• |
ide | kryesore

United, Pogba sfidon Romën: “Duam të fitojmë Europa League”

-Instant, Sport



Në prag të raundit të parë të gjysmëfinales së Europa League kundër Romës, Paul Pogba është gati për sfidën dhe paralajmëron verdhekuqtë. “Është një sfidë e madhe, herët a vonë do të na duhej të përballeshim me njëri – tjetrin – shpjegoi francezi i United -. Në një moment të caktuar do të ishim përballur me një ekip të shkëlqyer dhe një pengesë të tillë”. “Ne e filluam kompeticionin me një mentalitet fitues, me synimin e deklaruar për të fituar kupën,” shtoi ai.

“Sigurisht që Roma gjithashtu dëshiron të fitojë, ata nuk janë këtu vetëm për t’u argëtuar – vazhdoi Pogba -. Ne duhet të tregojmë se kemi një dëshirë më të madhe për të fituar. Duke ecur përpara, është normale të gjesh veten përpara ekipeve të mëdha”. “Europa League është trofeu i fundit që kemi fituar këtu tek Manchester United, kështu që padyshim që e mbaj mend – vazhdoi mesfushori i Djajve të Kuq -. Ishte një ditë e shkëlqyer dhe unë madje shënova në finale.”

“Ai ishte një vit i shkëlqyer për ne, pavarësisht performancës sonë në kampionat – kujton Pogba -. Ne sidoqoftë fituam Ligën e Evropës, që ishte një objektiv i yni, dhe ishte një kurë për të gjithë sezonin tonë.” “Tani ne jemi akoma në garë për t’u përsëritur,” përfundoi Paul.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *