• |
ide | kryesore

Investigimi/ Vrasja e Elbasanit, skandali që mjafton për të zhvlerësuar 25 prillin

Kryesore

Vrasja e Elbasanit në prag të 25 prillit dhe rrethanat që e shkaktuan atë është një nga ato skandale që mjafton, edhe i vetëm për të rënuar krejt legjitimitetin e zgjedhjeve. Kjo për faktin e thjeshtë sepse ajo ngjarje implikon të gjitha struktuarat gjoja të depolitizuara të një shteti, të cilat kanë punuar në favor të grabitjes së votës, për llogari të Partisë Socialiste. Janë një sërë provash të reja që u mbajtën të fshehura deri më 25 prill, që dëshmojnë këtë skemë gjigande manipulimi.


Disa ditë para zgjedhjeve, ish polici i forcave Renea, Arbër Paplekaj, një vullnetar i mbrojtjes së votës në përbërje të grupeve të Partisë Demokratike, qëlloi për vdekje një eksponent të fushatës së Taulant Ballës në Elbasan.


Ndonëse ngjarja ishte shumë e rëndë, opozita pretendoi se njerëzit e saj ishin ndodhur aty, për shkak se viktima i shoqëruar nga një grup bashkëpuntorësh, me të shkuar kriminale, ishin duke shpërndarë para në këmbim të kartave të identitetit të votuesve.

Pra, ndonëse ajo që ndodhi nuk justifikohej, në gjenezë të krimit pretendohej të ishin ata që kishin ngritur banda me njerëz që gjoja “kërkoheshin” nga policia, për të manipuluar zgjedhjet.

Ky kishte qenë me kohë pretendimi i opozitës. Madje shefi i fushatës elektorale për Elbasanin, Gazmend Bardhi kishte bërë denoncim edhe në SPAK, kundrejt këtyre grupeve të gatshme që vidhnin vota në favor të rilindjes.

Por në këtë ngjarje, si para ashtu edhe pas vrasjes fatale edhe SPAK-u edhe prokuroria e Elbasanit, shefi i të cilës i emëruar pa kaluar vetingun, dhe me të vëllain kandidat për deputet në listat e PS-së edhe Policia e shtetit që i ka lënë të lirë të gjithë banditët e Elbasanit me dyshimin se ata duheshin përdorur për zgjedhje, pra të gjithë bashkë janë vënë në funksion të fitores së Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Lexo me tej:

Konferenca/ Gazetarët zënë ngushtë Ardi Veliun dhe prokurorin për rolin e Klement Xhaferrit në përplasjen me armë

Le ta shikojmë, hap pas hapi, si ka ndodhur ngjarja. SPAK e sorrollati në mënyrë të qëllimshme për më shumë se një javë denoncimin e opozitës. Pasi e mbajti për kaq kohë në sirtar, ai e transferoi, njësoj si me dosjen e krimit elektoral të Dibrës në prokurorinë e Elbasanit. Prokuroria e rrethit, e drejtuar nga vëllai i deputetit socialist, vonoi plot katër ditë vetëm për ta protokolluar dosjen. Dhe më qesharakja: ajo i çoi fletëthirrje për ta pyetur Gazmend Bardhin në 30 prill, pra 5 ditë mbas zgjedhjeve, kur gjithçka kishte përfunduar.

Pra, u pa qartë se as policia, që linte qëllimisht të lirë njërëz që jo vetëm kishin rrahur para kamerave militantë të opozitës, por ishin dhe persona në kërkim, dhe prokuroria që bënte pingpong duke sorollatur procedimin e blerësve të votës, ishin bërë palë me ekzekutuesit e këtij krimi.

Në këto rrethana, opozitës nuk i mbetej rrugë tjetër veçse të faktonte me prova konkrete masakrën që po ndodhte ditën për diell nën hundën e shtetit.

Por nëse edhe deri këtu historia duket skandaloze, ky është vetëm fillimi i një krimi shtetëror. Ato që do të ndodhnin më pas janë ngjarje të denja për romane me mafiozë.

Kur ish sambisti Arbër Paplekaj dhe grupi i tij, i kapën hajdutët e votës, ata nuk u konfrontuan fizikisht. Ata njoftuan menjëherë policinë. Ata pretendojnë se vetëm pasi uniformat blu mbërritën në vendngjarje, në lagjen “5 maji”, grupi kriminal i vjedhjes së votave qëlloi i pari për të mos u kapur me presh në duar. Fakti është se socialistët ikën në drejtim të paditur (nuk janë kapur ende), ndërsa opozitarët iu dorëzuan shtetit.

Dhe këtu filloi një zinxhir i paparë manipulimi kriminal. Ndonëse të gjithë dëshmitarët pretendonin se grupi i mbrojtur prej Taulant Ballës kishte para, lista zgjedhësish dhe karta identiteti në makinat e tyre ku po kryenin blerjen e votës, drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu, ai që Edi Rama e ka mbrojtur publikisht edhe për të tjera skandale, gënjeu hapur publikisht duke thënë se në vendngjarje nuk ishin gjetur prova për krimin elektoral. Sot PD ka përgatitur edhe një video ku kujton deklaratat e Ardi Veliut një ditë pas incidentit që përfundoi me vrasjen e Pjerrin Xhuvanit (këtu poshtë).

Siç do të rezultonte më pas, në makinën e kapur nga njësia e mbrojtjes së votës së opozitës gjendeshin pashaporta, karta identiteti dhe para.

Fillimisht media investigative BIRN nxori dëshmi se në vendngjarje ishin gjetur blloqe pagesash dhe dhe karta ID të qytetarëve.

Bllok ‘pagesash’ dhe karta ID: Si u manipulua përplasja e përgjakshme e Elbasanit

Më pas gazetarja e mirënjohur e kronikës, Klodiana Lala, e cila ndoqi procesin e kësaj ngjarjeje, nxori dëshminë e prokurorit se provat që kishte fshehur Ardi Veliu ekzistonin. “Ne automjetin që Klement Xhaferri perdorte diten e ngjarjes se rënde të Elbasanit u gjeten karta identiteti, pasaporta dhe ID te qytetareve te ndryshem. Policia e fshehu kete fakt te rende. Sot Kel Cami eshte ne kerkim per vrasje ne tentative, por prokuroria duhet te dale publikisht e te pranoje qe po e heton edhe per blerje votash” shkruajti ajo në Facebookun e saj ku nxori edhe faksimile të dokumentit të prokurorisë.

Gazetarja Klodiana Lala: Policia fshehu faktet, Klementit të Elbasanit iu gjetën karta identiteti në makinë

Pra versioni për të cilin gënjeu aq trashë Ardi Veliu në fakt ishte i vërtetë. Dhe këtu mbyllet historia e kronikës, e cila nuk mund të trajtohet thjeshtë si një vrasje banale, apo si një krim lokal.

Ajo është shumë më tepër sesa kaq. Sepse përbën një skandal të përmasave të tilla që mund të hedhë në erë gjithë procesin zgjedhor. Pasi për fitoren e rilindjes kanë punuar edhe policia që i la të lirë banditët që kishte në kërkim, e që “nuk i pati kapur dot”, që nga ngjarja e bujshme e tregut ushqimor . Uniformat blu implikohen edhe më keq nga mashtrimet e paskrupullta për qëllime politike të drejtorit të tyre të përgjithshëm, Veliu.

Edhe organet e drejtësisë së re nuk rezultojnë të njollosura më pak. SPAK, ndonëse e ka në kompetencën e tij krimin zgjedhor, e sorollati çështjen dhe nuk i mori për bazë denoncimet e Gaz Bardhit, pikërisht për të njëjtin grup që sot dëshmohet se ishte i impikuar në shitblerjen e votës. SPAK e zvarriti dosjen një javë për ta kaluar më pas tek prokuroria e Elbasanit, në konflikt të pastër interesi, sepse kreu i saj i emëruar pa kaluar vettingun kishte të vëllain kandidat për deputet të PS. Dhe kjo prokurori e shtyu çështjen për pas zgjedhjeve, duke i lënë grabitësit që të blinin vota deri në fund.

Pra, këtu del qartë se në manipulimin e rezultatit të 25 prillit, nuk ka qenë e përfshirë vetëm PS-ja, por edhe policia e shtetit dhe organet e drejtësisë së re që kanë mbrojtur personat në kërkim që punonin në emër të saj.

Prandaj nuk është fare çudi që në këto kushte Taulant Balla u rendit më i votuari me 21 600 vota ndërsa Edi rama mori në shkallë vendi 77 mandate (bashkë me ato të Tom Doshit).

©Lapsi.al

31 Comments

  1. Nderkohe qe ju akoma duket sikur i kerkoni llogari SPAKU-t apo policise ne jemi me piken ku i duhet kerkuar llogari Arber Paplekes pse me gjithe ate pergatitje ushtarake ja doli te vrase vetem 1 nga keta plehrat qe bejne krenar Edi Ramen.

    1. Kur tall trapin lapsi me mjeranet qe e lexojn. Pse mos te tall dhe un karin me bythen tuaj.
      Diskutoni, Diskutoni ju, se si dhe qysh. Kujt po i kercet, hani thonjt dhe beni kompresa. Dhe mos u dorzoni, 8 vjet kalojn shpejt.

    2. Vrasjs e Elbasanit, mobilizoi te pakten 100 mije te pavendosur qe te dilnin te votonin per Edmutin.
      Perfshi disa kojshi te mi, te cilet deri diten e shtune thonin, nuk do votojme.
      Pastaj kur dhe Likja ju beri thirrje per cfurqe, u dhi krejt puna.
      Hajt se shifna ma 2025.

      1. Ketu nuk behet fjal per demokraci çdo gje eshte e kapur vete forca i zmraps keta perndryshe takohemo ne 2041 sepse rama ateher 76 vjec do jete aa pse jo ne 2045 se edhe Bidenkaq eshte tani..ta gezoni

  2. Dakord qe ky rast perben nje rast shume te rende sepse nje person ka nderruar jete, por edhe menyra se si u sollen organet ligjzbatuese tregon qarte se cfare ka ndodhur. Por ky eshte vetem nje rast. Qe zgjedhjet jane shkaterruar e provon rritja e PSD (nje parti pa program dhe pa bere asnje dite fushate elektorle diten per diell te pakten). Qe zgjedhjet jane shkaterruar, e verteteton heresi i Tiranes i thyer nga nje person i panjohur dhe pa asnje kontribut ne PS duke lene jashte drejtuesin e fushates se Tiranes. E vertetojne edhe ato 83 mije votat e pavlefshme dhe ketu kurioziteti eshte se sa vota te LSI jane te pavlefshme ne Durres dhe Vlore ku kandidonte Rama dhe sa jane ne Berat. Ka me qindra raste qe tregojne se vota eshte blere dhe nga kush eshte blere, ajo dihet. Pas ketyre zgjedhjeve, kurioziteti i vetem eshte se cili nga djemte e Rames do e trashegoje fronin. A do lejoje Linda Rama qe Gregori si trashegimtar i pare t’ia marre fronin e Shqiperise djalit te saj, duke ia hequr titullin e “Nenes mbretereshe”?

  3. Kush ka sy e ka pare
    Kush ka vesh e ka degjuar
    Kush ka mendje e ka kuptuar
    Pushtat dhe pushteti jane i njejti
    Polici dhe krimineli eshte i njejti
    Politikani dhe mafiozi eshte i njejtit

    Mjaft ne roberi oj e mjera Shqiperi

  4. Shullak duhet te punosh pak me fort.
    Se byreku mbaroi. Vetem ti mund ta mbash moralin te lart. Vazhdo e mbaji me gajret njerzit qe te besojn.
    Sidomos tani, qe miku jot buzhala te ka permendur si kandidat per kryekar te pd.
    Hahahahaha. Me ty, fitore e sigurt.
    Epo te tallet koqet buzhala…

  5. Asgje me shume se dalja e PSD, nje parti e shitur nga formuesi historik i saj z.Gjinushi qe vete ne 15 vitet e fundit as veten nuk e nxirrte me dot deputet, papritmas del gati force e trete ne vend, pa i thene kujt gjysem fjale se ca programi ka pervecse premtimit te Kryeministrit qe kryetari saj nuk do jete pjese e qeverise se tij . Vetem kjo mjafton per te kuptuar sesi ne Shqiperine tende e timen, zgjedhjet jane deformuar ne gjeneze, dmth te i zoti i votes. Sistemi autokratik dhe kapilar i Rames eshte ne te njejten kohe prodhuesi dhe mbajtesi gjalle i keti deformimi zgjedhor, por kujdes, ata qe mendojne se rrezojne sistemin duke rrezuar Ramen genjejne veten dhe te tjeret. Ketij sistemi i duhet hequr bazamenti qe te rrezohet, e ai bazament eshte shume i gjere qe kjo pune te merret lehtesisht.

    Ky eshte nje moment per nje reflektim serioz se ca po ndodh ne vendin tone, sesi realisht mund te binden njerezit qe jane shikues te rregullt te “Perputhen + e – 40” se ca vlere ka vota e tyre, sesi njerezit qe mbyllin muajin me 150 mije leke te vjetra duhet te mos e shesin voten per 1 muaj BUKE per ta e familjen e tyre, sesi mbi gjysma e administrates shteterore duhet te rrezikojne te bien ne kategorine e mesiperme e ti rezistojne presionit te Drejtorit apo Ministrit, sesi mund te binden te rinjte qe marrja e ca lekeve per te blere rimbushje celulari dhe internet per ne Instagram apo Facebook eshte ne fakt shitja e te ardhmes se vete tyre.

    E pra gjithe keta duhen pare me mirekuptim per ate qe bejne dhe u duhet dhene nje alternative qe eshte ne te njejten kohe dhe e beshme dhe e besueshme. Qe te gjendet nje alternative e tille do te merret seriozisht, te shihen shembuj te vendeve te tjera qe jane perballur me keto probleme, e nese do duhej nje revolucion, ai do duhej te fillonte me revoluccionin e mendjes fillimisht, pastaj te shpreses e se fundi me permbysjen e ketij sistemi.

    25 Prilli do jete pjese e historise heret a vone, si data kur nje progres sado i turbullt apo evaziv bile dhe iluzionist drejt vlerave Europiane e Perendimore per 30 vitet e brishta te quasi-demokracise sone, u zevendesua perfundimisht me “Levizjen Duam Babiste”. Ngelet ne doren e Shqipetareve, dhe ketu mendoj kokat me te ndritura te kombit tone, ata qe jane, e qe duhet te marrin pergjegjesine e ti dalin vendit te tyre ne balle ne nje revolucion mendor e shpirteror, qe ne te tjeret te kemi ke te ndjekim duke hequr dore nga Baba.

    Zoti bekofte Shqiperine, Shqipetaret tashme duhet ta fitojne bekimin mbrapsht!

  6. 1. Te gjitha keto shkrime behen vetem per te justifikuar humbjen, qe basha me saliun mos sulmohen por te justifikohen.
    2. Ju thoni qe rama ka blere 200 mij vota, ai dangalli tjeter mark marku (pedagog) nxori teori tjeter qe ka blere sa ceshte diferenca e votave per te mar nje deputet, jepte dhe shembuj pedagog turp.
    3.Gjatoshi ka bler2 200 mij vota po supozojm nga 50 euro bejn 10 milion euro eshte fiks shifra qe basha ka mar demshperblim nga pallati ne vlore + 3 milion bakshish.
    4. Basha doli dhe garantoj votuesit qe votat nuk do blihen, nese i ka blere gjatoshi eshte dhe fajin e tij qe doli garant (kompanite e sigurimit mbajne pergjigjesi).
    Basha duhet te largohet dhe denoncimet per abuzime me zgjedhjet te vazhdojn

    1. Jo or jo . te gjitha shkrimet jane se ne ashtu i mendojme. persa i perket Lulit apo kujtdo tjeter duhet te dorehiqen brenda dates 3 Maj . Por ti nuk e kupton se me dukesh militant i gjore

      1. Ore e drejta juaj te mendoni e te shkruani si te doni. Po nje gje mos harroni, jeni pakic. Ju pelqen ose jo, ata ye cilet ju besuat, humben.
        Dhe duke nxierr lloj lloj justifikimesh nuk zgjidhni gje, vetem sa zgjeroni gropen te cilen keni ren.
        E then ndryshe, kush bertet me fort nuk eshte e then qe ka te drejt.

  7. Lapsi shikoji mire se do dalin dhe shume te tjere te perlyer , qifja, dom dosh parimori, etj

    Toma i tha rakipllarit live ne NEWS24

    Boll o kurv se te qi robt!

    Rrini urte Lapsi, Toma ua ***i robt me gjithemend apo mendoni se do ju ofroje mbrojtje policia e shtetit me Ardi Veliun apo Bled hunda Cuci?!

    Kot beni politike, lajm etj, fajin nuk e ka Rama por 750 mije votues, te cileve pa perjashtim i eshte ****ire mamaja keto 8 vite, por perseri e votuan.

    Po te ktheni me Ramen, jam shume i sigurt qe beheni patronizhiste te mrekullueshem. Nuk i keni pare sesa gjytyryma jane patronizhistet e medias?

    Si patronazhiste, ju mund ti **ini robt medias kazan per llogari te Edi Rames dhe te nxirrni duftin deri ne zgjedhjet radhes

    Ky popull kurve e meriton Ramen

    Nje pyetje a zgjidhet deputet cuni i qifes dhe dhendri i qifes???

    Normalisht jo dhe eshte shume irrituese, por ama ju e keni gabim , sepse jeni kunder llogjikes se sotme

    Llogjika e sotme eshte qe Qifja, Dom Doshi, Rrahman Rraja, etj plehra jane te plotfuqishem, dhe ata jane realisht personat me kryesore te vendit. Nuk vendos Majko ose Celibashi ose Manastirliu apo Ministrja Kushi. Qifja dhe soji i Qifes jane te zotet e vendit sot, pasi jane ne nje marredhenie biznesi te paster me Ramen, ble vota behu deputet, shit droge me sill valixhen ne surrel (figurativisht). Pjesa me e madhe e ofiqareve socialiste jane kot fare, jane dispensable, mund ti largosh dhe nuk kane asnje efekt votash, biles as voten e tyre vete!

    Ju o Lapsi dhe shume te tjere komentues, edhe une, perjashto gjys sufllaqet e Fuges , e kemi gabim, nuk i bihet kokes me mur 😀

    Jeni kunder llogjikes se forte te fakteve o lapsaxhinj dhe komentues.

    Lapsi gjykon fituesin, por fituesi nuk gjykohet!

    Stakoni trurin dhe bejeni si Mero nevojtorja, jepni lajme pornografike, escort, lajme futbolli dhe show bizi, hapni noi rubrike kulinarie, receta gatimi , etj.

    Nuk ka me politike, Rama e ka thene qe nuk eshte politikan, dhe nuk eshte sjelle asnjehere si i tille por si biznesmen i ftohte.

    Duket sikur doni me zor qe Rama te jete ndryshe ne politike, por nuk ndodh kjo , Rama e do fitoren ne tavoline , nuk ka gare, nuk ka marreveshje politike , por ka biznes. Rama eshte biznes i ftohte, i paster apo i piset qofte. OK, 99% piset.

    Ju dy alternativa keni , ose patronazhiste me Ramen dhe nxirrni duftin mbi 750 mije kurvat qe e votuan, ose ose lapsi te behet portal a-politik, lifestyle, tip TMZ

    www tmz com

  8. Fakti se Tao Tao bashke me te afermin e qifes kane marre mbi 30 mije vota ne Elbasan eshte i mjaftueshem per patur idene se cfare baterdie eshte bere.

    Ndersa policet freshiste dhe narkokomisaret thjesht ju binden urdherave te partise per te zhdukur provat dhe fshire kamerat, pasi erdhen nga mbathja qe i ben me vrap kur ndodhi perplasja.

    Ato prova qe jane gjendur aty jane harruar pa u marre nga banda dhe policet, pasi kane qene shum e me shume karta dhe para ne automjete.

  9. Qeshni debila budallenj edhe kur ta keni karin ne goje, eshte per te qeshur, per nje debil ngjan si lolipop, kujdes kur te percilleni se ju shkon keq, vetem kaq. Keshilla nga pellumb pipero etj.

  10. A humbi PD në këto zgjedhje?

    Ca, mes tyre edhe Basha, thonë se PD është rritur. Jo, nuk është rritur; bëjini llogaritë… PD është në të njëjtat raporte si në vitin 2017, me fituesin PS. Kështu ka qenë e kështu do të jetë, prandaj them se e ka mbyllur ciklin. Atëherë çfarë dobie ka largimi i Bashës? Njësoj është, si të jetë, si të mos jetë.

    Po heqja e kryetarit humbës, a ka vlerë?

    Kjo ka vlerë në të gjitha partitë politike perëndimore; por jo për PD-në. Në këtë shekull, askund në kombet e Perëndimit nuk mund të ndodhë që kryetari humbës të mos largohet. Ndërsa PD ka krijuar regjistër tjetër: Humb e qëndro në krye! Përderisa Luli ka humbur çdo zgjedhje deri më sot, (sa bëhen 4 apo 6 zgjedhje?) pse duhet të largohet për këtë humbje? Kjo do të ishte thyerje e moralit në PD.O miu i haleve te lalzit kari ty nuk të ka dale akoma dhe ti vazhdon te besh karelepirsin

  11. Portali lapsi eshte portali me i dhjer i familjes Berisha. Ju q… te gjitheve Edi Rama edhe ju idioteve te lapsit.Hani m… tani dhe prisni 4 vjet te tjera per te thene prape se na i vodhi votat Rama

    1. Ata qe se votuan jane te qete ne ndergjegje po ty omjeran dhe gjithe kategorise tende ta ka futur thelle se jeten prape mut e ke ne kete vend mund, shpenzimet jane marramendese po femijet ne shkolle me 4 turne shkojne, ajer te helmuar thith, shendetesi mut ke, vetem po je djali doshit, aqifit. Atij mjeranit we shiti voten is shtyu jeten 2 muaj po nga varferia do vari veten ne burg per mospagim te faturave, ta gezosh Kanabistanin.

  12. Anëtarësia e Partisë Demokratike është më e emancipuar se të emëruarit e Sali Berishës në krye të saj.

    Kryeqyteti i Shqipërisë, me rreth 400 mijë votues, i ka dhënë vetëm 6 mijë vota Sali Berishës, shumë më pak nga të rinjtë e asaj partie që nuk i ka njohur askush. Mjerisht dhe më pak se Flamur Noka.

    Kjo do të thotë se miti i Sali Berishës si udhëheqës popullor është një mit i rremë, i mbajtur me dhunë prej familjes së tij mafioze.

  13. s’do ketë qeveri kooalicioni PS-PD.

    “1- Harrojeni që të ndodh krijimi i një qeverie koalicioni PD-PS për dy arsye:

    – PS ka 77 vota dhe s’ka nevoj për asnjë parti në qeverisjen 4 vjeçare.

    – Basha nuk shkëputet kurrë nga Berisha dhe Meta, sepse përfundon si Azemi ose Olldashi.

  14. Makina e Met Greces i njohur si Met Dafllaku kishte dite qe shperndante leke neper lagjen e rrenuar nga varferia 5 Maji ne Elbasan. Njoftohen ato te shtabit elektoral te PD e i shkojne me nje furgon e i bllokojne rrogen. Furgoni lajmeron Policine, Makina lajmeron “Cunat problematike”
    “Cunat problematike” qe Elbasani i pa si eskorte e Edi Rames ne 14 mars dhe Taulant Balla i kishte pas ne fushate, arrijne para Policise! Dhe si cuba qe mbahen, i fusin nja 3 plumba furgonit. Nga furgoni del Arber Papleka e qellon dhe ai duke vrare Xhuvanin e plagosur Xhaferrin (formalisht ne kerkim nga policia), plagoset edhe vete ne dore. Atehere “Cunat problematike” avullojne. Vjen Policia dhe e rrethon vendin me shirita “Skene krimi”. Vijne 3 “Kolopuce” pastaj dhe i shkelin ato shirita dhe i heqin armen Xhuvanit te vrare.
    Policia nuk e ndalon Klement Xhaferrajn qe e pati perballe syve.
    Arber Papleka ishte i vetmi i perfshire ne ngjarje qe kishte leje arme, ka dhe shume dekorime ne detyrat e tij perfshi edhe nga vete Edi Rama kur ishte minister Tahiri. Ai u vetdorezua.
    Klement Xhaferraj ishte ne kerkim, eshte ne kerkim por kjo nuk e pengoi te ishte nderkohe edhe me arme pa leje ne brez gjate fushates pas Taulant Balles.
    Me leke te shperndara nga cuba me precedent penale neper lagjet e varfera behet deputet edhe dikush pas vdekjes.

  15. Qytetarët e Tiranës janë votuesit më të lirë që ekzistojnë në Shqipëri, janë kampioni më përfaqësues i popullsisë shqiptare dhe ata në shumicë votuan PS-në.

    Nuk ka dyshim që partia në pushtet ofron më shumë klientelizëm dhe tërheq më shumë elementët kriminalë sesa opozita, por ndonëse të rëndësishëm këta nuk janë faktorë përcaktues në garën elektorale. Mjafton të kujtojmë se në vitin 2005, PD përballej me një nivel shumë të lartë krimi dhe me një nivel shitblerje të votës edhe më të lartë se sot, e megjithatë i fitoi zgjedhjet.

    Ideja se po bëhet nami me shitblerjen e votës më shumë se rritjen e këtij fenomeni reflekton ndjeshmërinë më të lartë që ne si shoqëri kemi ndaj tij sot. Dje ky fenomen ishte aq i përhapur dhe i pranuar saqë dhënia e lekëve dhe ushqimeve bëhej haptas, në mes të ditës.

  16. Z. Basha është i emëruar nga Berisha në 2013 dhe është zgjedhur nga një proces jotransparent në 2017. Edhe sikur z. Berisha të jetë kryetari De Facto tani jemi në një moment tjetër, në 2021. PD nuk duhet të ngelë peng i një të shkuar sado e lavdishme të jetë ajo. Sali Berisha nuk është person i progresit, por i regresit. Për mua ka ardhur koha që edhe kryetari në hije të tërhiqet edhe kryetari de jure të hape rrugën që të zgjidhet një lider i ri.’- tha Bushati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu