• |
ide | kryesore

Kathryn Mayorga i vë kushte Ronaldos: 56 milionë stërlina për të “harruar” përdhunimin

-Instant, Sport



Është vërtetë një periudhë e keqe për Cristiano Ronaldon. Jo vetëm nga pikëpamja sportive. Nëse në fushë Juventusi i tij po vuan e ai nuk po arrin të shënojë me vazhdimësi të madhe, jashtë fushës janë edhe problemet gjyqësore që po trazojnë ujërat më keq. Sipas të dhënave të Mirror, Kathryn Mayorga, e cila e akuzoi atë për përdhunim në 2009 në Las Vegas, i ka kërkuar sulmuesit portugez një dëmshpërblim prej 56 milionë paund. Kjo, shkruan tabloidi anglez, është ajo që del nga dokumentet gjyqësore.

CR7, nga ana e tij, ka kundërshtuar vazhdimisht akuzat e ish-modeles dhe që në 2010 kishte rënë dakord për një kompensim prej 375 mijë paund. Në këtë pikë historia rinis nga e para dhe Cristiano do të ketë një problem tjetër për të zgjidhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *