• |
ide | kryesore

FOTO/ Krokodili futet në fushë dhe ndërpret stërvitjen e skuadrës: pas frikës fillestare, nisën selfie

-Instant, Sport



Në kufijtë e të pabesueshmes ajo që ndodhi në terrenet e trajnimit të Torontos, një klub i MLS që stërvitet në Florida për shkak të kufizimeve të Covid mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Gjatë seancës ditore të stërvitjes, një mysafir i papritur ndërpreu punën e ekipit kanadez: një krokodil pushtoi fushën për habinë e të pranishmëve që ishin dëshmitarë të skenës. Nuk kaloi pa njëfarë paniku fillimisht ky episod, por pasi normaliteti u kthye, lojtarët kanadezë patën mundësinë të bënin shaka duke njoftuar në rrjetet sociale blerjen me huazim të aligatorit, që u quajt Ale Gator.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *