• |
ide | kryesore

Boiken Abazi publikon tabelën e votimeve: Shpërndarja gjeografike e 3000 votave që nuk na i prekën dot

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi nuk mundi të sigurojë mandatit e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, për t’u futur në Kuvendin e ardhshëm.

Abazi mori vetëm 2993, sipas të dhënave nga KQZ. Ai ka akuzuar vazhdimisht për parregullsi në procesin e votimit, por edhe numërimit duke pretenduar se i janë rrëmbyer votat. Abazi ka bërë thirrje që të hetohet krimi zgjedhor.

Së fundmi në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar tabelën me shpërndarjen e votave që ka marrë në qarkun e Tiranës. Abazi shkruan se bëhet fjalë për 3000 vota, të cilat nuk ia prekën dot.

“Shpërndarja gjeografike e 3000 votave (që nuk na i prekën dot) në Qarkun Tiranë dhe krahasimi me PSD, marrë parasysh edhe votimin elektronik,” shkruan ai.



8 Comments

  1. A humbi PD në këto zgjedhje?

    Ca, mes tyre edhe Basha, thonë se PD është rritur. Jo, nuk është rritur; bëjini llogaritë… PD është në të njëjtat raporte si në vitin 2017, me fituesin PS. Kështu ka qenë e kështu do të jetë, prandaj them se e ka mbyllur ciklin. Atëherë çfarë dobie ka largimi i Bashës? Njësoj është, si të jetë, si të mos jetë.

    Po heqja e kryetarit humbës, a ka vlerë?

    Kjo ka vlerë në të gjitha partitë politike perëndimore; por jo për PD-në. Në këtë shekull, askund në kombet e Perëndimit nuk mund të ndodhë që kryetari humbës të mos largohet. Ndërsa PD ka krijuar regjistër tjetër: Humb e qëndro në krye! Përderisa Luli ka humbur çdo zgjedhje deri më sot, (sa bëhen 4 apo 6 zgjedhje?) pse duhet të largohet për këtë humbje? Kjo do të ishte thyerje e moralit në PD.

  2. filmi më klasik i një mafiozi që dikton me dhunë dhe terror familjen e tij.

    “Sali Berisha terrorizon Lulin për mos njohjen e zgjedhjeve duke i nxjerrë ca figura qesharake përballë, nga të cilët e shpëton për 5 minuta.

    Pastaj terrorizon kritikët e vërtet duke u nxjerrë tropojanë t’i rrahin.

    Është filmi më klasik i një mafiozi që dikton me dhunë dhe terror familjen e tij.po Karuci i salihut pd eshte rritur me mediun idrizin dulen shehun Duka i krimit etj kriminele të tjere

  3. Ky qeka idiot fare gati po me ben te pendohem qe e kame votuar.
    Ka nje shpjegim shum te thjeshte fakti qe Abazi ka kaq “shume” vota ne njesine 10, pasi 10 eshte ne qender te Tirane dhe rjedhimisht ka me shume Qytetare me parime, nga se njesite e tjera.
    Si nuk i vjen turp xhanem, me shume vota kane marr ato te nismes thurje (qe jane hajduta te certifikuar) sesa ky, qe e di per fakt qe te pakten eshte i ndershem dhe nuk eshte i korruptushem, po nuk bene per kete pune.

    Meqe e pranoka rezultatin e njesise 10 ky, si nuk i vjen turp qe ne zemren e qytetit ka marre vetem 1.5% te votave (duhen mbi 3% per te dal deputet) dhe me pak se Tom Doshi i cili ka marr 1.74%.
    Edhe LSI i kane vjedh vota, madje besoj se shume me shume se Abazit, por sidoqofte ato pranuan humbjen (gje qe eshte evidente).

    1. tamam, lene qe pse se ka fut dhe LSI ne krahasim por vetem partine e Doshit, shquhet LSI per vjedhje/blerje votash me shume se cdo parti tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *