• |
ide | kryesore

Majko iku/ Fatos Lubonja ngre dyshime për skemën e fitores së Fatmir Xhafajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Duke komentuar zgjedhjet e 25 prillit, analisti Fatos Lubonja thotë se vota shkon për ata që kanë më tepër para. Duke u ndalur tek rastet e kandidatëve socialistë në Tiranë ku ka humbur Pandeli Majko dhe kreu i PS-së për kryeqytetin Ervin Bushati, Lubonja thotë në “Real Story” se ‘lepuri fle diku tjetër”.


“Disa fenomene që janë për t’u komentuar. Gjëja që më tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fakti se Ervin Bushati kryetar i PS të Tiranës, njeri që e kemi pasur nëpër studio, njeri që e njeh publiku është i rrezikuar.


Analizat më çojnë tek disa konkluzione. Konkluzioni i parë është që këtu kemi të bëjmë me fitoren e një partie socialiste dhe social demokrate, në kuptimin e programeve politike nënkupton partitë e pjesës së brishtë të shoqërisë. E djathta konsiderohet parti e më të pasurve dhe e majta përgjithësisht janë parti që përfaqësojnë shtresat më të brishta, ose dhe administratë, shkollat, mësuesit. Këta personazhet që më dalin këtu përgjithësisht janë njerëz të pasur.

Analiza e votës tregon që fiton kush ka më tepër para. Paratë janë dy llojesh, para private të fituara privatisht, për mendimin tim ka dhe para të krimit sepse kemi ca personazhe në Durrës, të përfolur.

Kjo çon e para tek një parti që nuk përfaqëson atë që duhet të përfaqësojë si parti. E dyta tek momenti i diskutueshëm nëse këto zgjedhje kanë qenë të lira apo të blera. E treta, po marr dhe një fenomen tjetër që prapë është interesant. Pashë Fatmir Xhafën, thanë që fitoi kaq shumë se është vërtetë nga socialistët. Dhe unë kështu e mendova në fillim.

Por edhe ne hetojmë. Hetimi i parë vjen nga një pikëpyetje, ore po ky Pandeli Majko pse kaq pak? Për mua lepuri fshihet pas tij. Unë e hedh si ide, po bëj analizë, ti ma shpjego mua. Ose ka marrë kaq shumë sepse ishte njeri simbol i PS ose ka diçka tjetër. Për simbol nuk më rri sepse është Majko më simbol i PS. Për mua lepuri fle diku tjetër. Le të hetojë OFL, unë nuk jam OFL.

Unë i mëshoj tezës sime që këtu ka skema kush ka më shumë para, është organizuar, ka mobilizuar paratë dhe ka fituar, favore, tenderime, nuk e di. Edhe Luçiano Boçin unë nuk e njoh. Me logjikën që kam unë, me njohjen që kam unë, me aparencën që kam unë mund të ishte më mirë Bardhi se sa Boçi. Dyshimi im, mund të shkojë prapë tek kjo skema. Duhet gjetur diku se nga buron leku dhe për mua kjo është një gjë që është evidente.

Kush ka fituar më shumë dhe po të bësh një hetim të thjeshtë, ore çfarë biznesi ka ky, do gjesh shumë gjëra, për mua. Unë kam parë ujkun ti më flet për gjurmën. Unë kam parë duke shpërndarë paratë me lista. Doli lista e Elbasanit, fenomen i përhapur tek të gjitha partitë”, tha Lubonja.

Duke u ndalur tek tkurrja e LSI, Lubonja bëri një shpjegim tjetër.

“LSI kishte 20 deputetë, mori 4. U kthye thonë në origjinë, kur lindi. Pse mori 20 LSI, sepse ishte parti pushteti, kishte drejtorë, kishte pas lidhje. Tani që iu hoqën të gjitha këto me operacione kirurgjikale nga PS dhe këta shkuan tek këta të tjerët, tek pushteti. Kjo shpjegon 20 në 4”, tha ai.

9 Comments

  1. Hetusin e komunizmit xhafa e ka ber deputet lali fiku duke i dhen votat e administrates se bashkis tiran dhe lloj lloj bande kriminale qe ka lidhje per vite me rradh nga vis martinaj me kompani etj

  2. Anëtarësia e Partisë Demokratike është më e emancipuar se të emëruarit e Sali Berishës në krye të saj.

    Kryeqyteti i Shqipërisë, me rreth 400 mijë votues, i ka dhënë vetëm 6 mijë vota Sali Berishës, shumë më pak nga të rinjtë e asaj partie që nuk i ka njohur askush. Mjerisht dhe më pak se Flamur Noka.

    Kjo do të thotë se miti i Sali Berishës si udhëheqës popullor është një mit i rremë, i mbajtur me dhunë prej familjes së tij mafioze.O fatos por sa loqe je bere po ajo vajza e pd 22 vjecare qe ka fituar dyfishin e votave të salih karaxhic berisha qe ka para droge kurva armesh etj,kete vajzen,jo gjithmone paraja të ben fitues

  3. O fatos kari, qe nu arrite te behesh as “pionier” po mbete fatos…
    Po ku krahasohet Xhafa me Majkon…
    Jane 1000 vite drite larg…Te ndryshem ne stilin e tyre, ne forme dhe permbajtje, por te dy burra te mire, jo si ti.
    Po ti kar ke qene dhe kar do mbetesh…dhe jo vetem kar me syze, po shprtzi dhe i flliqur deri ne qelize…
    Tek ti ka vdekur cdo qelize qe mund te mendoje drejte dhe me paanesi. Te ka mbytur ligesia, zilia, dashakeqesia.
    Cfare jane keto diversione te ndyra qe ben…
    Si mer “burr i tredhur” denoncove babane tend. Si mer plehre pate kurajon…
    Pse mer vemje katandisesh ne kete nivel…

  4. Sinqerisht, tani duhet te rrijme pak ne qetesi e te mendojme per hallet tona. Mjaft me teatrot e ketyre se ka rrokullisen mendjen.

  5. Kur mendon se Balla dhe Xhafa jane personat me te votuar , ose dicka nuk shkon, ose ky popull meriton te quhet “muzhik”!

  6. s’do ketë qeveri kooalicioni PS-PD.

    “1- Harrojeni që të ndodh krijimi i një qeverie koalicioni PD-PS për dy arsye:

    – PS ka 77 vota dhe s’ka nevoj për asnjë parti në qeverisjen 4 vjeçare.

    – Basha nuk shkëputet kurrë nga Berisha dhe Meta, sepse përfundon si Azemi ose Olldashi.

    1. Nuk paske as turp e as mend! Me rezulton qe Majko ka 30 vite qe ee votojne muslimanet. Sikurse pa asnje merite ka qene kryeminister/minister mbrojtje/minister emigracioni etj etj. Kryeministrat e Shqiperise jane Nano (ort) Rama(ort) per te mos folur per ministra e drejtore drejtorish profesore pa fund. % e Ort ne Shqiperi eshte 20%. Perkundrazi, Muslimanet dhe katoliket duhet te kerkojne te perfaqesohen shume shume me teper..Zaten keni luajtur rrolin e viktimes per qindra vite, dhe per te perfituar , po vazhdoni ta luani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu