• |
ide | kryesore

Rama: Akuzat për blerje votash, broçkulla. PD dhe LSI flasin përçart

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i ka hedhur poshtë akuzat për shit-blerje votash.

“Këto janë broçkulla. Partitë që kanë humbur dhe LSI që flasin përçart. Nëse do të shohim sondazhet që janë bërë publike. Ka një përputhshmëri të plotë me ato tonat. Nuk ndodhi te exit pollet. Ato gabojnë rëndë ndonjëherë. Unë mendoj që kush të akuzon për diçka që nuk e keni bërë ose e ka bërë vetë ose do ta bëjë vetë.

Ne kemi humbur 3 mandate nga votat e pavlefshme ku pjesa më e madhe. Shumica dërrmuese e votave të pavlefshme ku është votuar 12 dhe pastaj kanë votuar një kandidat tjetër. Në Elbasan ishte 12 dhe 8 e Taulant Ballës.

Ne kemi arritur dhe tejkaluar objektivin për tavanin e 800 mijëve. Këtu nuk bëhet fjalë as për vjedhje dhe as për manipulim. Kjo ka ardhur si bazë e një organizimi kapilar që e bën një makineri fitoreje” – tha Rama në Opinion. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. O te qifsha “organizimin kapilar”. Organizimi kapilar do thote qe shteti eshte vene nen thundren e nje partie, pushteti plus dhe blerja e votes vu. Kaq e thjeshte eshte ai “organizimi kapiKar”.

  2. Anëtarësia e Partisë Demokratike është më e emancipuar se të emëruarit e Sali Berishës në krye të saj.

    Kryeqyteti i Shqipërisë, me rreth 400 mijë votues, i ka dhënë vetëm 6 mijë vota Sali Berishës, shumë më pak nga të rinjtë e asaj partie që nuk i ka njohur askush. Mjerisht dhe më pak se Flamur Noka.

    Kjo do të thotë se miti i Sali Berishës si udhëheqës popullor është një mit i rremë, i mbajtur me dhunë prej familjes së tij mafioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *