• |
ide | kryesore

Ervin Bushati e Fidel Ylli rrezikojnë të ngelen jashtë Kuvendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe pse u futën nga Edi Rama në listën e sigurt për Tiranën, Ervin Bushati dhe Fidel Ylli me shumë gjasa nuk do të jenë deputetë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas shifrave që kanë dalë deri më tani nga kutitë, rezulton se mandatet e tyre i kalojnë Fatmir Xhafajt dhe Orlando Rakipit. Sipas renditjes, në bazë të votave të fituara, së kandidatëve për deputetë në listën fituese në Tiranë, Bushati dhe Ylli renditen në fund të listës me përkatësisht me 1828 vota dhe me 1275 vota. Nga lista fituese nuk ikën asnjë grua, pavarësisht numrit të votave të marra. Në Tiranë për PS-së, përveç Xhafajt dhe Rakipit, Belinda Balluku ka marrë mbi 12 mijë vota duke u renditur e para në listë.



16 Comments

  1. Pa u marrë asnjë ditë me politikë, pa qenë asnjë herë në PS, djali i Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi ka thyer hersin dhe ka fituar mandatin e deputetit të Partisë Socialiste. Për më tepër ai ka marrë dy herë më shumë vota se Majko dhe Kodheli.

    Ornaldo Rakipi ka fituar deri më tani 12 627 vota, kur janë numëruar 5197 qendra votimit.

    Djali i ish-deputetit të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet merr një mandate të rëndësishëm, pasi ka ‘rrëmbyer’ karrigen e Ervin Bushatit, kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës.

    Për të thyer hersin e partisë dhe për të fituar mandatin, Ornaldo Rakipit i duheshin 12 603 vota, ndërkohë që kur ka mbetur edhe 2 kuti në Tiranë ai e ka kaluar këtë pritshmëri.

    Ervin Bushati, deputeti i dy legjislaturave ishte renditur në listën e Partisë Socialiste në vendin e tretë, dhe ai ka marrë si vota preferenciale 1 867 vota.

    Ndërkohë që Ornaldo Rakipi ishte numri 30 në listën e PS-së dhe ka siguruar mbështetjen më të lartë mes socialistëve, duke u renditur si deputeti i tretë më i votuar në PS.

    1. A e morret vesh sesa ju vlen lekura, o plehra, aq vleni, o para fallso, erdhet nga hici dhe po shkoni drejt hicit si asgje qe jeni dhe qe perfaqesoni!
      Cfare vlere ka me shume i biri i Servet Pellumbit, nga i biri i Aqif Rakipit?!

  2. Po shyqyr qe doli ky paraziti Ervini nga Parlamenti se na cau trapin. Eshte nen hetim per pasurite e paligjshme, prandaj i ngjitej Edi Rames si muti pas kepuces.
    Edhe Fideli nje njeri kot, si ai vaji vegjetal i trashe i Partise se Punes, qe pluskonte ne ujrat e qelbura te haleve te PS

  3. A e morret vesh sesa ju vlen lekura, o plehra, aq vleni, o para fallso, te pavlera. Erdhet nga hici dhe po shkoni drejt hicit, si asgje qe jeni dhe qe perfaqesoni!
    Cfare vlere ka me shume i biri i Servet Pellumbit, nga i biri i Aqif Rakipit?!

  4. Ervin Bushati eshte nje nder aksioneret kryesore te Credins Bank dhe disa kompanive te tjera. Gjithe parane e ka vene duke bashkepunuar me narkotrafikantet dhe ndaj Edi Rama s’e ka dashur asnjehere, por kishte aq shume para sa blinte vota, blinte aksesin ne PS e keshtu me radhe.

    Ky eshte nje skuth tipik hajdut dhe kriminel qe po te kishte drejtesi ai do ishte perjete ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *