• |
ide | kryesore

Grabiti çantën me florinj në Vlorë, arrestohet autori

-Instant, Lajme, Të fundit



Arrestohet autori i grabitjes sot në Vlorë, ku me anë të një arme vodhi në një argjendari një çantë me florinj dhe më pas u largua. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:05 në bulevardin “Ismail Qemali. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases me inicialet E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



2 Comments

  1. Aleanca për Ndryshim” ishte një “çetë” partish nanoskopike, që iu ngjitën si shushunja Partisë Demokratike, sepse, të vetme nuk përfaqësojnë asgjë—dhe nuk fitojnë asgjë. Parti të tilla ishin (dhe janë) Partia Republikane, Partia për Drejtësi dhe Integrim, Partia Agrare e Shqipërisë, Partia Lëvizja e Legalitetit, Lidhja Demokristiane, Partia Balli Kombëtar Shqiptar, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Aleanca Demokratike, Partia Demokracia e Re Europiane Shqiptare, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re, Aleanca e Maqedonsave për Integrim European, Ora e Shqipërisë, Partia Forca Albania!

    U lodhët duke i dëgjuar e mrat e tyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *