• |
ide | kryesore

Ristani: Basha bëri gabime të përsëritura, duhet të tërhiqet

-Instant, Lajme, Të fundit



Arben Ristani ka komentuar humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. Ristani ka bërë përgjegjës kreun e demokratëve Lulzim Bashën për këtë humbje.

Në një shënim në rrjetet sociale, Ristani shkruan se humbja erdhi sepse Basha bëri gabime të njohura dhe të persëritura.

Gjithashtu ai shton se kur humb zgjedhjet duhet të tërhiqesh. “Kur humb zgjedhjet në mënyrë të përsëritur, tërhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partinë të rimëkëmbet”, thekson ai.

Deklarata e plotë:

PD humbi ne keto zgjedhje.

Demokratet jane krenare se kane duruar me dinjitet nje opozite te veshtire 8 vjecare.

Kane zhvilluar me vitalitet nje beteje te forte opozitare.

Garuan dhe menaxhuan nje proces zgjedhor nga i cili, pavarsisht se nuk fituan, treguan se PD eshte parti e madhe, e dashur dhe e mbeshtetur fuqishem nga shqiptaret.

Kjo humbje do te thote edhe 4 vjet te tjera opozite.

Manipulimet zgjedhore te kundershtarit do kene me siguri pasoja ligjore, por beteja kunder tyre nuk e ndryshon faktin se tashme, ka filluar nje 4 vjecar tjeter opozite.

Eshte momenti dhe kemi nevoje per reflektim.

Lulzim Basha qe na udhehoqi dy here ne humbje te pushtetit qendror dhe atij lokal, nuk ka asnje shans qe heren e trete, te na udheheqe ne fitore.

Humbja erdhi sepse ai beri gabime tashme te njohura dhe te perseritura,  ne menyren se si drejtoi opoziten dhe per me teper, nuk i bindi shqiptaret, se ai do te ishte per ta kryeministri i duhur.

Politika eshte moral.

Mbi te gjitha te ky moral eshte bazuar edhe tradita e PD.

Kur humb zgjedhjet ne menyre te perseritur, terhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partine te rimekembet.

Keshtu mendoj se duhet te ishte nje sjellje me moral ne nje parti demokratike dinjitoze.

Ndryshe vazhdon e mban dyqan per perfitime personale.

 

 



11 Comments

  1. pirdh o Ristan. ku e leshon Basha, Basha e ka PD lop me mjel. si plas shum palla per demokratet. e ka ber parti personale

    1. Do ta leshoje se sben. Sepse partia nuk eshte as e tija as eBerishes. Eshte edhe e tija edhe e Berishes por mbi te gjitha eshte e 650 mije shqiptareve qe pa asnje interes pervec lirise,dashurise per atdheun, detyres para kombit e votuan . Partia Demokratike eshte edhe te gjithe shqiptareve qe sot kane humbur shpresen ,edhe e socialisteve qe sot shohin se atdheun e ka zene per gryke nje bande kriminelo mafjoze. E nese Basha e do PD, te hiqet menjane e te jete pjese po e kesaj partie. Askush sdo tia mohoje meritat por ai vete duhet ti njohe vetes deshtimet. Partia Demokratike duhet te hapet. Rinia duhet te vershoje ne te. Energjia dhe pasioni i tyre duhet ta rinoje ate. Partia demokratike duhet te krijoje nje bosht ideologjik. Kombi, Atdheu, Familja.

  2. O ristan, ti e more ne qaf ate. E mesove keq. Duke ja falur nje pal zgjedhje, dhe duke i dhuruar nje karrige qe nuk i takonte. Ca te bej ai kur cdo gje ne kete jet ja kan falur. U mesu tani, nuk di me ba gje tjeter.

  3. Ai donte ti jepte ( me duket se ja dha per ca dite) nje zyre me vehte kunatit te tij tek godina e shqupit, por reagoi ashper Ruli, Topalli, dhe Pollo , dhe beri prapaktheu.
    Per interesin e tij financiar eshte i papare. I ka qef ato te shkreta pare.

  4. Ore nuk ka humbur Basha jane vjedh nga Rama.Ku eshte Lsi???Te gjithe votusit e saj e qe Rama i dinte jane paguar.Nga 240 mije vota qe kishte ne 2017 arriti ne 100mije aq sa eshte diferenca midis Rames dhe Bashes!!!

  5. Ristan!Basha dhe Partia Demokratike duhet te jene krenar pafund !
    Basha dhe çdo antar i Partise Demokratike qe eshte ne terren e ka pare qarte se si shteti,bandat dhe paraja ishin nje,ne fuksion te partise shtet dhe sulltanit,qe tashme do ja shohin hajrin shqiptaret sa te duan……. ?!
    Partia Demokratike ka bere nje fushate super te shkelqyer !Ka marre nje rezultat qe duket qarte se eshte pozitiv,por kur faktoret e mesiperm behen bashke populli eshte shume i pamundur per te votuar ndryshe,e aq me teper kur futet dhe Mafia nderkombetare dhe lobet e interesit Turko-Sllav !
    Te gjitha pislliqet,perdorimi masiv i administrates,buxhetit ne sherbim te shtetit,benefitet e çdo lloj menyre,presioni,shkeljet ligjore te evidentuara,polici kriminale ne sherbim te bandave(ngjarja e Elbasanit,ku banda me arme sulmon simpatizantet e PD,vetem kur mberrin policia,tregon se lidhja shtet bande kriminale eshte nje !
    Keshtu qe çdo lloj deshtaku,pijaneci,me probleme organore apo rob koti iu them pirdhuni !
    Çfare bete ju qe te fitoje PD,e kritike ?!
    Nje arsye tjeter ishte dhe venia ne sherbim te Narkos-Edvin te ish Plehrave te PD,Jozefina funderrines,Astrit Mero Bazes,Burrit me ze femre,Muslim Murrizi e co ?!Nuk po e permend ish te dashuren e Ledios se Ruçi,bijen e heroit te Demokracise qe eshte nje turp absolut !

  6. PD nuk eshte prone e Bashes, duhet te jape doreheqjen: nuk eshte tragjedi doreheqja.

    Te hapet partia ndaj njerezvve me integritet dhe teresisht te paster politikisht. Si deputet i thjeshte mund te jape kontributin e tij.

    E vetmja shprese e demokrateve te vertete qe votuan ndryshimin me gjithe presionin e regjimit, eshte opozita, zero kompromis me Ramen, lufte radikale dhembe per dhembe, nese duam te ruajme lirine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *