• |
ide | kryesore

Genc Sejko kujton shprehjen e Pjetër Arbnorit: Ju nuk jeni socialista ju jeni specialista

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Genc Sejko shpërndau në Facebook një thënie të Pjetër Arbnorit për socialistët dhe zgjedhjet në Shqipëri.

“Provoni t’i bleni fillimisht, nëse nuk blihen, kërcënojini, nëse nuk kërcënohen, vidhini, nëse nuk vidhen atëherë i bëni të pavlefshme fletët votimit! 

Ju nuk jeni socialista ju jeni specialista! 

Farë më të keqe mbi sipërfaqen dheut nuk besoj s’e gjen. 

Shqiptarët votuan kundra jush por ju jeni mjeshtra të vjedhjes, të vrasjes, të mashtrimit, të imoralitetit, të manipulimit, qysh prej 1944.” – Pjetër Arbnori.

Nga zgjedhjet e pak ditëve më parë, ku PS fitoi me 74 mandate pas 8 vitesh në pushtet, opozitarët dolën të acaruar me rezultatin dhe gishtin e drejtojnë tek vjedhjet, blerjet, manipulimet e shantazhet për vota.



21 Comments

  1. Qe keta jane “specialista” nuk eshte justifikim per mos vepruar si keta a mos me keq . Largimi i Edi Rames eshte ceshtje drejtesie qe duhet te rivendoset me cdo mjet sepse Rama ka perdor cdo mjet per ta destabilizuar drejtesine zgjedhore ne kete vend. Eshte e pamundur t’i kthesh njerezve besimin tek morali ne politike por eshte e mundshme t’i kthesh besimin tek ndeshkimi i te fortit te dhunshem . Kjo sigurisht nuk vlen detyrimisht per te permiresuar apo ndryshuar sistemin por vlen si drejtesi e paster retributive pa asnje qellim apo ideal tjeter. Ma more pronen me dhune, ta marr me dhune edhe me dyfishin e dhunes po qe e nevojshme. Nga menyra si eshte konceptuar sistemi i zgjedhjeve ne Shqiperi votat per partite jane prone e partive perderisa ruhen nga komisionere partiake. Partise Demokratike i kane vjedhe pronen duke perdor cdo mjet dhe duhet ta marrin mbrapsht me cdo mjet, perndryshe sensi personal dhe publik i drejtesise merr nje goditje te rende.

  2. Nese opozita dhe populli opozitar nuk reagojne kesaj radhe me cdo cmim, atehere nje dimer i

    gjate, i rende, si ai i shekujve pushtim nga turqit do te pllakosi mbi kete rrip toke qe quhet Shqiperi.

  3. Opozita s’ka para buxheti te vjedhura qe te bleje edhe ajo vota.Drejtesia vepron lehte kur jane opozitare por kurre lur jane ne pushtet. Ky ishte rasti ideal qe dikush te hetohej e denohej per bemat e bera ne pushtet dhe kjo do behej po te kishte rotacion.Tani dhe reforma ne drejtesi do perfundoje nje reforme qe i sherben pushtetit, pra ku jemi atje ku ishim ,vetem fjale, ambasadore ,varferi dhe braktisje e Shqiperise.

    1. Jo cecen nga lapraka! Qe tiu mbledhesh te gjith bashk ne laprak i keni a si keni nja 9 klas shkoll! Njerez te lasht! Ende me mentalitete 97! Po Z. Arbnori a e njef????? Apo gjith bibloteka e shpis ka deri tek leximi i klases se 4! Loser

    1. Normal qe skan lidhje se ndryshojn brezat dhe evolon edhe njeriu por gjithsesi koncept i veshtire per tu kapur nga ju njerzit me horizontin deri tek ballkoni i shpise!

  4. A humbi PD në këto zgjedhje?

    Ca, mes tyre edhe Basha, thonë se PD është rritur. Jo, nuk është rritur; bëjini llogaritë… PD është në të njëjtat raporte si në vitin 2017, me fituesin PS. Kështu ka qenë e kështu do të jetë, prandaj them se e ka mbyllur ciklin. Atëherë çfarë dobie ka largimi i Bashës? Njësoj është, si të jetë, si të mos jetë.

    Po heqja e kryetarit humbës, a ka vlerë?

    Kjo ka vlerë në të gjitha partitë politike perëndimore; por jo për PD-në. Në këtë shekull, askund në kombet e Perëndimit nuk mund të ndodhë që kryetari humbës të mos largohet. Ndërsa PD ka krijuar regjistër tjetër: Humb e qëndro në krye! Përderisa Luli ka humbur çdo zgjedhje deri më sot, (sa bëhen 4 apo 6 zgjedhje?) pse duhet të largohet për këtë humbje? Kjo do të ishte thyerje e moralit në PD.

  5. filmi më klasik i një mafiozi që dikton me dhunë dhe terror familjen e tij.

    “Sali Berisha terrorizon Lulin për mos njohjen e zgjedhjeve duke i nxjerrë ca figura qesharake përballë, nga të cilët e shpëton për 5 minuta.

    Pastaj terrorizon kritikët e vërtet duke u nxjerrë tropojanë t’i rrahin.

    Është filmi më klasik i një mafiozi që dikton me dhunë dhe terror familjen e tij.o besniku i partise shpellkaresh vazhdo të qish mamin motren vajzen qe të gezohet salih karaxhic berisha,o loqja e majte e salihut me emrin besniku i partise

  6. “Farë më të keqe mbi sipërfaqen dheut nuk besoj s’e gjen. ” —

    Këta janë satanikët, një klasë e veçantë patologjike qëniesh – njerëz pa din e pa iman, njerëz pa Zot, vampirë, rrinë bashkë kur e do puna, përndryshe i fusin thikën njëri tjetrit, njerëz që kane ardhur pa leje në këtë tokë nga ndonjë cep i ferrit, perversitetet janë pjesë normale e jetes së tyre …. dhe që fatkeqësisht Shqipëria ka shumë prej tyre. Po nuk i njohe mirë këto qënie të zeza je i humbur.

    Jo se këta e dinë, por dënimi që do marrin nga Zoti do jetë shembullor dhe i paharrueshëm.

      1. Shoku, është ky paganizem shumëshekullor i shqiptarëve që kanë arritur sot në këtë batak. Është kjo një nga arsyet që shqiptarët janë kthyer në kafshë të egra për njëri tjetrin. E kupton që ky vend ka nje mallkim hyjnor qe duhet hequr qe te shpëtojnë?
        Më keq do bëhet po nuk ndryshuan.

        Zoti ka punët e veta po dhe punën tonë gjithashtu.

  7. ps fitoi me klientelizem ,qe eshte dicka krejt tjeter nga blerja e votes,e dyta ai qe shet voten tek njeri krah nuk do te thote qe po mos ta shiste do votinte krahun tjeter.
    Sa per klientelizem edhe pd ka bere namin ,vetem une njoh njs 6 veta qe ju ishte premruar drejtorllek diku ne shtet …..po normale qe qeveria premton me shume se eshte ne pushtet …..te tjerat jane brockulla,pd eshte parti akoma me komuniste se ps ,mjafton te shohesh cfare thone tre kandidatet per menyren sesi basha tani apo berisha dikur drejton/drejtonte partine ……
    ne kemi lidere autokrate qe te aneksojne po sbere si duan ata ……ky eshte ven koti i mbaruar ne shume drejtime ,kush mendon ndryshe thjeshte genjen veten ose eshte pale ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *