• |
ide | kryesore

Taksa 3% për strehim social, Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e Shoqatës së Ndërtuesve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, e cila kërkoi shfuqizim të vendimit të marrë nga Bashkia e Tiranës për strehimin social. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi më 25 tetor të vitit të kaluar vendimin “Për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit të banesave sociale që kalojnë në pronësitë Bashkisë Tiranë nga ndërtimet e reja”, i cili parashikon që çdo ndërtues që zhvillon një pronë në Tiranë duhet të japë në këmbim për strehim social 3% të sipërfaqes totale të ndërtimit që ka kryer. Por shoqata e Ndërtuesve nuk ishte dakord me këtë vendim, ndërsa çështjen e çoi në Kushtetuese. Nga ana tjetër kjo e fundit ka rrëzuar kërkesën e shoqatës, pasi konstatoi mungesën e legjitimimit në drejtim të përfaqësimit të kërkueses në Gjykatën Kushtetuese.


Vendimi


Sipas këtij vendimi që buron nga ligji “Për strehimin social”, çdo subjekt privat që aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2000 meta katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të të paktën të 3% të sipërfaqes funksionale, me kushte strehimi të përshtatshme në favor të fondit publik të banesave sociale.

Për shkak se ligji ka hyrë në fuqi që në 30 nëntor të vitit 2018 atëherë ky projektvendim parashikon që të gjitha ndërtimet e reja që janë bërë që nga ajo datë të vënë në dispozicion sipërfaqen e banimit që parashikon ligji. Sipas këtij vendimi pjesa prej 3 për qind që do të kalojë në favor të Bashkisë së Tiranës do të jetë pjesa takuese e investitorit pa cënuar kështu pjesën takuese të pronarëve të truallit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu