• |
ide | kryesore

Gazetarja Klodiana Lala: Policia fshehu faktet, Klementit të Elbasanit iu gjetën karta identiteti në makinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar për përplasjen me armë zjarri në Elbasan, për të cilën është shpallur në kërkim Klement Xhaferri, një personazh i njohur në këtë qytet pasi pak vite më parë u përfshi në një tjetër përplasje me policinë para tregut Agro-Ushqimor të Elbasanit. Gazetarja Klodiana Lala, thotë se Xhaferrit, të njohur edhe si Kel Çami, i janë gjetur në mjet karta identiteti, pasaporta dhe ID të qytetarëve.

Lala shton se prokuroria duhet të pranojë publikisht se po e heton këtë ngjarje edhe për blerje votash, e jo vetëm për vrasje në tentativë.

“Ne automjetin qe Klement Xhaferri perdorte diten e ngjarjes se rende te Elbasanit u gjeten karta identiteti, pasaporta dhe ID te qytetareve te ndryshem. Policia e fshehu kete fakt te rende. Sot Kel Cami eshte ne kerkim per vrasje ne tentative, por prokuroria duhet te dale publikisht e te pranoje qe po e heton edhe per blerje votash. Per kujtese Kel Cami ka qene i perfshire edhe  ne ngjarjen e ish-Tregut Agroushqimor ne Elbasan ku u sulmua policia.

Polici e korruptuar dhe qe fsheh provat.

ps.e hodha kete status sepse raportimi im nga Elbasani mesa duket kaloi ne heshtje per shkak se te gjithe e kishin mendjen te rezultati i zgjedhjeve!”, shkruan gazetarja Klodiana Lala në rrjetet sociale.



10 Comments

  1. Ik e tqifsha robt, se perpara zgjedhjeve i mbrojte kriminelat e elbasanit, baxhell e shitme ,,,, u kap shqiperia nga njerzit medioker gjithandej

    1. Babalja ja çoi në të sëmës vëllanë e fat xhafajt
      Se kur do ta kuptojnë shqiptarët, apo bëjnë sikur skuptojnë

  2. filmi më klasik i një mafiozi që dikton me dhunë dhe terror familjen e tij.

    “Sali Berisha terrorizon Lulin për mos njohjen e zgjedhjeve duke i nxjerrë ca figura qesharake përballë, nga të cilët e shpëton për 5 minuta.

    Pastaj terrorizon kritikët e vërtet duke u nxjerrë tropojanë t’i rrahin.

    Është filmi më klasik i një mafiozi që dikton me dhunë dhe terror familjen e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *