• |
ide | kryesore

Komiteti i Ekspertëve: Beteja me virusin nuk ka përfunduar ende, duhet të vijojë respektimi i rregullave

-Instant, Lajme, Të fundit



Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një deklaratë për media, për të informuar lidhur me ecurinë e situatës me koronavirusin në vend.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, tha se ka pasur rënie të numrit të viktimave dhe shtrimeve në spitale nga Covid-19, por sipas saj, beteja me virusin nuk është fituar akoma, ndaj dhe qytetarët duhet të zbatojnë masat.

“Ka pësuar një ulje numri i të shtruarve në spitale dhe numri i fataliteteve. Gjatë gjithë kësaj periudhe është vijuar me vaksinimin, ku deri më dje është me një mesatare ditore te 16 mijë. Gjirokastra, Berati dhe Korça nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme për të vlerësuar në masat e marra paraprakisht. Gjej rastin që përmes këtij komunikimi të kujtoj qytetarët se nuk ka përfunduar beteja jonë me virusin, prandaj respektimi i rregullave, mbajtja e maskës, distancimi social, higjiena personale dhe karantinimi i rasteve të reja, duhet të vijojnë”, tha Fico.



1 Comment

  1. “por sipas saj, beteja me virusin nuk është fituar akoma, ndaj dhe qytetarët duhet të zbatojnë masat.” —

    Ah ç’po talleni me këto njerëz juve palaçot e “komitetit të ekspertëve”!! Do t’ju vijë edhe juve dita, këtu paguhen të gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *