• |
ide | kryesore

Kurz mesazh Ramës pas fitores: Do t’i forcojmë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale

-Instant, Lajme, Të fundit



Kancelari austriak, Sebastian Kurz iu është bashkuar mesazheve të urimit drejtuar kryeministrit Edi Rama, pas rezultatit që mori PS-ja në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në “Twitter” Kurz thekson se pret që marrëdhënia mes dy vendeve të forcohet edhe më tej, për të luftuar pandeminë dhe hyrjen e Shqipërisë në BE.

“Urime për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Austria pret që të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë -COVID19 dhe për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit.”, shkruan në mesazhin e Kruz.



8 Comments

  1. Anchea tu o Brutus

    Cfare behet keshtu o zot.
    A lexojne keta se c’ behet apo c’ja
    Q. Kurven. Albanistan Kandahar hesapi.

    1. C ne ata te din se cfar ndodh ketu. Ata jan ca idiota dhe injorant qe e han buken kot.
      Keto gjera i di dhe i kupton vetem shullaku me bushatin. Ju degjoni vetem keta dhe jeni ne rregull.

    1. Biles shkruan qe OSBE i kishte cilesur zgjehdjet SKANDAL.
      Kurse dje shefja e OSBE e uroi Ramen per fitoren .
      Si e dredhin keshtu pllaken keta te OSBE ?
      Ai sorrosi i ben te gjitha keto .
      Posht sorrosi.

  2. uroni te gjithe Ramen
    Edhe pse i vodhi zgjedhjet
    se Rama eshte burre i ndercem

    Urojeni te gjithe
    edhe pse krijoi databaze dhe per cdo votues i vuri pas nga nje spiun
    se rama eshte burre i ndercem

    Urojeni te gjithe
    edhe pse perdori policine
    drejtesine dhe administraten shteterore ne funksion te zgjedhjeve
    se rama eshte burre i ndershem

    Urojini te gjithe
    edhe pse i vrau
    perfundimisht zgjedhjet e lira
    se rama eshte burre i ndercem..

    Ejani te gjithe dhe hidhni nga nje lopate me dhe ne varrin e ketyre zgjedhjeve

  3. A humbi PD në këto zgjedhje?

    Ca, mes tyre edhe Basha, thonë se PD është rritur. Jo, nuk është rritur; bëjini llogaritë… PD është në të njëjtat raporte si në vitin 2017, me fituesin PS. Kështu ka qenë e kështu do të jetë, prandaj them se e ka mbyllur ciklin. Atëherë çfarë dobie ka largimi i Bashës? Njësoj është, si të jetë, si të mos jetë.

    Po heqja e kryetarit humbës, a ka vlerë?

    Kjo ka vlerë në të gjitha partitë politike perëndimore; por jo për PD-në. Në këtë shekull, askund në kombet e Perëndimit nuk mund të ndodhë që kryetari humbës të mos largohet. Ndërsa PD ka krijuar regjistër tjetër: Humb e qëndro në krye! Përderisa Luli ka humbur çdo zgjedhje deri më sot, (sa bëhen 4 apo 6 zgjedhje?) pse duhet të largohet për këtë humbje? Kjo do të ishte thyerje e moralit në PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *