• |
ide | kryesore

Elliot Page: E dija që në fëmijëri që isha djalë

-Instant, Paparazzi, Slider



Para pak muajsh aktorja Ellen Page përmes një deklarate zbuloi se ishte trasgjinor.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Page kërkoi që t’i drejtoheshin me “ai” dhe t’i drejtoheshin me emrin “Elliot”.“Përshëndetje miq, dua të ndaj me ju se jam trans, më thërrisni me ai dhe emri im është Elliot. Ndihem me fat që po e shkruaj këtë, që kam arritur këtu. Jam mirënjohës për njerëzit që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi. Nuk mund ta përshkruaj sesa i lumtur jam që më në fund e dashuroj veten time ashtu siç jam. Jam frymëzuar nga shumë komunitete trans”- u shpreh atëherë Page. Ndërkohë së fundmi në një intervistë për “Vanity Fair”, aktori tregoi se orientimin seksual dhe gjininë, e kishte të qartë që kur ishte fëmijë.“Të gjithë njerëzit trans janë kaq të ndryshëm, dhe historia ime është absolutisht vetëm ‘historia ime’. Por po, kur isha fëmijë i vogël, absolutisht, 100%, isha djalë. E dija që isha djalë kur isha një foshnjë. Shkruaja letra të rreme dashurie dhe po i nënshkruaja ‘Jason’ .Tani më në fund po kthehem duke u ndjerë siç jam unë, është kaq e bukur dhe e jashtëzakonshme, dhe ka dhe një pikëllim në një farë mënyre”,rrëfeu Elliot.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *