• |
ide | kryesore

Chelsea projekton sulmin me Lukakun: 90 milionë stërlina, çorodisin Interin

-Instant, Sport



Premier League troket përsëri në derën e Interit. Romelu Lukaku është objekt i dëshirës së klubeve më të rëndësishme angleze që tani duan të bëjnë gjithçka për ta rikthyer atë në ishull. U përpoq pa sukses Manchester City i Pep Guardiolas dhe tani është radha e Chelsea të kontaktojë drejtuesit zikaltër, sipas asaj që bën të ditur The Sun.

Klubi londinez, në fakt, ka identifikuar tek sulmuesi belg (pasi i ka thënë lamtumirë Haaland) profilin e lojtarit ideal për lojën e Tuchel. Romelu është një qendërsulmues tipik, por përveç që shënon ai di të jetë një lojtar për skuadrën dhe kjo gjë është parë qartë. Do të ishte një kthim tek Blues pas 7 vitesh, me endje të ndryshme nëpër Britaninë e Madhe. Edhe për faktin se Timo Ëerner, dhe u pa në gjysmëfinale të Champions League kundër Real Madrid, nuk jep garancitë e shpresuara.

Ofertë monstruoze që Interi sigurisht është i vendosur ta refuzojë. Lukaku është gjithmonë në qendër të projektit të Antonio Contes, i cili e dëshironte atë dhe e riktheu në nivele të larta. Tani është koha për të shijuar frytet e një pune shumë të madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *