• |
ide | kryesore

Video/ Përmbyset kreu, e para kthehet Teuta: Partizanit i anullohet një gol në Laç, në Tiranë jepen 16 minuta shtesë

-Instant, F1, Sport, Video



Ndryshon kreu, port ë gjithë janë në lojë. Katër ditë pas zbritjes në vendin e tretë, Teuta kthehet në krye, duke mundur 0-2 Kukësin. Në fakt, durrsakët kanë përfituar nga rrëzimi i Vllaznisë përballë Tiranës, që po ndez pretendimet e saj për mbrojtjen e titullit. Partizani u ndal në barazim 2-2 në shtëpinë e Lacit, në një ndeshje plot tension, por në fushë e bukur për tu parë.

LACI – PARTIZANI 2-2
Dy skuadra që luftuan shumë për të mos dalë nga shinat e garës titull e që në fund u ndanë me një 2-2 që natyrisht nuk do të kalojë pa polemika, jo vetëm për golin e anulluar Junior, por edhe goditjen me sende të forta nga tribuna të trajnerit të portierëve të Partizanit, Ilir Bozhiqi. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh, teksa në minutën e 9-të, Çinari dërgoi në rrjetë një top të mbetur në zonë, pas gjuajtjes së Bardhit, e cila u prit nga Sherri. Avantazhi zgjati vetëm 9 minuta, pasi në minutën e 18-të Laçi vendosi baraspeshën me Emiljanio Mustën, ndërsa në minutën e 58-të Julian Shehu përmbysi gjithçka. Ishte Stenio Zhunior i cili vendosi baraspeshën në minutën e 79 dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Me këtë barazim Partizani mban vendin e dytë me 54 pikë, ndërsa Laçi në vendin e katërt me 50 pikë.


TIRANA – VLLAZNIA1-0
Tirana meriton epitetin ‘vrasëse’ e kryesuesve, sepse përballë bardhebluve rrëzohet edhe Vllaznia. Fitorja e dytë radhazi në katër ditë për Shehin që ngjitet me shpejtësi drejt zonës europiane e jo vetëm. Kryeqytetasit arritën të triumfonin në “klasiken” e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë, falë golit të realizuar nga kapiteni Batha në minutën e 74. Bardheblutë u treguan cinikë, duke shënuar në rastin e parë të paraqitur. Një ndeshje jo pa episode, që u ndërpre për 16 minuta, për shkak të ikjes së ambulancës. Gjithësesi, në fushë, me këtë 3 pikësh, Tirana e sheh veten 6 pikë larg nga kryesuesit e Teutës, ndërkohë që Vllaznia është spostuar në vendin e 3, në pritje të përplasjes me Teutën kryesuese.

KUKESI – TEUTA 0-2
Teuta imponohet 0-2 përballë Kukësit duke u rikthyer në krye të klasifikimit, vetëm pas katër ditësh. Kukësi nuk mundi të bënte asgjë, i goditur ndoshta shumë shpejt. Krasniqi në minutën e 11 prishi ekuilibrat dhe shtangu Kukësin me një gol spektakolar. Në vështirësi për tu organizuar, Kukësi rrezikon kapitullimin në minutën e 23′, në momentin më agresiv të Teutës që kërkonte të mbyllte ndeshjen. Në pjesën e dytë Krasniqi tentoi një tjetër super gol, por planzhoni i sulmuesit në të 50 përfundoi jashtë. Teuta mbylli ndeshjen me golin e dytë në minutën e 67. Në zhvillimet e një goditje këndi, Arapi ktheu topin për Hoxhën që e dërgoi në rrjetë për herë të dytë. Kukësi merr një tjetër humbje, edhe pse për renditjen e skuadrës së Josës nuk ka më asnjë rëndësi. Ajo që ka rëndësi janë tre pikët e Teutës që rimori pozicionin e saj në krye të klasifikimit dhe mund të përqendrohet tashmë tek sfida e ardhshme kundër një rivali direct…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *