• |
ide | kryesore

Fitorja e Ramës në zgjedhje, ambasadorja Yuri Kim takim në Kryeministri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë paradite në Kryeministri. Nuk dihet ende nëse ambasadorja Kim po zhvillon takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky takim i ambasadores në Kryeministri vjen pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur kryeministri Rama fitoi mandatin e tretë.

Ndërsa një ditë më parë, ambasadorja Kim, DASH dhe ambasadorë të tjerë në vendin tonë reaguan për zgjedhjet, duke i uruar Ramës fitoren dhe duke përgëzuar Lulzim Bashën për fushatën e fortë, si dhe duke kërkuar bashkëpunim mes tyre në vijim.



10 Comments

  1. Megjithëse qeveria në qarkun Lezhë, ka ndërmarrë një aksion të gjerë investimesh, kryesisht në zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku secilit që i është prishur shtëpia do t’i ndërtohet falas, banorët e Bashkisë Kurbin dhanë 5 mijë vota më shumë për PD-në sesa për PS-në.

    E Mark Marku, mbrëmë në studion e Eni Vasilit, vetëm çirrej e bërtiste, ku thoshte se qeveria ka blerë vota nëpërmjet influences, duke u ndërtuar shtëpitë banorëve të Kurbinit.

    Po kur i ka blerë qeveria, atëherë përse ata votuan në shumicë për PD-në?

  2. Nese nuk vendoset nje pakt per nje periudhe tranzitore jo me shumne se 1-1.5 vite per te ber ndryshimet qe kerkon mileti dhe pastaj zgjedhje ky vend ka per te shkuar ne flake . ketu jemi e do shohim , ka vajt atje ku nuk mban me.
    po nuk u be , me vjen keq se do digjet i njomi per faj te thatit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *