• |
ide | kryesore

Nuk udhëton dot drejt Londrës, Marcelo i bllokuar si numërues votash: Real presion institucioneve ta lirojnë

-Instant, Sport



Ngjarje e paparashikuar për Marcelon, mbrojtësin e majtë të Real Madrid: futbollisti, sipas asaj që bën të ditur gazeta spanjolle El Mundo, është thirrur për të punuar në një qendër votimi të martën e 4 majit, me rastin e zgjedhjeve rajonale në Madrid. Por, pikërisht atë ditë, skuadra është planifikuar të largohet për në Londër, ku Chelsea-Real Madrid do të luhet të mërkurën, në kthimin e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Këshilli Zgjedhor i Madridit, gjithmonë sipas asaj që raporton El Mundo, argumenton se Marcelo mund të fluturojë për në Angli të mërkurën, por ky opsion duket i vështirë për shkak të protokolleve anti-Covid. Klubi spanjoll po punon me nxitim për të marrë shkarkimin e lojtarit nga detyrimet civile për të cilat ai është thirrur.

Legjislacioni spanjoll përfshin si përjashtim, në mënyrë që t’i përgjigjen jo thirrjes në qendrën e votimit, rastet e “profesionistëve që duhet të marrin pjesë në manifestime publike të planifikuara në ditën e zgjedhjeve, të parashikuara para thirrjes zgjedhore, kur i interesuari nuk mund të zëvendësohet dhe mospjesëmarrja e tij bën të domosdoshme pezullimin e ngjarjes, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike”.

Real tashmë ka bërë tashmë apelimin dhe shpreson të marrë aprovimin nga Komuna për të qenë në gjendje të marrë mbrojtësin në Londër, edhe për shkak se Mendy është ende i dëmtuar, por për momentin autorizimi nuk ka mbërritur ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *