhe ulin se sjeton fare aty e sk fare interesa ter asnje natyre ,ky ehste fati i keq i shqiptareve kjo klase politike qe shet interesin e vet personal per patriotizem dhe se ju do te miren njerezve ,pranoni ate qe tha populli dhe lufotni per zgjedhjet e tjera kur te vijne nese keni nje fije europianizmi ne venat tuaja o turq te dashur ………vend plot em legena

  3. Mos e kerko fajin vetem tek z,Basha , ai ka te tijat dhe ti ke te tuat , pergjegjesia eshte individuale . Çdo berr varet nga kembet e veta . Mos fajso asnje tjeter , por ne radhe te pare gjeje gabinin tek vetja , mos u justifiko por vepro .
    Gabimi juaj nuk ishte pse dogjet mandatet e dolet nga parlamenti por pse nuk i vajtet deri ne fund ” luftes” .
    O mbanit mandatet e rrinit ne parlament duke pranuar abuzimin e mavive , ose digjnit mandatet dhe vazdonit luften me protesta masive deri ne rrezimin e sekstit mavi . Ju zgjodhet te dyten dhe bete shume mire , por zbatuat vetem gjysmen e pare te saj . Ketu qendron edhe gabimi juaj . Gabimi tjeter i juaji ishte se kerkuat rrotacion pa bere reforma , kerkuat pushtet me po ato fytyra , kerkuat pushtet pa dhene besim , kerkuat pushtet pa bere ndryshime rrenjesore , sepse kujtuat dhe deshet qe edhe ju neser ne pushtet te abuzonit si me pare .
    Tani keni mundesine e art , qe duke mos njohur zgjedhjet te perfundoni ate gabim qe duhet ta kishit perfunduar dy vjet me pare . Te jeni te vendosur dhe ti shkoni deri ne fund protestave se ndryshe sekti mavi dhe miku me i mire i tyre , oligarku krimi dhe krimineli , do behen te pathyeshem dhe do ti kemi mbi krye kushedi edhe sesa dekada te tjera . Njekohesisht dhe paralelisht me protestat te propozohen edhe ndryshimet e domosdoshme ne kodin zgjedhor , ate kushtetues si dhe shume reforma te tjera te domosdoshme dhe sidomos te vihen dhe te luhet me rregulla te qarta loje ku te fitoj e mira mbi te keqen dhe jo anasjelltas . Me pak fjale , te miren ta ngrejme ne pjedestal dhe te keqen ta varrosim pergjithmone . Nuk duam me sundues por udheqesa , duam drejtesi , duam respekt . Duam gjithçka qe na eshte grabitur nga ju politikanet , duam qe ju te leshoni pushtet duke ja deleguar ate sovranit .
    O sot o kurre . Me mire nje dite si luan sesa njeqind vjet si dele .

    1. Duke ditur se lakrorit te gatuar nga sekti mavi po i hiqen petet dhe fajtor jane si ridhjerja dhe si basha . Une kam frike tek krijimi i nje qeverie me baze te gjere qe do ti vinte mutit qershine persiper.
      nese bejne dhe kete atehere revolucioni eshte i pashmangshem.

  4. Populli i qelbistanit quhet gjindje, zhgerryer ne tallava bythqirash dhe cingijesh plot ulerima o sa mire me qen shqiptar.

  5. Pra është faji i Lulit që Rama ua bleu të gjithë brokerat e votave LSI-së? Që nga Koka në Durrës, Xhuvani në Elbasan, Naco në Berat e kshu me rradhë.

    Eshtë në sinkron me Metën, po dërgojnë sinjale rilindjes se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të. Videomesazhi i Metës se pranon zgjedhjet dhe deklarata e Monikës se faji është i Lulit.

    Tani o u vodhën zgjedhjet o nuk vodhën, të dyja nuk mund të rrinë.
    Nuk mund të thuash se faji që u vodhën zgjedhjet është se dolën nga parlamenti, kur nga parlamenti dolën se u provua me dosjet e Dibrës dhe Durrësit ishte bërë baterdi me vjedhjen e votave.

  6. Pra dikur fajin e ka Saliu tani fajin e ka Luli!!!Po me gjithë mend e ka kjo!!!!Të detyroi me zor mi zonjë apo siç ke deklaruar e bëtë në bashkëveprim.Zgjedhjet i humbe ti se the do mar 30 deputetë e ça more 4!!!U blenë gjith shokët e tu të armëve me para dhe gjithë votusit tuaj.Bë një llogari të thjeshtë se vota ke humbur!!!Kështu mos ja shkarko fajin Bashës po shiko ato të tuat.

  7. Kjo po thot tani qe vjedhjen na e beri basha. Se ai na mori 11 mandate qe i kishte lsi. Pra vjedhjet e zgjedhjeve i paska ber pd.

  8. Po kjo biba cfare kerkon?!
    Cfare perfaqeson kjo, ke frymezon?!
    Cfare ju duket vetja ketyre?!
    Familja kesaj eshte llumi i kesaj shoqerie.
    E kerkon te Lul Basha problemin, kur ka nje kokeloqe burre.

  9. do ndjekim shembullin e vendeve me demokraci te “zhvilluara ” ku Amerikanet mbajten ne pushtet per shume e shume vite individe qe percillnin inteesin e tyre jo vetem ne vendin e tyre por edhe ne vendet e rajonit me vjen ndermend Hosni Mubarak ne egjipt apo ne ndonje vend tjeter … Nuk e di a do kete deri ne fund fatin e Mobarakut . ndjesha mire per ju….

  10. Basha Po te arrinte te vidhte vota i vidhte per veten e tij e jo te vidhte votat e Monikes.
    Monika eshte grua ordinere nuk ben per politike.

  11. Fajin e ka Presidenti qe naten e ke burre dhe ne mengjez e ke opozitar.
    Qe Luli ka qene nje palluqe dhe i paafte kjo dihej por ju nuk qete te zote ta hiqnit kete qull nga koka e PD.
    Behuni gati te hyni ne burg.
    Jane 300 milione euro qe zvicra dergoi letrat ne Shqiperi.
    Amerika e di kete superhajdut.

  12. BASHA & MONIKA DOREHEQJE SI KRYETARE TE PARTIVE RESPEKTIVE. ILIR META DOREHEQJE SI PRESIDENT BERISHA TE DOREZOJE MANDATIN SI DOSHI QE OPOZITA TE FILLOJE TE MARRI FRYME. 4 VJET KALOJNE SHPEJT DHE RAMA SKA TURP ME FITU PRAP.

  13. Lajeni mire gojen kur flisni per zonjen Kryemadhi mor qelbesira funderrina.Hamzai eshte ne pjesen e historis dhe videos .Rama ik,Basha rri ,Zonja Kryemadhi rri.fitore.

  14. Deri dje pd-istat. Ben be per koken e kesaj dhe presidentit. Tani kan dal thikat e jan gati ti pin gjakun. Po si mor idiota shikonit bashkjetes me nje idote te deklaruar dhe me nje hajdut te kapur mat.
    Keto jan gabimet tuaja, dhe gabimet paguhen. Tani eshte koha te reflektoni, e jo te nxirrni pretekse.

  15. Per inat te atyre qe nuk na duan, dhe qajne se u humbi karrikjà nga bytha, bej nje qeveri me Ramen.Kjo eshte ne te mire te Shqiperise dhe tones.Kemi 8 vjet qe endemi rrugeve pa pune.Keshtu qe edhe mund te punesohemi se nuk durohet me.Le te shajne ne fillim keta te LSI., pune.e madhe.Kjo tek ne zgjat vetem 3 dite., pastaj harohet.Ata e kane bere vete 2 here, pse mos ta bejme ne njehere.

  16. Po kjo sikur do merrte 40 mandate prandaj doli me luste te veçante. Tani mbylle gpjen moj buce se dogje shume njerez te mire me budalliqet e tua!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *