• |
ide | kryesore

Vrasja në Elbasan/ Rama mbron Ardi Veliun dhe prokurorin që gënjyen publikisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama i është shmangur pyetjes direkte në Opinion nga gazetari Lutfi Dervishi, nëse do të shkarkohej apo jo Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu pasi kishte gënjyer publikisht për vrasjen në Elbasan. Dukshëm i sikletosur dhe i acaruar nga pyetja, Rama filloi të thotë se ai nuk kishte pse i përgjigjej pyetjes: Unë jam kryeministri i Shqipërisë. Tani jemi pas zgjedhjeve. Ka fituar zgjedhjet Partia Socialiste. Ça i keni kto? Do shikoni filxhanët?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe prokurori i Elbasanit Alfred Shehu dolën në një konferencë për mediat pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe u thanë gazetarëve se nga kontrolli i makinave nuk u gjetën materiale zgjedhore. Por pas zgjedhjeve, në seancë gjyqësore, prokurori pranoi se në makinën e Kelmend Xhaferrit u gjetën karta ID, para dhe lista e votuesve me modelin e patronazhistëve.

Të dy, si kryepolici dhe prokurori gënjyen publikisht për provat e gjetura në vendngjarje pas akuzave të PD-së se Mehmet Greca ishte kapur duke blerë vota.

https://lapsi.al/2021/04/29/investigimi-vrasja-e-elbasanit-skandali-qe-mjafton-per-te-zhvleresuar-25-prillin/



6 Comments

  1. Anëtarësia e Partisë Demokratike është më e emancipuar se të emëruarit e Sali Berishës në krye të saj.

    Kryeqyteti i Shqipërisë, me rreth 400 mijë votues, i ka dhënë vetëm 6 mijë vota Sali Berishës, shumë më pak nga të rinjtë e asaj partie që nuk i ka njohur askush. Mjerisht dhe më pak se Flamur Noka.

    Kjo do të thotë se miti i Sali Berishës si udhëheqës popullor është një mit i rremë, i mbajtur me dhunë prej familjes së tij mafioze.

  2. Eshte pergjigjur athere kur u vra Klodian Rasha, qe te gjithe mund ti heqe, por kete kokekarin nuk e hiqte sikur te bashkohej qielli e toka bashke.
    Arsyeja: ????? Sepse ai cobani eshte interlokutori i qeverise dhe bandave. Prandaj doli dhe beri deklarate qe ne makine nuk u gjet asnje gje. Mire qe nuk tha kishte vetem parfum:)

    Mjere shqiptaret per kete robqir, kete qeveri narco por dhe per kete opozite qe fle ne dafina me kete kolere perpara.

  3. E mor i ores 23.24 , po te doje Sali berisha me nje thirrje ne fb i ke neser 200 mije njerez

    ne shesh sepse Sali Berisha vjen nga populli, eshte me popullin dhe ka punuar me aq sa

    mundur per popullin. As me Zotin nuk jane te gjithe e jo me me Sali Berishen. Ai i ka kryer

    ditet e veta e nuk pse votohet. Une nuk e kam takuar kurre Sali Berishen por mesa kane

    thene publikishte ata qe e njohin nga afer, te gjithe pa perjashtim flasin me respekt per te

    si njeri i ndershem, si njeri korrekt, si njeri punetor dhe energjik, si njeriqe qe mban fjalen,

    si njeri i ditur , intelegjent dhe zemerbardhe jo si Rama qe mbushi burgjet me fukarej per fatura

    30 mijelekshe dhe kriminelet, trafikantet e tutoret e femrave i beri depudete, qe u hodhi gaz lotsjelles

    femijve dhe i vuri fadromat shtepive duke nzjerre banoret ne rruge te madhe. Mund te kene

    shume qe nuk e duan Sali berishen por nuk besoj qe asnje njeri ne Shqiperi qe mendon se

    Sali Berisha do tu kish vene fadromat shtepive te banimit e nxjerre banoret jashte apo do tu

    kishte hedh gaz lotsjelles femijve ne shtepite e tyre. Vetem nje perbindesh mund te beje

    gjera te tilla antiligjore dhe antihumane. Dhe te te them se per mendimin tim Sali berisha

    nuk duhet te kishte kandiduar pas humbjeve te zgjedhjeve te vitit 2013, por te shkeputej

    plotesisht nga aktiviteti politik.

    1. Berisha eshte personazh kompleks, i afte ashtu sic tha Rama te shkoje ne pak kohe nga paqja ne shperthime vrastare inati. Por ajo qe te ben pershtypje tek ky njeri eshte pasioni maniakal qe ka per politiken. Politikanet zakonisht ose gjithmone kane pasion pushtetin ose ndonje ideal ne rastin me te mire, por jo politiken. Nuk di ndonje rast politikani qe pasi ka humbur pushtet te nivelit te Berishes te kete vazhduar te merret me cikerrimat e perditshme dhe Saliu merret me më cikerrimat e cikerrimave. Ish-pushtetaret e larte bejne ate qe ben Nano, tundin deren nje here ne 2-3 vjet, i bejne ndonje qoke pushtetit sa per t’u mos harruar e merren me biznese e hesape tjera. Eshte rast per studim ky i Saliut.
      Duhet thene qe Rama tashme e mundi Berishen ne betejen me historine te pakten si kohezgjatje por kam nje bindje qe Berisha do e beje nje fitore te fundit ndaj Rames: Varrimin do ta kete shume me te ndjekur.

  4. Cna cate carin me Berishen. Po pse mo Berisha e kishte fajin 8 vjet qe nga regjimi i Paulinit iken 400,000 shqiptare? Berisha e kishte fajin qe pagat per 8 vjet jo qe nuk u rriten por nuk u indeksua as inflacioni ( duke bere qe fuqia blerese te jete me e vogel se para 8 vitesh dhe rrjedhimisht njerezit me te varfer)? Berisha e kishte fajin qe keto 8 vjet u bo kokaina si niseshte per petlla dhe qeveria eshte bere narco-shtet?

    Berisha mund te kete 100 te keqija por ky nuk eshte argument per ti dhene nje mandat te trete per te realizuar premtimet e dyandateve te para?.

    Fatkeqesia eshte se shqiptaret ne shumice jane ne gen komuniste qe votojne shokun Paulin megjithese pencionin e kane 70,000 lek te vjetra dhe pjesa tjeter e shesin voten (dmth veten) si baget ne tregun e gjese se gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *